“Sot është 105 vjetori i publikimit të numrit të parë të periodikut dyjavor “Ylli i Mëngjesit”, që Parashqevi Qiriazi botoi gjatë periudhës që qëndroi në Amerikë. Në deklaratën e pronësisë së revistës, Parashqevi Qiriazi është regjistruar si botuese, drejtuese dhe pronare e periodikut. Kjo periudhë tranzitimi në truallin Amerikan e intesifikoi akoma e më shumë aktivitetin politik, diplomatik dhe publiçistik të motrave Qiriazi dhe Kristo Dakos. Pikërisht ky aktivizim patriotik gjithpërfshirës gjen pasqyrim në faqet e periodikut ku përfshihen emra të njohur të rilindasve më të angazhuar të kohës.
Një rendësi të veçantë kishte pikërisht trajtimi i çështjeve të politikës së brendshme e të jashtme e cila gjente hapësirë në një rubrikë të veçantë ku autori dhe redaktori ishte Kristo Dako. Periodiku “Ylli i Mëngjesit”, me karakter thellësisht politik, kishte për qëllim dy misione të rëndësishme që qëndrojnë të pandara me njëra-tjetrën gjatë gjithë kohës së botimit, prej vitit 1917 deri në vitin 1920. Së pari qëllimi ishte sensibilizimi i komunitetit Shqiptar në Amerikë dhe ky vizion gjen shprehjen e saj që në faqen e parë ku lexohet në gjuhën angleze: “Albanian fortnightly review, dedicated to the enlightment and uplift of the Albanian people”, por ky qëllim nuk mund të shikohej i ndarë nga lobimi për çështjen Shqiptare në qarqet më të larta Amerikane. Një aspekt tjetër që e dallon periodikun “Ylli i Mëngjesit”, duke konsultuar edhe vetëm titullin e artikujve, është përmbajtja krejtësisht laike që përfaqeson një file rouge që perkufizon veprimtarinë partriotike të përhershme të familjes tonë shqiptaro ortodokse.
Edhe pse u botua në një periudhë jo të gjatë, u publikuan 36 numra, në 3 volume dhe periodiku doli rregullisht dy herë në muaj deri nga mesi i vitit të dytë e më pas filloi të dilte një herë në muaj. Interesant është fakti që gjatë vitit të tretë të botimit të periodikut pati një ndërprerje prej nëntë muajsh dhe kjo periudhë përkon me pjesmarrjen e Parashqevisë si delegate në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Numri i fundit i “Ylli i Mëngjesit” u botua në shtator të vitit 1920. Për t’u njohur me larminë e tematikave të trajtuara dhe autorët e ndryshëm që kanë shkruar po ju japim permbledhjen e titujve të tre numrave të parë.”
Volumi 1, numri 1, 15 janar 1917 1. Fleta e editorit. Shënime të shkurtra dhe vlera e arsimit. 2. Dy fillo-shqiptarë të çkëlqyer : Ch.Crane, autor Christo A. Dako, shkrimi mbi Frederic Howe, autor K. Dako dhe një shkrim tjetër nga Hamit Lumi për Ch.Crane 3. Kqyrje politike autor Christo A. Dako 4. Kujtime të paharruara, Sevasti Qiriazi 5. Disa shënime përmi higjienën shkruar nga Eleni Trajan 6. Poezi Dituria autor Gjerasim Qiriazi – vëllai i motrave Qiriazi dhe Toskua dhe Moskua me autor M.T. Koroni 7. Tregtari i Venetisë nga Charles and Mary Lamb, përkthyer nga Eleni Trajani 8. Kuvendi II i Partisë Zonjavet për Paqe 9. Rregullat e mbledhjeve (detyrat e chairmanit), autor Christo A. Dako 10. Zbavitje, Lindur në janar, shkruan Plaku 11. Lodra dhe problema.
Volumi 1, numri 2, 30 janar 1917
- Fleta e editorit. Arsimi dhe vlera e tij 2. Kqyrje politike, autor Christo A. Dako 3. Dy fillo shqiptarë z dhe znj Arthur Baldwin, autor Christo A.Dako 4. Kujtime të paharruara, autore Sevasti Qiriazi 5. E nderuara Z. L.J. Byington 6. Nga rregullat e mbledhjeve detyra e sekretarit, autor Christo A.Dako 7.Hamleti, princi i Danimarkës, përkthyer nga Eleni Trajani 8. Nisja e zjarrit në Toskëri, autor Sotir Dh. Treska 9. Fuqija dhe detyra e shtypit, autor Christo A.Dako 10. Zëri i arberesht (vjershë), poezi e autorit M.T. Koroni 11. Karakteri i G. Uashingtonit 12. Thomas A. Edison 13. Zbavitje dhe problema pa autor 14. Fjalët e fundit të Skënderbeut nga literatura popullore.
Volumi 1, numri 3, 15 shkurt 1917
- Fleta e editorit. Presidenti Uillson dhe Ylli i Mëngjesit. Shënime të shkurtra për arsimin 2. The Albanians, autor Christo Dako; 3. Kqyrje politike, autor Christo Dako 4. Një pjekje me Naim Be Frashërin, autore Sevasti Qirias Dako 5. Qysh u bë shqiptarofill Aubrey Herbert, autor Christo Dako 6. Kujtime të paharruara, Sevasti Qirias Dako- historia e takimit me Edith Durhamin 7. Romeo dhe Julieta, përkthyer nga Eleni Trajani 8. Nisja e zjarrit në Toskëri, autor Sotir Dhosi Treska (pjesa e parë) 9. Të ndryshme, Miku i madh i Shqipërisë për Charles R. Crane, poezi e Adem T.Koroni; Rreth tri varreve, poezi e Ramiz Harzhi – reklama.
Nga Robert Dako
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.