Sylejman Salihu mbi një çerekshekull në shërbim të shkollës shqipe në Gjermani

E enjte, 25 Prill, 2024

Sylejman Salihu, një ndër mësuesit më me përvojë dhe një ndër kontribuesit më të mëdhenjt në themelimin e shkollave shqipe në Gjermani, në një rrëfim për gazetën  “Dielli” të Vatrës në New York shpalos të gjithë angazhimin e tij në dobi të mësimit shqip, gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar në Gjermani.
PËRVOJA ME SHKOLLËN SHQIPE NË GJERMANI
Përvojat e mia si mësues në Gjermani janë të ndryshme dhe kapin një periudhë më shumë se një çerek shekulli. Me të ardhur këtu, grumbullova vullnetarisht një grup nxënësish shqiptarë, pa asnjë detyrim financiar, në qytetin gjerman Bad Oeynhausen, të cilët në fundjavë vinin në Qendren Kulturore të qytetit, sepse ata u treguan shumë bujar dhe na lejuan një lokal mësimor. Për libra shkollor krejt spontanisht iu drejtova me shkrim Bibliotekës Kombëtare, nëse ata kishin ndonjë libër qoftë edhe të përdorur, për ne. Dhe mrekullia ndodhi: Pas një muaji më vjen një pako me libra nga Tirana, të cilat krejtësisht privatisht i kishte siguruar drejtoresha e bibliotekës, atëherë z. Nermin Basha, të cilën e falenderoj edhe sot shumë dhe të cilën pastaj kam pasur rastin ta takoj në familjen e saj në Tiranë në vitin 1994, ku pata një pritje tepër miqësore.
SHKOLLA SHQIPE, KTHIM PAS NË KOHË, DUKE KUJTUAR FILLIMET…
Çfarë të them? Në vitin 1996 konkurova në Entin Shkollor të Mindenit bashkë me dy mësues tjerë dhe pas një interviste verifikuese, arrita të përzgjidhem si mësues nga komisioni pranues. Numri i nxënësve të lajmëruar për Shkollë Shqipe ishte i madh, por kur fillova të formoj grupet nëpër pika shkollore, u mërzita shumë, sepse pashë se të punosh me komunitetin tonë ishte e vështirë, për të mos thënë edhe e pamundur. Shumë nga ata që ishin lajmëruar, nuk vinin dhe arsyetimet e prindërve ishin nga më banalet, aq sa nuk ia vlen t‘ i përmendi. Por ngadalë me durim të fortë dhe punë intensive dhe permanente, arritëm bashkë me prindër ta vëmë në binarë procesin e punës. Shkolla shqipe në Gjermani është më së miri në Landin e Rajnës Veriore dhe të Saksonisë së Ulët, kundrejt landeve tjera, që këtë mësim e organizojnë me kontribute vullnetare. Sepse baza materiale, përcakton çdo gjë. Këtu te ne mësuesit paguhen nga shteti, prandaj mbetet vetëm vullneti dhe përkujdesja e prindërve nëse duan t‘ i sjellin fëmijët në shkollë! Por ky vullnet i prindërve, karshi nevojave dhe mundësive që janë është tepër i vogël dhe simbolik. Në landet tjera gjermane, e ato janë shumë, ku mësimi nuk paguhet nga shteti, mësimi mbahet mbi baza vullnetare dhe mësuesit angazhohen vullnetarisht apo nga shoqatat kulturore shqiptare,gjë që nuk është e lehtë kjo punë, sepse mësuesit atje bëjnë edhe punë tjera për të mbijetuar dhe për të mbajtur familjen e tyre.
