“Kanuni i Lekës” në tezën 100 vjeçare të Dr. Martin Ivanaj

E martë, 16 Prill, 2024

Teza e Diplomës se Dr. Martin Ivanaj mbrojtur në Universitetin Mbretëror të Romës (La Sapienza) me 1921, është një studim për ligjet zakonore në fiset e Shqipërisë së Veriut, Trieshi, Hoti dhe Gruda.
Tezën e Dr. Martinit, e bëri të ditur vajza e tij, Drita Ivanaj, në një përkujtimore “Diaspora-djep i kujtesës” me kumtesën “My Father Patriot” (organizuar NYC, nga veprimtarja e mirënjohur, Shqipe Malushi dhe botuar në gazetën Illyria, Prill 1994 nga gazetari Isuf Hajrizi).
Vajza e vetme e Dr. Martinit, Drita Ivanaj, kur u kthye në Shqipëri pas viteve ‘90-të, iu përkushtue mbledhjes së dokumentacionit të familjes, të keqtrajtuara nga fashistët italianë më 1939, kur i bastisën shtëpinë, dhe më vonë, kur iu sekuestrua e gjithë pasuria nga shteti i diktaturës.
Drita Ivanaj, e riatdhesuar pas 54 vitesh, kishte thurur ëndrra për Shqipërinë, gjatë mungesës së padëshiruar. Kur erdhi në Shqipëri, solli me vete projekte që i kishte menduar për t’i zbatuar pasi të rimerrte, çfarë trashëgonte, duke pasë me vete edhe aktin e trashëgimisë nga xhaxhai i saj, Mirashi.
E ngarkuar me shumë përgjegjësi për të evidentuar dy figura të ndritura të drejtësisë dhe arsimit shqiptar, dëshironte krijimin e një qendre kulturore nëpërmjet një Fondacioni me emrin “Martin e Mirash Ivanaj Institut” në Tiranë dhe Neë York, në shërbim të zhvillimit kulturor të rinisë shqiptare.
Për Dritën ishte një maratonë e gjatë lufte për të rimarrë pronësinë e ligjshme dhe njëkohësisht të ligjëronte nga ana juridike ngritjen e Fondacionit që e realizoi në vitin 1995.
Së pari, Drita u kujdes të sillte në Atdhe eshtrat e të jatit, që preheshin për 55 vjet në Turqi, që nga viti 1939, kur u larguan dy vëllezërit, Martin e Mirash. Me rivendosjen e tyre, në një vend të përbashkët, i përjetësoi me Epitafin në pllakën përkujtimore: “Në jetë dhe në vdekje sëbashku për Atdhe”.
Lidhur me studimin shkencor të babait, ajo shkruan: “U deshën mjaft kërkime përgjat 7 dekadash, për të zbuluar tekstin ekzistues të Tezës në arkivat e Universitetit.” (La Sapienza).”
Martin Ivanaj – Doktor në Jurisprudencë 1921

Këtë e realizoi në fund të viteve 1990, pasi nëna e saj e kishte ruajtur me kujdes Diplomën origjinale të Dr. Martinit.
(për dijeni, Zonja e Dr. Martinit, Profesoresha Giuseppina Pogliotti – Ivanaj, me origjinë italiane, iu përshtat familjes shqiptare mrekullisht, duke krijuar një familje në harmoni sëbashku edhe me kunatin, Mirash. Ajo gëzonte respektin e të gjithëve, e quanin Mbretëreshë.
Vlen për t’u përmendur, veprimi tejpamës i Zonjës Ivanaj, kur fashistët e zbuan nga shtëpia, në atë moment të vështirë, mundi të merrte vetëm disa dokumente dhe flamurin shqiptar, që valonte në ballkonin e shtëpisë. Duke i ditur vlerat historike dhe simboliken e flamurit, e ruajti në udhëtimet e gjata Shqipëri, Itali, SH.B.A. E sot, Flamuri i familjes Ivanaj, i kthyer në Atdhe nga Drita, është vendosur në sallën kryesore të Fondacionit, si dekor, një ndër reliket më të çmuara të trashëguara nga familja)
Me punën e kujdesshme të Fondacionit M. & M. Ivanaj (ngritur mbi themelet e shtëpisë së vëllezërve Ivanaj) dhe të përkthyeses zonja Ilirjana Angoni, Teza 100 vjeçare 1921-2021, gjeti dritën e botimit në tri gjuhë, shqip, anglisht dhe origjinali në italisht, nga shtypshkronja “Maluka” Tetor 2021…
Drita në parathënien e Librit, ka përshkruar historinë e familjes fisnore Ivanaj, që daton nga viti 1444, sipas pemës gjenealogjike të regjistruar nga i ati.
