Historia/ Vendosja e shqiptarëve të parë në Arbanasi në shekullin XVII

E shtunë, 20 Prill, 2024

Që nga koha kur Perandoria osmane pushtoi Shqipërinë, ka pasur shumë momente kur shqiptarët u rebeluan ndaj pushtuesve turq. Për të qetësuar shqiptarët (rebelimi i të cilëve ishte motivuar edhe nga mbrojtja e besimit të krishterë) si dhe për t’i afruar shpirtërisht shqiptarët me Turqinë, osmanët zhvilluan, në fund të shekullit të XVI-të, një fushatë sistematike për islamizimin e popullsisë.

Në shekullin e XVI-të gati të gjithë shqiptarët ishin krishterë, me Kishën katolike romake që dominonte në veri, ndërsa Kisha ortodokse në jug. Në fillim vetëm pak fise të qyteteve u konvertuan në fenë islame për të ruajtur pozicionin dhe privilegjet ekonomike. Gjithsesi brenda njëqind viteve, me forcë dhe me presione ekonomike, shqiptarët ndryshuan përkatësinë e tyre fetare.

Në shekullin e XVII-të, turqit filluan politikën e islamizimit të popullsisë me qëllim për të ruajtur paqen në tokat shqiptare si dhe për të fituar mbështetjen e këtij populli luftëtarësh ndaj Perandorisë osmane: përhapja e Islamit ishte mënyra më e mirë për të qetësuar e sunduar shqiptarët. Gjithashtu turqit përdorën stimujt ekonomikë për të konvertuar njerëzit. Ata që ktheheshin në myslimanë përfitonin tokë dhe kishin taksa më të ulëta, ndërkohë që “raja” (banorët) e vendeve ballkanike të nënshtruara punonin tokën pa pasur të drejtën e pronësisë. Shqiptarët “raja” në fillim bënë rezistencë mjaft të fortë ndaj islamizimit, siç e tregoi koha e gjatë që u desh për konvertimin e shumicës së popullsisë. Gjithsesi, në shekullin e XVIII-të dhe të XIX-të, Islami u bë dominues dhe ndjekësit e tij kishin një raport dy me një me katolikët dhe ortodoksët. Ata që mbetën katolikë (në veri) ose ortodoksë (në jug) u përballën me shumë vështirësi, gjë që i shtyu shumë prej tyre të largoheshin diku tjetër. Gjatë kësaj kohe, mendohet se rreth një e katërta e popullsisë shqiptare u largua drejt Italisë jugore, Sicilisë dhe brigjeve dalmate.

Arbanasi-t që u vendosën përreth Zadarit ishin të besimit katolik, prandaj cilado qoftë arsyeja që i shtyu ata të vendoseshin aty nën mbrojtjen e Republikës Venedikase të Dalmacisë shpjegohet në të dhënat historike. Për emigrimin e parë thuhet se “për shkak të persekutimit fetar dhe dhunës nga pala turke, shkruhet se familjet shqiptare vendosën të largoheshin nga barbaritë turke, duke lënë në atdheun e tyre gjithçka e këdo dhe u strehuan nën mbrojtjen e Republikës” (dokument i 15 gushtit 1726).

Për emigrimin e dytë thuhet se “ato familje u detyruan të largoheshin nga atdheu i tyre për shkak të persekutimit të bërë nga dy pashallarë osmanë nga Tivar” (dokument i 27 tetorit 1733). Turqit pranuan se persekutimi i kryer nga Pasha Ahmet ishte i gabuar dhe kjo pa dyshim do t’i kushtonte atij, sepse ai do të shkarkohej pasi detyroi me forcë Arbanasi-t të largoheshin nga atdheu i tyre (dokument i 30 dhjetorit 1733).

Regjistrat e tokave të arbanas-ve

Në 1756, qeveria e Venedikut arriti të bënte regjistrimin e tokave së Arbanas-ve. Në regjistër llogariten numri i familjeve të kësaj kolonie dhe numri i personave për çdo familje. Më poshtë është shuma e numrit të familjeve ashtu siç është gjetur në librin e Erber:

14 Čurković; 7 Duka; 6 Petani; 6 Vladović; 4 Maršan; 3 Jelenković; 3 Jović; 3 Smir; 2 Bitri; 2 Kovacević; 2 Marsig-Zotić; 2 Marsiga; 2 Šestan; 1 Bargela; 1 Vllezërit Jure dhe Stiepo; 1 Gjoka; 1 Jokić; 1 Kalmeta; 1 Koltur; 1 Markuz; 1 Marušić; 1 Nikagi; 1 Radojcević; 1 Škopelja; 1 Vuk; 1 Zanković.