SHKOLLAT SHQIPE DHE BASHKËPUNIMI ME AMBASADAT DHE KONSULLATAT E SHQIPËRISË E KOSOVËS
Shkollat shqipe në diasporë kanë nevojë të vazhdueshme të ndihmohen, të përkrahen, të motivohen, në mënyrë institucionale nga shteti amë, përkatësisht nga ambasadat dhe konsulatat tona kudo qofshin ato. Por a ndodh kjo në të vërtetë? Fare pak, për të mos thënë aspak. Në fillim askush nuk e ka çarë kokën aq shumë, përjashto ndihmën morale dhe kurajën që ndonjëherë nuk mungonte. Ambasadat apo konsulatat tona nuk kanë mundur apo nuk kanë dashur,sepse kjo ndihmë nga ato ka qenë pothuajse minimale, krahasuar për shembull me disa konsulata të vendeve tjera, si për shembull ajo portugeze, të cilat i kanë marrë menjëherë vet punët e shkollave në dorë dhe kanë siguruar edhe mësuesit e tyre, të cilët edhe janë ndihmuar apo paguar institucionalisht. Përjashtim këtu bën Kosova, e cila edhe pse e okupuar, ka bërë çka ka mundur, madje ka bërë e vetme të pamundurën për të gjithë fëmijët shqiptarë nga të gjitha tokat etnike. Shqipëria, përveç fjalëve boshe, ka pasur komoditetin të mos bëjë pothuajse asgjë. Pse mund të thuhet kështu? Më kujtohet njëherë para 12-13 vjetësh më thërret një zë nga telefoni i ambasadës së Shqipërisë në Berlin dhe më kërkoi emrat e shkollave, adresat dhe numrin e nxënësve, duke më premtuar se do të më furnizonin tash e tutje me libra dhe materiale tjera mësimore! U habita nga kjo zemërgjerësi dhe u gëzova shumë. Por çka ndodhi pastaj? Kurrgjë, veç pritjes së kotë, sepse kjo ndihmë nuk ndodhi kurrë! Megjithatë sot ka një ndryshim. Përveç Kosovës që në vazhdimësi, madje para lufte dhe pas lufte me një mijë plagë në trup, ka botuar libra shkollorë për fëmijët tanë në shkollat e diasporës duke i shpërndarë nëpër ambasada e konsulata, tash ka filluar këtë punë ta bëjë edhe shteti shqiptar, bashkë me Ambasadën e Shqipërisë. Por kjo ka ndodhur vetëm para disa muajsh në vitin 2021. A nuk është pak, që vetëm pas tridhjetë vjetësh të rënies së diktaturës!?
SHKOLLA SHQIPE DHE NDËRGJEGJËSIMI I PRINDËRVE
Për ndërgjegjësimin e prindërve mund të themi se ka një ndërgjegjësim minimal, madje paturpësisht minimal. Prindërit shqiptarë nuk e kanë atë etje të madhe siç e kishin dikur për gjuhën shqipe para lufte. Pse? Sepse fëmijë nëpër shkollat shqipe ka pasur më shumë para luftës së Kosovës.Me të mbaruar lufta, ra ky entuziazëm për shkollën shqipe. Ata fëmijë që mbeten në Gjermani, shumë pak u përfshinë nëpër shkollat dhe kurset e gjuhës shqipe. Prindërit menduan se me të çliruar të Kosovës, edhe ata “u çliruan” nga shkolla shqipe? Është tepër qesharake kur dëgjojmë se prindërit shpesh i pyesin fëmijët e tyre nëse ata duan të shkojnë në shkollën shqipe që të mësojnë shqip? E ku ka fëmijë që shkon në shkollë me qejf pasdreke, pasi ka mbaruar mësimin në shkollën gjermane, nëse nuk e detyron prindi? Shkolla është vullnet, por shkolla duhet të jetë edhe detyrim, nëse duam t‘ i ruajmë fëmijët nga asimilimi.Në këtë drejtim prindërit tanë meritojnë të qortohen shumë. Të gjitha nacionalitetet dhe komunitetet tjera të huaja kanë më shumë shkolla, më shumë fëmijë dhe më shumë mësues, kurse ne duhet t‘ i numrojmë në gishta.Unë punoj në pesë qytete, ku ka fëmijë shqiptarë „ me bollëk“, që nuk vijnë në shkollë se po të vinin do të kishte vend për pesë mësues, domethënë së paku nga një mësues për çdo qytet. Neve na rastisë që nëpër shkolla ku punojmë të takojmë fëmijë shqiptarë, të cilët nuk vijnë në mësimin e gjuhës shqipe dhe kur ndonjëherë i pyesim vetëm për kurreshtje se pse nuk vijnë të mësojnë shqip, fëmijët e padjallëzuar përgjigjen sinqerisht, se „babi ka thënë jo“!!!Çfarë baballarësh janë ata? Prindërit tanë janë rrahagjoksa të mëdhenj me fjalë nëpër vende publike apo në takime me bashkatdhetarë, kurse kur vije puna ta konkretizojnë „entuziazmin“ e tyre të rrejshëm ikin dhe fshihen.Për këtë arsye asimilimi, tashmë ka hyrë nëpër shtëpitë e familjeve shqiptare në diasporë dhe ndonëse mysafir i paftuar ai tashmë është bërë pjesë e jetës së tyre. Por ka edhe një anomali që është më trishtuese: nëse prindërit shqiptarë nuk mund t‘ i sjellin fëmijët në shkollën shqipe , pse të paktën nuk flasin shqip me fëmijët e tyre nëpër shtëpitë e tyre? Sepse, ajme, siç do të thoshte Noli, as këtë ata nuk e bëjnë.
