Dekreti i flukseve. Nga sot paraqiten kërkesat për punonjësit sezonalë

E hënë, 7 Korrik, 2025

5 ditë pas fillimit të aplikimeve për punonjës të varur, të pavarur e konvertime, nga mëngjesi i sotëm (ora 09:00) punëdhënësit e interesuar për të sjellë e punësuar me kontratë sezonale të huaj që nuk jetojnë në Itali, mund të aplikojnë në në portalin e ministrisë së prendshme https://nullaostalavoro.dlci.interno.it përmes kodit identifikues SPID.

Ndryshe nga vitet e fundit, këtë radhë mund të aplikohet për të përfituar një kuotë deri më 17 mars 2022 dhe kërkesat do të trajtohen në rendin kronologjik të paraqitjes.

Dekreti i fundit i flukseve ka vënë në dispozicion plot 42 mijë kuota hyrjesh për punonjësit sezonalë në sektorët e turizmit dhe të bujqësisë që u rezervohen punonjësve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Algjeria, Bosnja-Herzegovina, Bengali, Korea, Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gana, Guatemala, Japonia, India, Mali, Maroku, Mauricius, Moldova, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Salvadori Senegali, Sri Lanka, Sudani, Tunizia, Ukraina.

Nga këto 42 mijë kuota, 14 mijë, dhe vetëm për sektorin e bujqësisë, mund të kërkohen në emër të punëdhënësve nga organizatat profesionale të kategorisë: Cia, Coldiretti, Confagricoltura, Copagri, Alleanza delle cooperative (përfshin Lega cooperative dhe Confcooperative).

Së fundi, 1.000 nga 42 mijë kuotat u rezervohen autorizimeve shumëvjeçare, me fjalë të tjera, punonjësve që janë thirrur për të bërë punë sezonale në Itali, të paktën njëherë në pesë vjetët e fundit dhe për të cilët punëdhënësit mund të paraqesin kërkesa autorizimesh shumëvjeçare. Kjo do t’u lejojë ndërmarrjeve t’i sjellin në Itali vitet e ardhshme sapo të kenë nevojë për ta, pa pritur një dekret fluksesh./ Shqiptari i Italise/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.