Emrat që gjejmë në këtë regjistër janë trashëguar nga njerëzit e imigrimit të parë dhe të dytë apo janë mbiemra të rinj? Kjo nuk është e thjeshtë të shpjegohet, por Dom Mijo Čurković jep dy teori. Sipas teorisë së parë, emrat e familjeve të para u zëvendësuan nga emrat e familjeve të reja Arbanasi që erdhën pak kohë më vonë (dhe për këtë shkak duket se nuk ka të dhëna për ta). Ai gjithashtu vë në dukje se familjet e para mund të kenë lëvizur.

Teoria e dytë, që është më e komplikuar, në thelb mbështet se mbiemrat mund të kenë ndryshuar për shkaqe si më poshtë: pseudonime, emrit që mori një person kur u pagëzua, ose emrit të babait ose gjyshit të tij. Për shembull, në një dokument të gushtit 1726, shihet se kreu i kolonisë së Arbanas-ve ishte Luki Andrić. Në regjistrimin e parë ne vëmë re emrin e Luca d’Andrea Ghesghenovich, i cili është i njëjtë me Luki Andrić. Ai thjesht humbi mbiemrin e tij dhe mori një tjetër duke përdorur emrin e pagëzimit të të atit. Duke ndjekur këtë arsyetim, mund të pranohet teoria sipas së cilës mbiemrat e regjistrimit të parë dhe atyre më pas në të vërtetë nuk tregojnë familje të tjera, por janë emrat e familjeve shqiptare, që i ndryshuan vetë mbiemrat ose morën emrat e pagëzimit të baballarëve ose gjyshërve të tyre. Në të njëjtën kohë, disa familje hoqën dorë nga mbiemrat e tyre të pagëzimit dhe iu rikthyen emrave të vjetër të familjeve të tyre.

Arbanasi-t në jetën e përditshme

Në 1729, Arbanasi-t u kërkuan leje autoriteteve që, me shpenzimet e veta, të ndërtonin një digë, në një gji të vogël që ekziston ende, për të mirën e kolonisë së tyre, për ta mbrojtur nga përmbytjet e shkaktuara nga erërat e forta të jugut, të cilat shpesh dëmtonin dyqanet dhe magazinat e tyre. Në të njëjtën kohë ata i kërkuan autoriteteve të drejtën e pronësisë mbi tokën e përfituar me digën derisa ajo të kthehej në tokë buke. Për më tepër, Arbanasi-t shpresuan të merrnin leje nga qeveria për të krijuar një port që do të devijonte ujin e tepërt nga gjiri, në mënyrë që ata të mund të kapnin peshq. Autoritetet plotësuan kërkesën e tyre dhe të njëjtën ditë legalizuan lejen (dokument i 10 prillit 1729). Dyzet vjet më vonë, Dominik Condulmer, “provveditore” (guvernatori dhe komandant i ushtrisë) i Zadarit, përveç riafirmimit të lejes së vjetër për gjirin dhe portin, miratoi një ligj që parashikonte gjobë me 100 dukatë për shkelësit që do të kapeshin në këtë pronë.

Në 1735, për shkak të vdekjes së disa pronarëve dhe lëvizjes së popullsisë në zona të ndryshme të Dalmacisë, shumë toka buke ishin në dispozicion. E njëjta gjë ndodhi në 1739. Disa prej Arbanas-ve i drejtuan autoriteteve një kërkesë, për t’i ndarë mes tyre tokat e bukës. Guvernatori mori një vendim sipas të cilit, në bazë të ligjit, pronarët e vjetër gëzonin të drejtën e një të dhjetës së tokës. Disa prej Arbanas-ve u mërzitën nga ky vendim dhe lëvizën drejt Zemunik-ut. Nga ana tjetër, Arbanasi-t që jetonin në Zemunik që nga viti 1727 kishin lëvizur duke iu afruar qytetit. Vendimi për të ndërruar shtëpi i shkaktoi humbjen e pronësisë Arbanas-ve, por në fund të 1739 ata ishin vendosur me të drejtën e plotë në zonat e tyre të reja. Pavarësisht sa e vështirë ishte në fillim kjo situatë, lëvizja më vonë tregoi se ishte shumë fatsjellëse për shumë familje.

