Në gjurmët e alfabetit 500 vjeçar të shqipes te arbëreshët e Rusisë

E premte, 19 Prill, 2024

Në jug të Rusisë është zbuluar një monument arkeologjik që dokumenton shkrimin e vjetër në gjuhën shqipe dhe kjo është e mahnitshme!

Edhe pse është deklaruar shpesh që shqipja nuk ka pasur një alfabet të shkruar, në arkivat botërore kanë mbijetuar dhe mbijetojnë disa  shembuj të alfabetit të vdekur të shqipes, ku një nga ato është “Bibla e Anonimit të Elbasanit”, e ruajtur në Arkivin e Shtetit në Tiranë, dhe disa letra nga tregtarët dhe artizanët e Elbasanit me të afërmit e tyre të mërguar.

Gjetjet e një alfabeti të shqipes në fshatin Margaritovo në Rusi janë me interes serioz shkencor.

Është albanologu rus Aleksandër Novik ai që në një intervistë për Report TV zbulon një faqe të panjohur të trashëgimisë shqiptare, një monument arkeologjik që ruhet përtej këtij vendi dhe larg syrit të studiuesve shqiptarë…

Prof. Aleksandër, ju e  flisni shumë bukur dhe rrjedhshëm  gjuhën shqipe, si ia dolët të mësonit një gjuhë për të cilën pothuajse të gjithë albanologët thonë se është e vështirë?

Aleksandër Novik: ‘Në fakt e kam mësuar gjuhën shqipe në Universitetin Shtetëror të Shën Petersburgut. Dhe kur isha student mora pjesë në disa shkolla të shqipes në Universitetin e Prishtinës në Kosovë dhe më vonë këtu në Universitetin e Tiranës. Dhe pas mbarimit të Universitetit të Petersburgut kam vazhduar studimet pasuniversitare në Akademinë e Shkencave. Kështu që pothuajse tërë jetën time merrem me gjuhën shqipe dhe nuk është vetëm kënaqësi, por është edhe obligim të flas shqip.’

Aleksandër Novik është me prejardhje bjelloruse. Ka lindur në Magadan, në verilindje të Rusisë shumë afër Alaskës, por origjina dhe diferenca kulturore nuk e pengoi ish studentin e Shën Petersburgut të pasionohej pas gjuhës shqipe.

Por ju nuk kemi mësuar jo vetëm sintaksën apo rregullat e veçanta të  gjuhës shqipe, por edhe psikologjinë shqiptare, si jeni njohur me psikologjinë shqiptare që edhe ju e keni kuptuar dhe njohur atë kur flisni shqip?

Gjuha shqipe është shumë e vështirë nga pikëpamja gramatikore. Por edhe populli shqiptar është një popull me shumë tradita, dhe populli shqiptar jeton jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë edhe në jug të Malit të Zi, në Maqedoninë e Veriut e të tjerë, prandaj për të mësuar gjuhën shqipe më duhet të shkoj pothuajse çdo vit në trojet shqiptare, këtu në Ballkan.

Ai flet një shqipe të shkëlqyer, të cilën e ka mësuar nga pedagoget ruse që kishin jetuar në Shqipëri në vitet ’50, Gertruda Intrei dhe Irina Horonina, si dhe nga albanologia e njohur ruse Agnija Desnickaja.

A i kujton vështirësitë e para të mësimit të gjuhës shqipe, cilët shqiptarë ke kontaktuar që ta flisje edhe më origjinal?

Në fakt, pedagoget e mia kanë jetuar këtu në Shqipëri, kanë jetuar këtu në vitet ‘50 në shekullit të kaluar dhe flisnin rrjedhshëm dhe flisnin shumë bukur shqip. Prandaj mësimet për mua në departamentin e shqipes të Shën Petersburgut ishin njësoj si mësimet  këtu në Shqipëri . Prandaj më duhet të përmend emrat e tyre: Gertruda Intrei, Irina Horonina, Agnija Desnickaja.

Gjuha ruse është e njohur në botë për fatin tuaj të mirë edhe si letërsi kombëtare, por edhe botëror. Nuk ka vend të botës mos të njoh Tolstoin, Dostojevskin e dhjetëra autorë të shquar. Midis dashurisë së gjuhës së vendit tuaj a ka një diference për tjetrën, apo i dashuroni njëkohësisht të dyja gjuhët?

 Unë i dashuroj njësoj të dyja gjuhët, se pa përjashtim të dyja pothuajse janë gjuhë amtare.

Cilat janë lidhjet tuaja me shqiptarët e Ukrainës?

Për shqiptarët e Ukrainës unë kam dëgjuar shumë herë nga pedagogët e mi. Dhe kam kaluar në ‘98-n tre muaj duke qëndruar me ta. Që nga ajo kohë kam dashuri të veçantë dhe shkoj shpesh me studentët e mi në këto fshatra për studime në terren.

Tashmë drejtues i Departamentit të Studimeve Europiane dhe profesor në Universitetin e Shën Petërburgut, Aleksandër Novik prej vitesh ka nisur të përfshihet në fushën e studimeve albanologjike.

Çfarë vlere ka për ju si albanolog ruajta e gjuhës deri më sot tek arbëreshët e Ukrainës?