Në studimin shkencor, të Dr. Martinit, lidhur me kushtetutën e vjetër, janë të dallueshme vlerat juridike, historiografike, demografike, sociologjike, etnografike… (Dr.Martin Ivanaj, 1888-1940), me origjinë nga Bekaj e Triepshit; student i La Sapiencës për Drejtësi; Kryetar i Gjykatës së Kasacionit i shtetit shqiptar në vitet ‘30-të; kontribues në përmirësimin e legjislacionit shqiptar, si në kodin civil dhe penal, hartues i dy fjalorëve për juristët e rinj. Kishte pikëpamje republikane si mazzinian, ishte shkrimtar e publicist, disa prej shkrimeve, botuar në gazetën “Republika” me vëlla, Mirashin dhe Nikollë Ivanaj)
Vëllezërit Mirash dhe Martin Ivanaj
Vëllezërit Mirash dhe Martin Ivanaj
Dr. Martini, për studimin shkencor shprehet: “Teza e paraqitur prej meje nuk është gjë tjetër veçse frut i vetë përvojave të mija”.
Autori nuk pretendon së në këte tezë të ketë përfshirë gjithë jetën e klaneve fisnore, por është kufizuar në disa dukuri sociale të trashëguara duke bërë ndonjë koment të domosdoshëm pasi “Kanuni i Lekës” nuk ka qenë një ligj i shkruar.
Në Tezë, Autori ka përfshirë një dokument, ku janë përfshirë vërejtjet ndaj një Frati Shqiptar, i cili ishte përpjekur të grumbullonte këto zakone, të cilat i kishte botuar në revistën shqiptare “Hylli i Dritës” me 1914 .
Në atë shkrim Frati kishte lënë shënimin: “I lutemi çdo famulltari të klaneve Fisnore Shqiptare që t’i krahasojnë këto shënime një për një me ligjet e klanit fisnor të vet dhe të vejnë në dijeni për pasaktësitë dhe ndryshimet që mund të hasen…”
Kështu autori i Tezës, duke e studiuar në detaje përmbledhjen e ligjeve nga Frati, zbulon disa pasaktësi duke theksuar se nuk janë ato zakone në fuqi ndër klanet fisnore.
Origjina e Ivanajve nga Trieshi e bënte më të afërt autorin me njohjen e këtyre zakoneve. Dr. Martini kishte bindjen, siç e shkruan në studimin e tij, se elementët përbërës në Kanunin e Lekës, ishin të përmbledhura shkurt, dhe kishin ngjashmëri me ligjet e Dymbëdhjetë Tabelave (grup ligjesh të hartuara në vitin 451-450 para Krishtit në Romën e Lashtë.
12 Tabelat formonin themelin e të Drejtës Romake për 1000 vjet, që kishin peshën e autoritetit në tërësinë e shërbimeve)
Dr. Martini, vërejtjet që i bëri shkrimit të Fratit, i ka shkruar dhe firmosur duke i përfshirë në Tezë, për tre institucionet kryesore: Kisha, Familja dhe Martesa.
Vërejtjet që i bën Fratit, për disa rregulla të Kishës, sikur autoriteti kishtar merrte vendime për ndëshkime të rënda, për abuzuesit ndaj priftit a punonjësve të Kishës. Autori ndër të tjera sqaron se, në raste pakënaqësie a kundërshtie ndaj punonjësve të kishës, eprorët i transferonin punonjësit e tyre, për të evituar ndonjë konflikt, por kurrë të përdornin forcën, ndaj tyre, sepse feja kristiane, që mundi të depërtonte, ishte përshtatur më së miri zakoneve vendore të drejtësisë.
Për institucionin e Martesës, ngjarja më e gëzueshme e familjes, Frati shkruante se shpenzimet e ceremonive, ishin të paracaktuara për të gjithë njësoj. Në sqarimin e Autorit, shpenzimet për martesat, bëheshin në vartësi të pasurisë dhe miqësisë, që kishte familja fisnore…
Për institucionin e Familjes, Autori, jep më shumë detaje;
Frati shkruante: “Babai, kishte të drejtë të dënonte me goditje djalin e tij të pabindur, ose ta linte pa trashëgimi…” Duke e mohuar me bindje të plotë ekzistencën e një ligji të tillë, që pranonte këte mizori, Autori e argumenonte se kjo binte në kundërshtim me konceptin për nderin që kanë shqiptarët, lidhur me individët, që mbajnë armë që në moshën 15 vjeç. Ata me armët në brez, kurrë nuk e ulin veten të poshtërohen nga kushdoqoftë.
Në kundërshtim me Fratin, se djemtë që jetojnë së bashku me babain nuk mund të shkëputen… Autori i Tezës shkruan: “…bijtë mund të ndahen nga babai jo vetëm pas vdekjes tij, por edhe përpara duke marrë secili pjesën nga pasuritë e familjes, mundet edhe një i vetëm nga djemtë të kërkojë ndarjen, kur nuk ka dëshirë të jetojë në bashkësi, pavarësisht nëse është i martuar ose jo!”