Në 1749, disa Arbanasi rezultonin të punësuar në Zadar si muratorë. Gjithsesi në 1763, Zadar u godit nga kolera dhe Arbanasi-t, të cilët në atë kohë kishin hapur shumë taverna në qytet, përfituan nga situata, duke korruptuar autoritetet e qarkut për të blerë ushqime direkt prej tyre dhe për t’ua shitur pastaj me çmime më të larta banorëve të qytetit. Gjithsesi, guvernatori Micheli nuk e toleroi këtë shkelje ligji dhe tradhti. Ai mori masa të rrepta kundër çdo lloj kontrabande, rryshfeti dhe spekulimi duke kërcënuar me gjoba, burg dhe punë të detyruar. Në të njëjtën kohë, Micheli u përpoq t’i hiqte frikën qytetit duke i siguruar banorët se kishte ushqim (si mish, etj), që ishte i tymosur në Šamarak (Preparandija e sotme). Gjithsesi, ky dekret bëri shumë pak për të ndaluar këtë tregti të paligjshme të Arbanas-ve. Në përpjekje për të ndalur këtë sjellje të paligjshme, guvernatori Frano Fallier i dha urdhër knez-it (princ) të Zadarit për t’i raportuar atij se sa taverna dhe sa prej tyre nevojiteshin në të vërtetë në qytet për njerëzit që shkonin në Šamarak (mendohet se Šamarak ishte një depo e madhe, ku autoritetet e qarkut dërgonin produktet e tyre dhe banorët e qytetit shkonin t’i blinin).

Qeveria e Venedikut nuk donte t’i nervozonte këta qytetarë të çmuar dhe mospërfillës. Po hartohej një plan për t’i punësuar Arbanasi-t në një fabrikë të paketimit të duhanit, i cili në ato kohë mbillej dhe kultivohej në Grbe afër Nin, që ishte në pronësi të qytetarit të pasur venedikas Manfrina Jerka. Vendimi për ndalimin e tregtisë së tyre në tregun e zi shkaktoi një pakënaqësi të madhe në mesin e Arbanas-ve, klasës punëtore dhe nëpunësve civilë. Guvernatori Andeo Memo, u detyrua të jepte dënime shumë të rrepta për ata që vazhdonin tregtinë e paligjshme, duke parashikuar gjoba, burgim dhe skllavëri si rrematorë në anije për këdo që, për çfarëdo arsye, korruptonte punëtorët ose supervizorët me çfarëdolloj veprimi apo fjale, dhe dëmtonte qëllimisht çdo pajisje të fabrikës (dokument i 10 majit 1783). Qëndrimi i tij i fortë dhe i qartë duhet t’i ketë mbyllur gojën Arbanas-ve, sepse pas kësaj nuk është konstatuar dokument tjetër, që të fliste për ndonjë problem që lidhej me ta.

Feja e Arbanas-ve

Siç u përmend më sipër, Arbanasi-t i përkisnin besimit katolik romak. Kur ata erdhën në fillim, kishat e Shën Donat në Zadar dhe ajo e Shën Ivan, pranë tregut, iu dhanë Arbanas-ve për meshat e tyre. Arbanasi-t nuk kishin kisha të tyret. Gjithsesi nën udhëheqjen dhe vizionin e kryepeshkopit Zmajević, ndërtimi i kishës për Arbanasi-t filloi në 1734. Ajo mori emrin e Zonja Jonë e Loretos dhe përfundoi tre vjet më pas. Kjo del nga regjistrat e të vdekurve deri në vitin 1737 në kishat e Shën Donat dhe Shën Ivan. Edhe regjistrat e martesave përmendin të gjitha fejesat dhe martesat që u celebruan në këto kisha deri në janar të 1738. Nga të gjitha informacionet e disponueshme, mund të konfirmohet se kisha përfundoi së ndërtuari dhe nisi meshat në 1737-ën.

