“Në kërkim të artit”/ Helidon Gjergji në Tiranë me një ekspozitë personale

E hënë, 29 Prill, 2024

Artist me aktivitet ndërkombëtar Helidon Gjergji u prezantua për publikun në Tiranë me ekspozitën personale “Në kërkim të artit”. Ekspozita është e kuruar nga Santa Nastro dhe është e para për 2022 në COD. Veprat e Helidon Gjergjit na ftojnë në një kërkim përtej artit, ku mekanizmat mediatikë që sugjestionojnë kërkesat tona vendosen përballë pafajësisë së natyrshme të një krijimi spontan. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ishte edhe kryeministri Edi Rama, si edhe artistë dhe dashamirës të artit. Artisti i mirënjohur Helidon Gjergji thotë se pas 8 vitesh kthehet në Tiranë me një ekspozitë personale. “Në Tiranë kam qenë me ekspozitë personale për herë të fundit në 2014, në Galerinë Kombëtare të Arteve. Tani kthehem pas disa vitesh me një ekspozitë personale në Tiranë. Një ekspozitë e re, që është bërë në 2022 në COD pavarësisht se është e konceptuar vitin e kaluar, por si realizim të gjitha punët kanë qenë në COD, sepse janë punë murale, kolazhe në mur dhe një punë është e përbërë nga 6 telajo, që janë printime fotografike në kanavacë, ndërhyj me pikturë xhami përsipër dhe është teknikë e përzier”, thotë ai. Si artist bashkëkohor Helidon Gjergji mendon se dy përballje eksperimentale do të na bëjnë të kthejmë vëmendjen te ajo që është më njerëzore se vetë sistemet elektronike. “Ekspozita është mbi internetin, mbi ftohtësinë e tij, kaosin brenda tij”, thotë artisti, për ekspozitën në COD pranë kryeministrisë. Artisti shprehet më tej, se kur ishte pothuajse në fund të organizimit të ekspozitës ndjente se diçka mungonte dhe ishte finalja. Gjergji thotë se ideja për pjesëmarrjen e fëmijëve në ekspozitën “Në kërkim të artit” i erdhi sepse interneti sa vjen dhe po ndikon në ftohtësinë e marrëdhënieve njerëzore. “Vendosa të ftoj 5 artistë të rinj, që janë protagonistët e vërtetë të ekspozitës. Brenda 3 orësh pa akses në internet këta fëmijë pikturuan një mace, diçka që i dha kuptimin e vërtetë ekspozitës”, tregon artisti Helidon Gjergji, ku ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në 5 mars 2022, në sallën “Tako Artistin” në COD.

Aktiviteti artistik

Helidon Gjergji një artist i vlerësuar me aktivitetin e tij këto ditë gjendet në Tiranë. Edhe pse prej vitesh jeton larg Shqipërisë ai kthehet herë pas here në vendin tij përmes artit. Ai thotë se pas Tiranës do të vijojë aktivitetin me krijimtarinë e tij, por Covid-19 duket se ka qenë pengesë dhe për të. “Besoj që do të bëj më shumë gjëra në Shqipëri meqë po hapet dhe po largohen pak retë e Covid-19, por kam dhe projekte të tjera, shpresoj ti rimarr dhe projektet që u penguan nga pandemia dhe ti rifilloj”, thotë ai. Helidon Gjergji është një artist bashkëkohor, i cili merret me media të ndryshme vizuale artistike. Ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë. Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991, ai u shpërngul në Itali, ku ka studiuar artet vizuale dhe ka marrë diplomë nga Akademia e Arteve të Bukura në Napoli. Në vitin 1997 ai u transferua në Çikago, ku është përsosur në teorinë dhe praktikën e artit në Universitetin e Çikagos. Aktualisht jeton në Nju Jork. Ka marrë pjesë disa herë në Bienalen e Venecias (për arte të bukura dhe arkitekturë) edhe me ekspozita të pavarura edhe në grupe, ka prezantuar punimet e tij në Manifesta, në Bienalen e Tiranës dhe në një numër të madh të ekspozitave vizuale të njohura ndërkombëtarisht. /SOT/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 