Në këte vështrim autori sjellë një risi kur shkruan: “Nëse zakonet nuk do të ishin modifikuar në këtë mënyrë, duke e kufizuar autoritetin e babait, jeta do të ishte e pamundur në këto male, në një shoqëri primitive, ku njerëzit kishin një koncept shumë të larta për lirinë personale…”
Lidhur me risinë që sjell Dr. Martini në modifikimin e ligjeve, kur po mbronte Tezën në Romë, më 1921, përkon me udhëtimin, në Malësi të Madhe, të shkrimtares amerikane, Rose Wilder Lane, e cila vinte si misionare e Kryqit Kuq. Ajo iu përkushtua këtij misioni, për të ndihmuar refugjatët kosovarë që ishin shpërngulur forcërisht nga dhuna serbe.
Ajo e kishte qëndrimin në Shkodër, ku ishte Komiteti i Mbrojtjes…
Shkrimtarja R. W. Lane, përshtypjet e udhëtimit në Veri të Shqipërisë, i përmblodhi në veprën “The Peaks of Shala” ku ndër të tjera, shkruante për një ngjarje, ku kishte qenë e pranishme në një familje fisnore. (çka vërteton risitë që solli Dr. Martini, në modifikimin e ligjeve.)
Krerët e fisit të mbledhur në atë kuvend, po debatonin me nusen 21 vjeçare, të cilës serbët i kishin vrarë burrin. Ajo kërkonte të ndahej nga fisi dhe të vejnonte me dy fëmijët e saj, në shtëpinë që kishte ndërtuar me të shoqin, i cili e kishte shprehur qëndrimin e tij për të jetuar më vete.
Rose i shkroi fjalët e malësores “rebele”: “Këtë shtëpi e kam ndërtuar me burrin tim… këtu do të jetoj unë me dy fëmijët e mi… me këto duar e kam mbuluar çatinë…”
Krerët e fisit të ndodhur në befasi me qëndrimin e malësorës kurajoze, përballë gazetares së huaj, e pyetën Rose: Si veprohet në vendin tuaj? – Rose në vetvete e miratonte kërkesën e gruas guximtare, por siç shkruante: – “ishte jashtë fuqive të mija të interpretimit, që të flisja…”
Sipas ligjit fisnor, gruaja e ve kishte të drejtë të fliste në kuvend. Kërkesa e saj për të qëndruar më vete, ishte vendim i të shoqit, që kur filluan të ndërtonin shtëpinë së bashku, duke e konsideruar pronën e tyre. (Ky rast përputhet me interpretimin e Dr. Martinit, se djali mund të ndahej nga familja fisnore.)
I Pari i Fisit në atë kuvend, nuk mund të qëndronte indiferent pa e sqaruar misionaren amerikane për debatin. Ai duke iu përmbajtur ligjeve të vjetra, shpjegoi: “Në jetojmë të gjithë bashkë dhe askush nuk mund të thotë se kjo është shtëpia ime… kështu ka qenë edhe përpara se të vijnë Romanët…”
Megjithatë, Rose mendonte se kjo malësore e re nuk do të jetë kurrë e qetë deri sa të marri pronën e saj… Ky debat me krerët e fisit u bë pjesë e asaj filozofie për Rose, që mbronte me forcë pronën private dhe të drejtat e individit gjë që e frymëzoi Rose W. Lane për veprën madhore të saj “Zbulimi i Lirisë”.
Dr. Martini në këtë studim ka evidentue pozicionin dhe vlerësimin e gruas në jetën fisnore, duke cituar edhe disa studiues të huaj.
Sipas ligjeve zakonore, gruaja ishte e privuar nga e drejta e trashëgimisë. Autori e arsyeton se kjo e drejtë, nuk rridhte nga paaftësia e saj juridike, por nga vetë kushtetuta e klanit fisnor për të ruajtur bashkësinë dhe mosndarjen e pasurisë. Gruaja, nga ana tjetër, ishte fuqiplotë në administrimin e pasurisë brenda shtëpisë, në të gjitha drejtimet. Për këtë, Autori shpreh mendimin, se gruaja ishte objekt i një vlerësimi të madh, duke u mbështetur edhe në studiues të huaj.
V. Montegazza, me 1912, shkruante “…gruaja është e shenjtë dhe mund të përshkojë gjerë e gjatë gjithë Shqipërinë, pa pasur rrezik që t’i bien në qafë…”
Gopčevičh shkruante me 1914, “Malësorja nuk është e interesuar aspak për bukurinë e saj, por vetëm për fëmijët e saj…”
Nga Becker 1879-80 “Shqipëria dhe Shqiptarët”, “Gruaja është më e respektuar në Shqipëri se sa në vendet e qytetëruara… në malet shqiptare, mbrojtja më e mirë që mund të gjejë një udhëtar i huaj, është nga një grua, kur ajo merr përsipër që t’i shërbejë atij si udhërrëfyes… Brenda shtëpisë saj ajo është zonjë absolute dhe i mban me aq krenari çelsat në brezin e saj sa edhe burri mban armët dhe shpesh merr këshilla prej saj, madje edhe për çështje të vështira. Burri që do të vriste një grua do të ishte i çnderuar dhe do të dëbohej nga klani i tij fisnor…”
Dr. Martini në respektin për gruan, miratonte ligjin për martesat larg fisit deri në brezin e 9 dhe 10, “Jo martesa brenda Fisit, në nivelin e quajtur kushërinj, qofshin edhe të tretë dhe të katërt…”
Sipas këtij zakoni, nusja kërkohej në një fis tjetër, ku nuk kishte lidhje gjaku. Këte ligj, Dr. Martini e miratonte “për të ruajtur të pastër, të fortë dhe të qëndrueshme racën dhe mos tjetërsoheshin pasuritë që ata zotëronin…”
Këtë autori e quan “nen të mençur” duke i quajtur këto ligje, hyjnore, që ruheshin edhe më mirë në trashëgiminë e brezave. (mund të ilustrohet me Ciklin e Kreshnikëve… për martesën shumë larg fisit malësori i ri shprehet:
“Se gjithë vashat e Jutbinës, ku janë/ bash si motra qi po m’duken”)
Një tjetër vështrim tjetër për gruan nga autori është, kur gruaja heq dorë nga martesa duke marrë përsipër një mision më të madh të quajtur “Murgëneshë”, “Burrneshë”, “Virgjëreshë” (Murgëneshë dallohet nga misioni i Murgeshës)
Ky institucion i moralshëm, sipas autorit, e kishte zanafillën në kohë shumë të lashta.
