Mali i Tomorrit nën ‘vellon’ e bardhë, vizitorët shijojnë sportet e aventurës

E enjte, 3 Korrik, 2025

Të apasionuarit pas alpinizmit dhe jo vetëm vizituan fundjavën që lamë pas malin e Tomorrit, i cili është mbuluar këto dimri nga dëbora.

Vitet e fundit Parku Kombëtar i Tomorit është një nga parqet më të vizituara si nga vizitorë të huaj dhe ata vendas.

Administrata e Zonave të Mbrojtura të Beratit bën të ditur se “megjithëse me temperatura shumë të ftohta dhe me dëborë vizitorët në Malin e Tomorrit nuk mund të mungojnë”.

Të apasionuarit pas alpinizmit, kanë ngjitur lartësitë plot dëborë, ndërsa të tjerë me familje luanin me dëborë.

Mali i Tomorit shtrihet në lindje të qytetit të Beratit dhe verilindje të qytetit të Çorovodës dhe gëzon statusin e Parkut Kombëtar. Aty nuk mungojnë ngjitjet sportive në shpatet me borë apo aventurierë të rafting në kanionet e Osumit.

Nën këmbët e Tomorit, rrjedh lumi Osum që duke zbritur nga terrene tepër malore ka krijuar kanionet e famshme të tij tepër të vizituara, sidomos gjatë stinës së verës.

Por, jo vetëm kanionet, në këtë itinerar gjenden dhe disa objekte kulti të feve kristiane e bektashiane dhe monumente të natyrës dhe të kulturës./ATSH/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.