Arbanasi-t në Zemunik

Në Zemunik ndodhet një tjetër koloni e Arbanas-ve e themeluar nga Republika e Venedikut në 1727. Ajo ndodhet 14 km në lindje të Zadarit. Një dokument i 12 shkurtit të 1728 mban emrat e këtyre banorëve Arbanasi:

Giovanni di Giovo

Gieci d’Andrea

Pietro di Marco

Giovanni di Vucchia

Giovanni di Nica

Giovanni Prenci

Nicolo Giovi

Brezat e sotëm në Zemunik nuk e pranojnë se kanë prejardhje shqiptare edhe pse mbiemra të tillë si Paleka, Šestan, Pinčić, Prenda dhe Čurković konfirmojnë me forcë prejardhjen e tyre. Mesa duket disa prej Arbanas-ve afër qytetit janë asimiluar relativisht herët. Ky fakt duket qartë gjatë shekullit të XIX-të, kur u zbulua se asnjë prej të moshuarve që jetonin në Arbanasi nuk kishte asnjë kujtesë se ishte shqiptar dhe s’dinte të fliste shqip. Ky fenomen mendohet të ketë ndodhur ngadalë, ndoshta për shkak të grindjeve mes vetë Arbanas-ve. Grindjet mund të jenë shkaktuar për ndarjen e padrejtë të tokës, për varrezat e familjes, për kullotat dhe për prerjen e drurëve. E për pasojë, me shumë gjasa, disa prej tyre kanë braktisur trashëgiminë amtare. Arbanasi-t që u vendosën më vonë në Zemunik i përkisnin ende kishës së Arbanasit, sepse në regjistrat e saj lexohej shpesh se ky dhe ky vdiqën në Zemunik, u rrëfyen dhe u kunguan tek priftërinjtë Arbanasi, u varrosën në kishën “Zonja Jonë e Loretos”, etj. Në fakt, të dhënat e varrimeve shkojnë deri në vitin 1812.

Arbanasi-t në Ploće

Fshati Ploće shtrihet 5 km në lindje të Zadarit. Në Ploće ka dy grupe shtëpish. Grupi i parë shtrihet në kodra, katër kilometra larg në anën e majtë të rrugës kryesore. Në fillim të rrugës që të çon në fshatin Dračevac (Malpaga), shtrihet grupi tjetër, 200 metra përpara në shpatin e kodrës tjetër. Këtu jetojnë Arbanasit e vërtetë, të cilët u vendosën aty dhe nisën dalëngadalë të blinin toka në zonat aty afër. Në fshat, shtëpitë njihen me emrat e familjeve që jetojnë aty. Aty përfshihen familjet Bulić, Čurković, Marnik, Perović, dhe Stipčević. Në jetën e përditshme këto njerëz flasin gjuhën shqipe; duke u bazuar tek libri i Dom Mijo Čurković i vitit 1922, “edhe këto ditë, familja Čurković flet shumë bukur dhe pastër, ashtu siç flitet në Shqipëri”. Ky përcaktim është ndoshta i gabuar, pasi gjuha shqipe e folur sot në këtë rajon gati-gati nuk krahasohet me shqipen e sotme. Nëse flitet ende sot, kjo gjuhë është më tepër një dialekt miks i fjalëve të gjuhës shqipe, kroate dhe italiane. Deri në mes të shekullit të XIX-të ata i përkisnin kishës së Arbanasit. Gjithsesi, më pas ata kaluan nën ndikimin e kishës së Dračevac-it. Banorët thuhej se merreshin kryesisht me bujqësi dhe më së shumti janë përshkruar në gjendje të mirë ekonomike. Ata njiheshin për karakterin e tyre të ashpër, por pavarësisht kësaj ishin njerëz të mirë, me zemër fisnike. Gjithashtu, çdokush në fshat trajtohej sikur të ishte pjesëtar i familjes.

