Për nënën time Kaliopi Dilo

E enjte, 25 Prill, 2024
E enjte, 25 Prill, 2024

Për nënën time Kaliopi Dilo

Për nënën time Kaliopi Dilo që u bë theror në prag të pluralizmit, për të vetmin ”faj “ të saj, sepse ishte nusja dhe kunata e Ilia Dilo Sheperit, e Jani Dilos dhe bashkëshortja e Male Dilos!

Edhe sot, mbas 31 vjetësh, akoma dëgjoj goditjet mbi portë në kërthizë të natës. Ngrihem nga gjumi qull në djersë të ftohta dhe buçima e tyremë torturon. Nuk i kam dëgjuar në të vërtetë, por në trurin tim ato janë ngritur e e pushtojnë atë me një forcë të pashpjegueshme. Thua se ato goditje në natën e 25 janarit 1991 nuk kishin për qëllim të godisnin portën, por trurin tim. Thua se truri do të merrte patjetër këtë mesazh torturues, e do të ishte i mbjellë përgjithmonë aty. Ja arritën qëllimit. Sos ishin njerëz ata që donin të shqyenin portën atë natë e të hynin në shtëpinë, ku një grua e moshuar mbi 70 vjeçe, e vetme,  dhe e pambrojtur do të priste sulmin e atyre qënieve pa shpirt e do të duhej të vetëmnbrohej e të kish guximin të shihte vdekjen në sy.

Nëna ime! E mira, e dashura, nëna ime! Këto pak rradhë i shkruaj tani në përvjetorin e vdekjes tënde. Nuk ka rëndësi sa vjet kanë kaluar. Për mua s’ka kaluar veç një ditë e më ka vulosur në shpirt tmerin, për mua edhe njëqind vjet të kalojnë, do të kem të njëjtën dhimbje. Të bënë theror në prag të pluralizmit , për tju treguar të gjithëve atë që ti e dije shumë mirë. Se të pabesët, komunistët nuk ndryshonin kurrë  Por që të bindej populli e të mos kish alushinacione do të bënin , ashtu si e thoshe edhe ti, të kundërtën e asaj që thonin. Dhe e kundërta ish gjakderdhja, vrasjet lufta e pandërprerë, kundër patriotëve, kundër drejtësisë. Ty nënë e shtrenjtë, të ra shorti të bëheshe mësim për të gjithë e, të gjithë duhej të tualeshin e të rrinin urtë, sepse duke menduar se vriteshin e torturoheshin e digjeshin me acid gra 70-vjeçare, atëhere gjithkush dridhej se të nesërmen do të ishte radha e tij….dhe padashur, megjithë dhimbjen dhe tmerrin që shkaktoi vdekja jote e tmerrshme, padashur them se ata që e bënë kishin humbur mendjen e nuk e menduan se duke u vërsulur mbi ty do të ishe ti ajo që do të fitoje. Vdekja jote, ish diskretitim për të gënjeshtërit, për mashtruesit, për kriminelët. Nuk mund të vrasësh një nënë e të rrish i qetë. Nuk mund të vrasësh një nënë e të të miratojnë, nuk mund të djegësh me acid fytyrën e një nëne e të të kënaqë shpirtin ky gjest, e të të bëjnë temena! Nëna ime, ka në të hyrë të fshatit një lapidarth me gurrë zalli. Atje ajo ju flet kalimtarëve. Thua se ju tregon atyre një rrugë, të cilën janë duke e kërkuar tani dhe dhjetra vjet më parë. A të kuptojnë, o nënë e dashur? A do ta gjejmë vallë rrugën që na tregon? Eja me ne. Se nuk je vetëm udhërëfyesja: Je pishtari i gjallë i vërtetësisë!!

Nga Ksenofon Dilo

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.