Itali/ Irma Kurti sjell në shqip poeten italiane Grazia Deledda

E premte, 19 Prill, 2024

Poetja dhe përkthyesja Irma Kurti sjell në gjuhën shqipe, nën logon e  Shtëpisë Botuese “Lena Graphic” në Prishtinë librin me poezi, prozë poetike dhe aforizma të poetes së madhe italiane, fituese të çmimit Nobel, Grazia Deledda. Botimi i librit bëhet nën patronazhin kulturor të Enciklopedisë Poetike, Wikipoesia.

Kurti është pjesë përbërëse e Komitetit të krijuar brenda Enciklopedisë Poetike, Wikipoesia në nderim të poetes së madhe italiane me rastin e 150 vjetorit të lindjes së saj. Ai ka për qëllim të përkujtojë Grazia Deledda-n, në veçanti guximin dhe idealin e saj, faktin që ajo –  një grua, poete, nënë, arriti emancipimin personal përmes aftësive dhe kompetencave të veta.

Komiteti Kombëtar kryesohet nga Renato Ongania (presidenti i mëparshëm i Enciklopedisë Poetike). Kjo nismë bashkon shoqata dhe individë që dëshirojnë të kontribuojnë me veprimtari të ndryshme për të përkujtuar figurën e së vetmes poete italiane – fituese të çmimit Nobel për Letërsinë më 10 dhjetor 1926.

“Jam shumë e gëzuar të sjell për lexuesin këtë libër që është veçse një pjesë e vogël e veprës së plotë të poetes italiane Grazia Deledda, edhe për faktin se kjo autore është e përkthyer pak në gjuhën shqipe” thotë Irma Kurti.

Irma Kurti ka botuar njëzet e tre libra në gjuhën shqipe, shtatëmbëdhjetë në italisht dhe gjashtë në anglisht. Po ashtu, është përkthyese e 8 librave të autorëve të ndryshëm, si dhe e të gjitha veprave të saj të përkthyera në italisht dhe anglisht.

Kopje të këtij libri do të bëhen pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Prishtinës, Bibliotekës Nacionale të Tiranës si dhe në ato italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 