Njihuni me Albin, shqiptarin në marinën amerikane

E shtunë, 20 Prill, 2024

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar historinë e Albit, një djalë i lindur në SHBA nga prindër shqiptarë. Albi Jakova ka lindur dhe është rritur në Orlando, Florida, por babai, nëna, vëllezërit dhe motrat e tij janë të gjithë nga Durrësi dhe Tirana. Pasi babai i tij shërbeu një tur në marinën shqiptare, ai emigroi me familjen e tij në Amerikë në vitin 1990. Gjatë shkollës së mesme, Albi mori pjesë në një kurs trajnimi për oficerët rezervë të rinj të marinës, gjë që solli ambicien e tij për t’ju bashkuar Marinës së Shteteve të Bashkuara.

“Unë u futa në marinë një muaj pasi përfundova gjimnazin në vitin 2018. Kur prindërit erdhën në Amerikë ata për 5 vite punuan në piceri te miqtë dhe familjarët e tyre, pastaj ata vetë blenë një piceri në Orlando, Florida. Pasi mbaroi shkollën edhe vëllai filloi punë në piceri. Motra shkoi në universitet mori një diplomë për mësuese, për tu bërë mësuese anglishteje në Shqipëri, ndërsa unë erdha në marinë. Prindërit më treguan që isha shqiptar që kur isha fëmijë dhe unë u rrita me gjuhën shqiptare, dhe gjuhën anglisht e mësova në shkollë. Unë e mësova shqipen më mamin dhe babin, me vëllain dhe motrën dhe nga tezet, nuk e kam mësuar në shkollë, vetëm nga familja. Shkova në Shqipëri për herë të parë kur isha 12 vjeç për të takuar tezet, dajat, gjyshërit dhe të shikoja gjithë. Kur mua më pyesin shokët se ku është Shqipëria dhe si duket Shqipëria u them që është vend i bukur dhe njerëzit janë shumë të mirë dhe shumë të bukur”, tregon historinë e tij në gjuhën shqipe Albi.

Ai tani po shërben në bordin e anijes së tij të parë, USS Harry S Truman, e cila u dislokua në zonën e operacioneve të Flotës së Gjashtë të SHBA-së javën e kaluar, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Ne patëm rastin të bisedonim me rreshterin Jakova, i cili flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe ishte jashtëzakonisht i emocionuar për mundësinë për të takuar dikë që fliste shqip përtej familjes së tij. Mirë se erdhe në shtëpi, Albi”, shkruan ambasada. /DiasporaShqiptare/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.