Është interesante, ndoshta për atë shkak që kanë ardhur pak më vonë sesa arnautët në brigjet e detit Azov, dhe e kanë ruajtur atë gjuhë edhe pse kanë ardhur shumë vonë. Në rrethinat e Ukrainës  ka afërsisht 5 000 shqiptarë. Megjithatë, ata e kanë ruajtur gjuhën e tyre amtare. Shqipja flitet deri në ditën tona në këtë fshat, kurse për fat të keq në brigjet e detit Azov nga ana e Rusisë, shqipja nuk flitet më.

200 tullat e zbuluara me shkronja e fjalë gjenden sot në muzetë ruse, ku prej zbulimeve të tjera numërohen rreth 300 copë të ngjashme.

Alfabeti i zbuluar në Rusi ka ngjashmëri me tri alfabetet e përdorura rreth 400-500 vjet më parë, si ai i Elbasanit, i Vithkuqit dhe Alfabeti i Veso Beut, që kishin përkatësisht 53 shkronja, 31 shkronja dhe 22 shkronja.

Pikëpyetja vërtitet rreth përdorimit të disa alfabeteve. Nuk bëhet fjalë vetëm për përdorimin e një alfabeti të vetëm, të Veqiharxhit apo për alfabetin e Elbasanit, por bëhet fjalë për përzierjen e tri alfabeteve shqiptare

Ju mendoni se është më i ngjashëm me alfabetin  e Elbasanit?

Po. Patjetër, dhe enigma është se pse tregtarët i përdorin tri alfabete në të njëjtën kohë.

Më keni thënë më herët se këtë alfabet e përdorte vetëm shtresa e lartë…?.

Sigurisht, sepse shtresa e lartë ishte më e shkolluar dhe mund të përdorte në të njëjtën kohë tre alfabete shqiptare. 

Fakti që ky alfabet është përdorur edhe nga mijëra shqiptarë që kanë jetuar në territoret e Perandorisë Ruse, ka qenë i panjohur. Ruajtja e gjuhës shqipe në një kohë që rusët nuk kishin raporte me Gadishullin e Ballkanit për mëse dy shekuj e ka befasuar albanologun Novik.

Për të ngjashmëria me alfabetin e Elbasanit paraqet vlera studimore.

Zhdukjen e alfabetit shqiptar dhe ruajtjen në tulla e lidhni ju me sulmet osmane, sulme që detyruan edhe shqiptarët të emigrojnë apo jo?

Historia e dy grupeve shqiptare në jug të Ukrainës dhe në jug të Rusisë ë sotme në fakt ka qenë ndryshe. Në jug të Ukrainës kanë ikur për shkak të luftërave ruso- turke, kurse të në brigjet  e detit Azov arnautët kanë ikur se janë shpërblyer për shërbimet  e tyre. Në Azov kanë ikur nga trojet shqiptare me dëshirën e tyre. 

Dhe kur mendojmë se janë edhe në Ukrainë, mendojmë se u është dhënë një tokë e begatë, prodhuese?

Po. Dhe qeveria ruse u ka propozuar kolonëve ballkanas tokat bujqësore dhe kredite bankare për të jetuar në Perandorinë Ruse, në fillim të shekullit të 19-të.

Faktet e plota të ekzistencës së një alfabeti shqip ende mungojnë. Mbishkrimet e zbuluara më së shumti janë ose në alfabetin latin, ose grek, dhe ka vetëm ndonjë gjurmë të pastudiuar ende të alfabeteve të vdekura të shqipes.

Ndaj gjetja e artefakteve të ngjashme me alfabetin e Elbasanit në ish Perandorinë Ruse është jo pak befasues, sepse zbuluesi i parë i këtij alfabeti von Hahn-i ka thënë se “Alfabeti i Elbasanit nuk është përdorur vetëm në Elbasan dhe Berat, por edhe te tregtarët në mërgim”.

“Arnautë që kanë themeluar fshatrat e tyre  në brigjet e detit Azov kanë ardhur në kohën e mbretëreshës ruse Katerina e II, por kolonët kanë ardhur në kohën e carit të Rusisë, Aleksandër I.”, thotë prof.. Novik.

Aleksandër Novik në fushën e tij kërkimore iu referohet të dhënave në fushën arkeologjike, historike dhe etnografike për shqiptarët në Perandorinë Ruse, nga brigjet e Azovit deri në Ukrainë në shekujt e 18-19-të. Ata shkuan atje pasi kanë qëndruar edhe tre shekuj më parë në Bullgari, pas shkëputjes nga tokat arbërore.

Ju keni hedhur tezën se këta arbëreshë që kanë ikur në Ukrainë kanë qenë më parë të vendosur në Bullgari, si e lidhni këtë lloj mërgimi në dy vendet he parë mbartin kulturën, gjuhën e tradita e tyre?

Jo vetëm unë por edhe kolegia jone e dashur Andromaqi Gjergji, e cila merrej me këtë punë dhe ka shkuar me ekspeditat e saj, në çdo rajon, në të katra anët e Shqipërisë dhe më ka treguar para shumë vjetësh se në krahinë  e Kolonjës, ajo kishte dëgjuar një legjende ose një gojëdhënë siç e thoni ju  për mërgimin e një pjesë   në lindje të Gadishullit Ballkanik. Një pjesë e popullsisë vendase ka ikur në Bullgarisë në kurbet, dhe pas sundimit turk ata shkonin në lindje të Bullgarisë për shkak se e dinin mirë udhën e mërgimit.

Falë Aleksandër Novik trashëgimia e shqiptarëve në territoret e perandorisë ruse po merr vëmendjen e merituar.

Ai ishte i pranishëm në Kuvendin ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike, që u mbajt në nëntorin e vitit të kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.