Dëshmitë dhe burimet historike

Vetëm pak njerëz në botë e dinë që në jug të Zadarit, në Dalmaci, u vendos afërsisht tre shekuj më parë një koloni e vogël shqiptare. Kjo koloni u njoh në fillim si Borgo Erizzo e më pas si Arbanasi. Sot ky vendbanim është bërë pjesë e qytetit Zadar në Kroaci. Banorët e atëhershëm të këtyre fshatrave u njohën si Arbanasi (ose thjesht “Shqiptarët” e Kroacisë). Arbanasi-t janë vendosur në këtë zonë në dy periudha të ndryshme imigrimi; e para në 1726 dhe e dyta në 1733. Këta emigrantë thuhej se ishin pjesë e fisit Kastrati, një nga fiset e shumta historikisht ekzistues në Shqipërinë veriore. Si dhe pse një vendbanim shqiptar u krijua atje – ku është akoma sot – mund të shpjegohet me anë të shumë legjendave të vjetra dhe dokumenteve historikë.

Shumë prej banorëve të sotëm përreth Zadarit, pa asnjë dyshim, rrjedhin kryesisht prej imigrimit të parë dhe të dytë të Arbanas-ve. Të dhënat historike provojnë se paraardhësit e tyre i përkisnin Arkidioqezës së Tivar-it (Bar, siç njihet sot, shtrihet në brigjet e Adriatikut në Mal të Zi afër kufirit me Shqipërinë). Gjithsesi, të dhënat historike nuk tregojnë se në cilat fshatra jetuan ata. Legjendat lokale thonë se ata erdhën prej dy fshatrave të ndryshëm. I pari është Briska dhe tjetri Šesta. At Šime Stipčević, një prift nga rrethinat e Zadarit, u betua një herë se i kishte parë dy fshatrat e përmendur afër zonës së Tivar-it (i njohur ndryshe edhe si Antivari). Për më tepër, disa qytetarë nga Zadar tregonin se kishin qenë në këto fshatra, që përmend legjenda, kur u dërguan ushtarë në Shqipëri gjatë Luftës së Parë Botërore (1914-18).

Gjithsesi, duke përdorur një nga hartat gjeografike më të mira të Shqipërisë së asaj kohe, një profesor italian, Tullio Erber, deklaronte se nuk mund të gjente emrat Briska dhe Šesta, por, nga ana tjetër, gjeti Prešja and Šjak, të cilët shumë mirë mund të kenë qenë të njëjtët fshatra të përmendur në legjendë. Kështu, banorët që njëherë e një kohë jetonin në këto fshatra, mund të jenë në fakt paraardhësit e Arbanas-ve të sotëm. Kjo mund të shpjegojë gjithashtu dy periudhat e ndryshme të emigrimit si dhe ato pak diferenca linguistike që janë vënë re mes njerëzve të emigrimit të parë dhe të dytë.

Nga ana tjetër, Sami Flamuri, autor i librave “E Përjetshme është Shqipëria” dhe “Zauvjek Albanija”, ka konfirmuar se Arbanasi-t u larguan nga fshatrat Brisk (Briska) dhe Shestan (Šesta). Ai gjithashtu thekson se disa nga banorët që u larguan nga kjo zonë ishin nga fshati Arbnesh. Të gjithë këto fshatra shqiptarë ekzistojnë akoma dhe gjenden në zonat periferike të Bar-it dhe Ulqinit. Duhet theksuar gjithashtu se, edhe sot, këta banorë i përkasin besimit katolik. Një tjetër burim konfirmon komentet e Flamurit, sipas të cilit më shumë se 250 familje emigruan nga ky rajon, kryesisht nga fshatrat Shestan, Brisk, Liare dhe Arbnesh.

Edhe pse qytetet e Tivar-it dhe Ulqinit shtrihen gjatë detit Adriatik, nuk dihet me siguri nëse Arbanasi-t ishin banorë të zonave malore apo të bregdetit. Gjithsesi, disa dëshmi tregojnë se Arbanasi-t nuk jetonin përgjatë brigjeve të Adriatikut ashtu siç bëjnë sot. Një nga më kryesorët është fakti se Arbanasi-t e Zardarit nuk kanë në fjalorin e tyre asnjë fjalë shqipe për llojet e peshqve që rriten në Adriatik. Të gjitha fjalët që ata kanë për llojet e ndryshme të peshqve janë me origjinë kroate psh: “manula” (peshk i gjatë lumi), “špar” (sargua, spalcë), “glavoč” (burdullak), “tunjevina” (ton), etj.