Ky intitucion i jep të drejtën vajzës, të trashëgojë pasuri, të bëjë marrëveshje, të jetë fuqiplotë në hartimin e marrëveshjeve prej saj, të ketë votën në kuvende, ndërsa në drejtim të gjakmarrjes, ajo mbetej grua, edhe pse mund të mbante edhe armë .
Ilustrimi më i përshtatshëm për këtë qëndrim të moralshëm është një personazh historik i njohur Tringë Smajlja, së cilës, At Fishta i ngriti lapidar ne veprën madhore “Lahuta e Malcisë”. Burrnesha si bëri betimin se do të ishte krah luftëtarëve (kur babanë ia syrgjynosën Turqit dhe vëllezërit mbeten në beteja të përgjakshme) veshi çakçirët, ngjeshi armët brezit dhe iu ngjit malit në kulmin e kryengritjes së vitit 1911, duke marrë pjesë në luftime direkte deri në majë të Deçiqit, si luftëtare e sprovuar. Heroina ishte aty, kur ngritën Flamurin e Skënderbeut me 6 Prill 1911. Gjithashtu ajo u dallua në pjesëmarrjen direkte në Kuvendin Historik të Gërçës 10-23 Qershor 1911. Ishte gruaja e parë që mori pjesë në një kuvend historik, duke u trajtuar si e barabartë me hartuesit e Memorandumit që kishte në themel Autonominë e Shqipërisë.
Ajo edhe pas 1912 vazhdoj me armë në dorë dhe të gjithë trashëgiminë e përdori për bamirësi në hapjen e shkollave shqipe, si një traditë e hershme, ku pranë çdo Kishe ndërtohej një shkollë shqipe…
Në studimin e Dr. Martinit është me rëndësi paraqitja e periudhave historike nëpër të cilat ka kaluar populli Shqiptar i sulmuar ndër shekuj dhe i penguar të përfitojë nga arritjet e popujve të tjerë. Atëhere në këto kushte lind pyetja: Si kanë arritur të ruhen këto ligje të pashkruara!? Këtë Autori e shpjegon me ruajtjen e gjuhës shqipe që nga kohët prehistorike si gjuha ma e vjetër me bazë Indo-Europiane. Gjuha shqipe, sipas Autorit, nuk ka rrjedhur nga gjuhë të tjera dhe si e tillë ka ruajtur ligjet e trashëguara, që janë para Justinianit (Justiniani 482-565, lindur në Dardani, një fshat në jug të Nishit. Ndër Perandorët më të mëdhenj të perandorisë Romake e Bizantine, njeriu më i kulturuar i shekullit të vet, i cili hodhi themelet e të drejtës moderne, i quajtur “Kodi i Justinianit” që edhe sot studiohet në të drejtën Romake.)
Si kanë mundur të mbijetojnë ato ligje të pashkruara mijëra vjeçare pa pasur institucionet përkatëse fizike dhe që vepronin si institucione.
Në këtë administrim, Autori përmend Kuvendin, që kishte pushtetin sovran dhe mblidhesh dy herë në vit, në pranverë e në vjeshtë. Kuvendi ishte Asamblea e Përgjithshme e Popullit, që vendoste për luftën, për paqën, për marrëveshjet dhe kishte rregulla të forta disiplinore.
Pleqësia, ishte institucioni më i lashtë i përbashkët në shumë klane fisnore, ku zgjidheshin krerët më të mençur dhe të vlerësuar i ngjashëm me Senatin Romak. Gjithë kjo administratë, me Prijësa, Kapedanë, Bajraktarë, Vojvodë… mblidheshin në natyrë, pranë kishave ose xhamive. Si shembull jep një vend ku mblidhej Pleqësia duke kujtuar vendin ku gjindet kisha e Shën Palit, që njihet “Kuvendi i Shën Palit”. I gjithë ky organizim ishte nevojë e imponuar ndër kohëra, nga jeta primitive, por edhe nga pozicioni gjeografik, për mbrojtjen nga një rrezik i jashtëm.