GJUHA SHQIPE SI IDENTITET KOMBËTAR
Sami Frashëri ka thënë se nuk ka shqiptarë pa gjuhë shqipe dhe nuk ka Shqipëri pa shqiptarë. Në diasporën shqiptare gjuha shqipe është çelësi kryesor , që e hapë dhe e mbyll portën e identitetit shqiptar. Derisa kjo portë dikund vazhdon fatlumësisht të rrijë ende e hapur, dikund tjetër , mendoj në shumë familje, tashmë është mbyllur. Fëmijët shqiptarë që vizitojnë rregullisht mësimin e gjuhës amtare, janë më komunikativ, me të hareshëm. Ata dinë për historinë, për gjeografinë,për kulturën shqiptare. Dinë të lexojnë,të shkruajnë, të flasin, të këndojnë. Kanë në vete edhe një lloj krenarie. Veçanërisht kur rriten dhe japin provimin e gjuhës shqipe, ndjehen tepër të lumtur se mund të dëshmojnë veten e tyre se kanë identitet gjuhësor dhe identitet kombëtar.Nuk mjafton të thuash se je shqiptar e të mos dishë asnjë fjalë shqip! Duhet dhënë prova. Nëpër komisionet provuese gjatë provimeve, qëllon që të kemi edhe drejtues shkollash gjermane, të cilët habiten pastaj me rezultatet që tregojnë fëmijët tanë, për çka edhe u bëjnë lëvdata. E kur nxënësit dalin nga provimet me rezultae të mira, ata ndjehen tepër të gëzuar se janë shqiptarë dhe dinë shqip. Këtë e bën shkolla, natyrisht. Unë kam nxënës nga gjithë gjeografia shqiptare, ndonëse dominojnë ata nga Kosova. Por ndodh që fëmijët me origjinë nga Ulqini apo Presheva të vijnë në shkollë nga 30 kilometra larg pikës mësimore, kurse fëmijët nga Shqipëria e Kosova janë brenda në shkollë dhe nuk vijnë të mësojnë shqip.Kjo, sepse prindërit „janë ngopur me vetveten“ dhe duan të duken të tjerë!!!Është e habitshme për të konstatuar se sa lehtë shqiptarët pranojnë të asimilohen, kundrejt pakicave të tjera, të cilët ruajnë me fanatizëm identitetin e tyre kombëtar, kulturor e gjuhësor!
VËSHTIRËSITË E MËSIMIT TË GJUHËS SHQIPE TE FËMIJËT ME DY GJUHËSI
Gjithmonë ka një arsye për të thënë se është vështirë. Dhe sigurisht se ka vështirësi për të mbajtur dhe kultivuar dygjuhësinë. Por përderisa kjo për të rriturit është e vështirë, për fëmijët nuk del të jetë aq , nëse ka edhe një përkujdesje familjare dhe shkollore.Pedagogu zviceran Dr.Bazil Shader në një punim të doktoranturës ka konstatuar se fëmijët shqiptarë që kanë vijuar shkollat shqipe në Zvicër, kanë qenë më të mirë me mësime edhe në shkollat gjermane, krahasuar me ata të cilët nuk kanë shkuar fare në shkollë shqipe. Sepse gjithmonë një gjuhë ndihmon për të mësuar një gjuhë tjetër, aq më tepër që gjuha amtare është çelësi magjik i të mësuarit të të gjitha gjuhëve tjera të huaja. A nuk e kanë dëshmuar këtë Noli dhe Konica, të cilët duke e njohur mirë gjuhën shqipe, kanë mundur të njohin më shumë se dhjetë gjuhë tjera botërore? Kjo, sepse gjuha amtare ua ka hapur atyre portën linguistike të mësimit të shumëgjuhësisë.Gjuha amtare është mrekullia vet. Fëmijët që nuk e dinë gjuhën shqipe tërhiqen pastaj edhe nga festat, edhe nga takimet me bashkatdhetarë, sepse përderisa nuk e dinë gjuhën shqipe, ngurrojnë dhe kështu për pasojë ata tashmë kanë marrë tiketën e rrugëtimit për asimilim dhe natyralizim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.