Emigrimi i parë
Në 1726-ën, 21 familje shqiptare lanë atdheun e tyre dhe u vendosën një kilometër larg, në jug të Zadarit. Republika e Venedikut, e cila në atë kohë qeveriste Dalmacinë, i mori emigrantët nën mbrojtjen e saj: u ndërtoi atyre shtëpi dhe stalla për bagëtinë, u dha të drejtën mbi tokën dhe, në rastin e Zemunik, u plugoi tokën dhe u plehëroi lëndinat, duke i pastruar kullotat nga pemët.

Në një regjistër të 15 gushtit të 1726-ës, gjenden emrat e 21 familjeve si më poshtë:

Në librin e tij “Zara cristiana”, imzot Bianchi i Zadarit përmend mbërritjen e Arbanas-ve në afërsi të Zadarit. Ai shkruan se në 1726, të udhëhequr prej dy vëllezërve Petani, 24 familje nga Shqipëria turke erdhën aty. Më tej ai shkruan se ata erdhën nga dy drejtime me 12 familje Arbanasi-sh nga secili drejtim. Gjithsesi në një libër tjetër thuhet se 16 familje krijuan një koloni shqiptare. Një gjë e çuditshme është mos përmendja e familjes Petani në këtë regjistrim.

Profesori i shquar, Vjekoslav Klaić, shkroi për Arbanasi-t në librin e tij “Opis zemalja u kojim stanuju Hrvati” (Raportim për tokat e banuara nga kroatët), i publikuar në 1881. Aty ai përmend se kryepeshkopi i Zadarit promovoi imigrimin në këtë zonë rreth vitit 1720 dhe aty kishte 1354 Arbanasi të ardhur nga Shkodra. Megjithatë, Klaić nuk përmend imigrimin e dytë. Gjithashtu është i gabuar viti i imigrimit, që mund të ketë ardhur për shkak të një burimi jo të saktë ose mund të jetë gabim botimi. Në librin e tij “Albanija i Makedonija” (Shqipëria dhe Maqedonia), të shtypur në 1904, Jakov Slišković, kur flet për imigrimin shqiptar, shkruan se ky imigrim shqiptarësh mund të cilësohet një koloni e 27 familjeve që u larguan prej persekutimit të Mahmut Begović, duke u vendosur në fillim në Perast dhe pastaj në periferi të Zadarit, falë ndërmjetësimit të peshkopit Zmajević në 1726. Peshkopit i njihet merita e shpëtimit të të paktën 800 njerëzve.

Emigrimi i dytë
Në 1733, shtatë vjet pas emigrimit të parë, grupi i dytë i Arbanas-ve la vendlindjen, kaloi gjirin e Kotorrit, disa nga toka dhe disa të tjerë nga deti, dhe arritën në Hercegovinë, ku qëndruan përkohësisht derisa u nisën me anije drejt Zadarit, ku u vendosën në tokën e njohur me emrin “Zemunik”, e cila iu dhurua prej qeverisë venedikase. Regjistrat e 11 marsit të 1735 flasin për rreth 28 familje dhe 199 njerëz në total.
Të gjitha këto familje erdhën me një anije? Dom Mijo Čurković është i sigurt se jo, pasi ka shumë dokumente të tjera të viteve 1733-34 që flasin vetëm për 150 imigrantë Arbanasi. Mendohet se 49 njerëzit më tepër që dalin në listën e 11 marsit të 1735 mund të kenë ardhur pak më vonë. Edhe dokumentet e vitit 1733 flasin për 150 njerëz të ardhur në Kotor dhe Kaštel Novi në 1733 (megjithëse dokumente të tjerë thonë se kjo ndodhi në 1734). Regjistrat e 11 marsit 1735 bëjnë të ditur se qeveria ia besoi kryepeshkopit Zmajević ndërhyrjen dhe lejimin e Arbanas-ve për të emigruar në Dalmaci. Për shkak të influencës së kryepeshkopit Zmajević, imigrantëve iu dha tokë në Zemunik si dhe vegla bujqësore për kullotat e tyre dhe për të prerë drurët. Nje Komb

Shkeputur nga librin “Povijest Arbanasa kod Zadra” (Historia e shqiptarëve pranë Zadarit) e Dom Mijo Čurković (1922)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.