Nga ky organizim, pasuritë materiale dhe shpirtërore të shqiptarit ishin të garantuara nga gjykata e klanit fisnor, nga Pleqësia. Por sipas autorit, kujdestar i vetëm i pasurive shpirtërore të shqiptarit ishte vetë Shqiptari, i takonte nderit të tij për t’i mbrojtur.
Ky koncept i shqiptarit ndryshonte nga ai që ekzistonte në kombet e tjera të qytetëruara: Sipas atyre ligjeve, “Ai që nuk është në gjendje të mbrojë nderin, është i padenjë të mbrojë emrin e tij…”
Kjo ishte arsyeja pse burri duhej të mbante armë, dhe pse duhej t’i nënshtrohej ligjit të hakmarrjes, kur i cënohej nderi, ose i vritej një i afërm i fisit, i gjakut tij.
Autori Tezës, për konceptin e ligjit të hakmarrjes, përmend disa studiues të huaj, A. Baldacci e Vico Mantegazza, të cilët e kishin quajtur këte ligj “zakon të trishtë”, pa analizuar mjedisin dhe shkakun e lejimit të këtij ligji.
Sipas Dr. Martinit, Hakmarrja i përket legjislacionit të Kanunit, në të drejtën e vet, duke e trajtuar fenomenin si pasojë. Sipas këtij legjislacioni, më parë duhet të njihen shkaqet që e provokojnë hakmarrjen.
Për këtë Autori, përmend ligjet në vendet e qytetëruara, ku vrasja ndëshkohesh me dënim kapital.
Ndërsa sipas Kanunit, institucioni kryesor zbatues i këtij ligji, ishte familja fisnore, Pleqësia, që funksiononte si Gjykatë e Lartë dhe ishin vetë anëtarët e familjes që merrnin vendimin, të cilat ishin më legjitime se sa gjykata e përbërë nga persona të huaj.
Ata i merrnin vendimet duke e studiuar rastin me gjakftohtësi dhe secili duhej të ishte gjykatës i veprimeve të tij dhe të dallonte krimin nga ndëshkimi.
Nga ligji i hakmarrjes, gruaja ishte e përjashtuar, ajo ishte e vlerësuar në shtëpinë e vet edhe pse nuk trashëgonte pasuri, ajo ishte e lirë të dilte nga shtëpia, të udhëtonte e vetme e pakërcënuar, atë e mbronte ligji.
(Shembull për këtë mund të marrim një nga motrat e Dr. Martinit, e cila ishte e martuar në Malësinë e Mbishkodrës. Shkodranët e përmendnin me respekt rastin kur ajo zbriste shpesh në qytet, vinte e vetme, për të takuar vëllanë, Mirashin, asokohe drejtor i Gjimnazit të Shtetit. Kur i shihnin motër e vëlla duke shetitur në Pjacë, binte në sy Motra me xhubletën madhështore, krah vëllait, (personalitet i nderuar) duke ecur krenar, në qendrën e kulturës shqiptare, por duke sfiduar kështu fanatizmin, ku shumë gra nga dy religjionet, dilnin të mbuluara…
Një vështrim më vete Dr. Martini ia ka kushtuar ndikimit që kanë pasur sadopak pushtuesit ndër kohra mbi këto ligje të vjetra. Në gjithë organizimin e emërtimeve në Kushtetutën e vjetër, pati ndonjë ndikim të huaj si Vojvoda, Gospodar, Giobari (gjobëvënësi). Nga mbizotërimi Serb, apo nga ndikimi turk si Bajraktar, Kapedan… Megjithatë pushtuesit nuk arritën t’i nënshtronin klanet fisnore të Shqipërisë veriore, dhe as t’iu impononin ligjet e tyre.
Këtë e vërteton dokumenti i Stefan Dushanit, i cili me 1349 nxori ligjin e parë, “Codex Stephan Dusan”, ku e shpallte veten si sundimtar (perandor) i Serbëve, Shqiptarëve…
Autori si njohës i këtij kodi, evidentoi nenin XXXIII të kësaj legjislature, që ndalonte të huajt, të vendoseshin në kullotat dhe fshatrat shqiptare. Një nen që sanksiononte autonominë e klaneve fisnore të Shqipërisë së Veriut… (për dijeni, dy vite mbas Tezës së Dr. Martinit, i vëllai, Mirashi, mbasi e kishte mbrojtur tezen e parë të Literaturës në La Sapienza, me 1923, mbrojti një Tezë tjetër të Laurës në Jurisprudencë me temë: Kodi i Stefan Dushanit shek, XIV…)
Prof. Mirashi si erudit e poliglot e përktheu lënden nga sllavishtja e vjetër dhe pas një studimi analitik, shkencor, Teza origjinale doli e përkryer. Këtij studimi shkencor, të shkruar për herë të parë, siç e dëshmonte vetë Mirashi në letren që i dërgoi të vëllait në Korçë “Tesi asht mjaft i vështirë se e baj në një fushë në të cilën kurrkush nuk e ka punue…”
Këtij studimi origjinal analitik-shkencor, i bëri jehonë gazeta e përditshme e Romës “Nuovo Paese” duke vlerësuar me nota të larta, studentin Shqiptar, Mirash Ivanaj!
Sipas Autorit, treva më tipike që ka ruajtur këto zakone të pandryshuara, është Shqipëria Veriore, të cilën e quante “Qendra e Ilirisë Klasike Fisnore” ku as legjionet romake, as hordhitë barbare Sllavo-turke nuk munden t’i dominonin.
Feja kristiane (katolike) ishte fuqia e vetme, që depërtoi, duke iu përshtatur më së miri dokeve dhe zakoneve vendore, qofshin edhe me elemente pagane duke u ruajtur ndaj prurjeve të huaja. (Ishte Perandori i Romës, me origjinë ilire, Kostandini i Madh 274-337, që toleroi krishtërimin në perandorinë e tij)
Këto ligje të përmbledhura, që kanë drejtuar jetën sociale në klanet fisnore të Shqipërisë së Veriut, janë të njohura si “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, shek. XV, (Pali, babai i Lekës kishte zotërimet e tij në rajonin e Dukagjinit)
Pyetja e Autorit – Pse këto klane fisnore të kenë jetuar pa ligje përpara shek. XV, kur nuk kanë pasë ndonjë ndryshim në jetën e tyre sociale që të përligjë një reformë të tillë!?
Ata që e pranonin “Kanunin e Lekës” të shek.15, si fillesë ishin studiues të huaj si E. Barbarich dhe A. Galanti, duke mohuar kushtetutën e vjetër 3000 vjeçare të një shoqërie luftarake.
Ndërsa disa autorë të tjerë kishin mendim tjetër se emri i Lekës rrjedh nga Aleksandri i Madh, i fiseve Ilire, dhe se këto ligje kishin shtrirje edhe në jug. Sipas tyre, këto ligje pagane nuk mund t’i bënte një Princ i vetëm, siç ishte Leka!
Mendimet e studiuesve të huaj, edhe pse të kundërta, argumentimi i Autorit të Tezës, është bindës, duke i paraqitur, si ligje Iliro-Shqiptare dhe pararomake.
Autori për të vërtetuar se sa fuqi pati ruajtja e gjuhës shqipe në trashëgiminë e ligjeve fisnore, vë theksin në vendimet e Kongresit të Berlinit, që një pjesë të Malësisë, siç ishte Trieshi, ia aneksuan Malit të Zi. Banorët edhe pse i ndanë me kufij nuk e ndryshuan gjuhën mijëra vjeçare. (Ishte xhaxhai i Martinit e Mirashit, Lekë Ivanaj, të detyruar të jetonin të ndarë, bashkohesh në kuvende me shqiptarët, për të kundërshtuar ndaj padrejtësive, që i bëheshin popullit shqiptar. Ai ishte pjesëmarrës aktiv në “Lidhjen e Prizrenit” dhe në grupime të tjera. Për këtë aktivitet, gjeti edhe vdekjen nga armiqtë malazezë.
Një gjë që më tërhoqi vëmendjen në studimin e Dr. Martinit, ishte një paragraf titulluar: Statistika.
Demografia, megjithëse shkencë e re, është e përfshirë në Tezën e Dr. Martinit, për të vërtetuar se në lëvizjet e banorëve, nga një vend në tjetrin, kudo që shkuan, ruajtën etninë, gjuhën dhe ligjet fisnore.
Ndër këto lëvizje është përmendur edhe Pali, babai i Lekë Dukagjinit, i cili u vendos në Mirëditë pas vërshimi turk, me statusin social-ekonomik, që kishte në vendin e vet.
Atje, djali i tij Leka, përmblodhi ligjet e pashkruara dhe u bë i njohur me veprën “Kanuni i Lekë Dukagjinit. (në këte lëvizje njerëzish, vlen për t’u përmendur edhe babai i Dr. Martinit, Doda, i cili si armik i betuar i pushtesve, ishte dënuar dy herë me vdekje nga qeveria turke, për pasojë iu shkatërrue pasuria. Djemtë e tij që provuan varfërinë, por me dëshirën për të studiuar në shkolla të larta,e realizuan qëllimin duke punuar njëkohësisht, gjatë studimeve që dijet e tyre t’i venin në shërbim të popullit shqiptar.)
Për këtë Autori jep një informacion duke e paraqitur grafikisht shpërndarjen e popullsisë sipas klaneve, duke krahasuar regjistrimet e studiuesve të huaj, Baldacci, Barbarich, Gopsecevich, të cilët kishin pasqyruar në shifra shpërndarjen e popullsisë në katolikë e muslimanë, për Hot-Grudë-Triesh.
Me një kalkulim të thjeshtë nga shifrat krahasuese, Autori, kishte nxjerrë një mesatare të përafërt. (Kjo i interesonte për të vërtetue se edhe në popullsinë e konvertuar në një tjetër religjion, ligjet fisnore, si normë juridike, nuk ishin ndryshuar…)
Nga kjo rezultonte se: Në Triesh ishin të regjistruar 150 familje me 1500 banorë, të gjithë katolikë, ku shtriheshin në një sipërfaqe me 30 km2… Në Grudë, 400 familje me 4200 banorë në sip. 70 km2, nga këta 2000 katolikë dhe 2200 muslimanë. Hoti me 600 familje me 9500 banorë në një sipërfaqe 120 km2. Nga këta 9440 katolikë dhe 60 muslimanë .Mesatarja e popullsisë për tri krahinat ishte 67 banorë për km2.
Në ndarjen administrative sipas klaneve, Autori ka evidentue: 40 klanet në Hot-Grudë-Triesh, duke i quajtur, klane të pavarur.
Ndërsa për 5 klanet fisnore të Mirëditës, (ka një risi të rëndësishme), i ka përmbledhur në një Konfederatë. Në këtë administrim të ri, ishin shkrirë postet e klanit fisnor, duke krijuar një post drejtues me Princin suprem, Kapidanin, i cili kishte pushtet administrativ dhe ekzekutiv, por jo legjislativ, duke ruajtur kështu, Pleqësinë, si institucionin më të lartë të përbashkët…
Këto fakte janë të detajuara në studimin e Autorit duke dhënë gjithë administrimin sipas legjislaturës së Kushtetutës së vjetër.
Ky studim shkencor, mendoj se është me vlerë për demografët e sociologët, e sidomos për albanologët dhe studentët e jurisprudencës, që studiojnë kodet e vjetra, për të bërë krahasimin. Për sa i përket emërtimeve, Autori ka dhënë spjegime të veçanta, për etimologjinë e fjalëve, në shërbim të risisë: “përmirësimi i ligjeve, sipas etapave të ndryshme të historisë.” (marrë nga përkthimi shqip)
Teza 100 vjeçare dhe shumë studime të tjera të Dr. Martinit, për përmirësimin e Kodit Civil dhe Kodit Penal, gjatë ushtrimit të profesionit, në shërbim të drejtësisë shqiptare, janë me vlerë për juristët e rinj dhe studiuesit e Kodeve të Vjetra.
Këto ligje zakonore të Shqipërisë së Veriut Hot, Grudë, Triesh, Dr. Martini i ka trajtuar nga ana juridike, siç e thekson ai vetë “frut i përvojave të mija…”.
Ndërsa bashkëkohësi i tij Patër Anton Harapi, këto ligje i ka dokumentuar me ngjarje dhe personazhe realë, në kryevepren “Andrra e Pretashit”. Padër Antoni, si misionar, i ka jetuar, zbatuar dhe dokumentuar, Kodet e Malësisë, po në këto zona Hot, Grudë, Triepsh. (shqiptim i P. Anton Harapi)
Dr. Martini dhe Patër Antoni kanë një vitlindje me 1888, por edhe pse ndryshon vendlindja e tyre, Dr. Martini malësor buzë ujërave të Cemit e Patër Antoni shirokas, buzë Liqenit të Shkodrës, të dy si edhe shumë të tjerë e lartësuan Kanunin, ku disa ligje Dr. Martini i quante hyjnore; ndërsa Patër Antoni, duke i qëndruar korrekt Kanunit, me qartësi mendimi dhe shpirtit human i aktivizoi ato ligje, në emën të nderit dhe lirisë, duke i mobilizuar dhe drejtuar burrat e Malësisë në çështjen e bashkimit me shtetin amë. (Kujto memorandumet, peticionet… Demostratat e vitit 1918, në Shkodër të organizuara prej tij)
Me rëndësi për Dr. Martinin, ishte trashëgimia e ligjeve 3000 vjeçare, që ishin ruajtur vetëm prej gjuhës shqipe. Po këtë gjuhë të vjetër e gjejmë të pastër tek personazhet realë në veprën “Andrra e Pretashit”. Aty ku, Gurra Popullore, e pashterrshme, rrjedh natyrshëm në biseda e kuvende, me fjalë të urta, e shprehje të bukura popullore, me poezi si në Ciklin e Kreshnikëve, duke ngritur lart vitytet e bukura të shqiptarëve me të cilat siç thotë autori “Do ta ngrehim madhninë e kombit tonë…”
Në një mendim janë dy autorët (Dr. Martini dhe Patër Antoni) për ligjin e Hakmarrjes. Në tezën e Dr. Martinit, hakmarrja, si nen i legjislacionit të Kanunit, është dhënë në të drejtën e vet, duke e trajtuar fenomenin si pasojë dhe Institucionin kryesor zbatues, “Familjen Fisnore” që vepronte si “Gjykatë e Lartë” ku secili anëtar ishte gjykatës i veprimeve të tij.
Këtij ligji, Autor i Tezës, i ka bashkëngjitur edhe Faljen, si normë juridike shumë e lashtë dhe si institucion me rëndësi të veçantë që e lartësonte dhe e fisnikëronte malësorin. Me të drejtë, ky ligj, ishte shumë efektiv për kulturën juridike e sociale dhe etikën, në një shoqëri primitive, aq shumë i domosdoshëm edhe për shoqërinë tonë sot.
Patër Antoni, si njohës në themel i ligjit të hakmarrjes, e dokumentoi ngjarjen e jetuar në veprën ‘“Andrra e Pretashit”, ku dha kontributin njerëzor e shpirtëror duke i dhënë përparësi një zakoni të lashtë fisnor Pajtimit. Si gojëtar i paqtë dhe mendimtar i kthjellët, At Antoni e drejtonte biseden në kuvend, duke i prekur burrat në virtytet që trashëgonin dhe në ligjet që i zbatonin.
Preludi i veprës zë fill me një andërr, që u shndërrua në një realitet të prekshëm duke përjetësuar në një memorial të lavdishëm virtytet e larta shqiptare, “kishte pasë kenë profeci, të cilën e prita edhe e pa’sh të vërtetueme” P. Anton Harapi.
Nëpërmjet këtij dokumenti, për doket e banorve të Cemit u tregoi brezave “fisnikin’ e madhninë” shpirtërore të shqiptarit. Tregimtari ishte vetë Autori që luajti rolin kryesor, në ndërmjetësimin e dy fiseve në armiqësi, duke realizuar pajtimin si mision humanitar, si një bamirësi dhe Faljen, si normë juridike dhe morale.
Me fjalë zemre, arriti të ulë në një sofër, bukëdhanësit e Triepshit, me të urtët e Grudës: “Kjoshi faqebardhë more Triepsh, Zoti ua mbajtë nderën e burrninë, Ata i pastë Zoti në Lumni, e ne na shtiftë dashtninë e vllaznimin.
Pirolla (i lumtë) i kjoftë edhe Grudës, se tue ma shikjue fjalën e hatrin, ka lanë nderë e i ka zbardhë faqen vetit, kjoshi, pleqnoshi të dyja palët .
Për të mirë u piftë sot e mbrapa në këte truell e ndër të dy bajrakët…”
Patër Antoni e njihte mirë filozofinë dhe kulturën e Malësorit. Si psikolog e sociolog i vërtetë e kultivonte këtë mendësi mijëra vjeçare, si një filozofi humaniste, që duke i bërë të vetëdijshëm burrat për vendimet, çlironte energji pozitive, duke i dhënë fiseve një produkt të çmuar për vazhdimësi, duke ua përmendur atyre vlerat: “Hoti asht i përmendun për gisht (pushkë) e trimni, Gruda për urti, Triepshi për bukëdhanës…”
Patër Antoni, si luftëtar i vendosur i bashkimit kombëtar u bë udhërrëfyes për malësorët, duke vënë gjithë dituritë e tij, politike, juridike e diplomatike për “me i ngjitë” këto troje me trungun amë, duke parë një dritë në 14 pikat e Wilson-it.
Oratoria dhe forca e fjalës e Patër Antonit në kuvend peshonte rëndë.
“Na kndej Cemit na përket me luejtë për së gjalli, me dalë e me lypë Shqipninë… se po mbet Shqipnia, Shqipni s’ka si ban pa këta bajrakë të parë, Hot e Grudë e Triepsh…” f. 25
“Ai i pari i Amerikës paska qitë e lypë 14 pika, kur thotë edhe, se kush asht nji gjuhë do të rrijë mënja… e thom se edhe këta bajraktarët tanë do të vijë dita të njiten me Shqipni” f. 26
Malësorët iu përgjigjen menjiherë thirrjes së Patër Antonit. Ata demostruan në Shkodër me 1918, me thirrjet “Hot e Grudë janë betue// Pa gjak malet mos me i lshue//”
Si rrjedhojë u hartua Peticioni (me ndihmën edhe të Fishtës e Gurakuqit) nga 200 pjesëmarrës prej tre Bajrakëve, Paria e tyre firmosi peticionin që ia drejtuan Konferencës së Paqes në Paris dhe ministrave të jashtëm, të fuqive të mëdha (Sh.B.A, Angli, Francë, Itali)
Pasqyrimi i këtij dokumentacioni me persona realë… për çështjet politike e patriotike, i kanë dhënë veprës “Andrra e Pretashit” një tjetër dimension duke zgjeruar kërkesat tek fuqitë e mëdha për zgjidhjen e çështjes kombëtare.
“Kishim ngrehë në Shkodër nji farë Bashkije të përkohëshme me flamur të Shqipnisë, për Hot, Grudë, Triepsh, në shpënesë, se me zbatimin e 14 pikave të Wilson-it mbas parimit të njinis së gjuhës… me dëshmue shqiptarët për Hot, Grudë e Triepsh…”
Këtë frymë shprese pro amerikane, që përhapi Patër Anton Harapi dhe patriotët e tjerë për bashkimin e natyrshëm të Shqipërisë është edhe sot në vëmendjen e gjithë shqiptarëve, ndaj këtij Aleati të Madh, për të realizuar “Andrrën Shekullore” gjithëkombëtare. /Dielli/
Nga Pertefe Leka
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 