Një politikan shqiptar në Zvicër

E mërkurë, 24 Prill, 2024
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Një politikan shqiptar në Zvicër

Përparim Avdili ka lindur në Zvicër, por nuk e ka mohuar kurrë origjinën shqiptare, përkatësisht nga Kumanova, një qytet që është pjesë e Maqedonisë së Veriut. I rritur dhe shkolluar në Zyrih, Përparimi punon në sistemin bankar prej vitesh. Por së fundmi është përfshirë edhe në politikë. Më 13 shkurt, ai garon për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të Zyrihut, ku kërkon një vend në këshillin bashkiak, nën siglën e Partisë Liberale, FDP.

Në një lidhje me Skype me Ditarin e A2 CNN, Avdili tregon synimet për një mandat të dytë, por edhe ndryshimet e fushatave zgjedhore mes Zvicrës dhe vendeve të Ballkanit. “Këtu qytetarët janë të vetëdijshëm për bindjet e tyre, nuk ka nevojë të organizosh mitingje të mëdha. Organizuam një takim me shumicën e kandidatëve, dhe erdhën vetëm 50 persona. Diçka e paimagjinueshme për në Ballkan. Shumica informohen nga programet e partive dhe kandidatëve, përmes mediave tradicionale dhe atyre sociale”, tregon Avdili.

Ai tregon që, edhe pse shqiptarët janë të përfshirë në partitë politike, bashkëkombësit e tyre nuk janë shumë të interesuar për të marrë pjesë në zgjedhje. “Pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet komunale është diku te 15%, edhe pse kanë nënshtetësi zvicerane, nuk marrin pjesë. Dhe unë dua t’u tregoj që ia vlen. Brenda partisë liberale janë edhe 3 femra të tjera shqiptare, që nuk kanë post aktualisht. Edhe te partitë e majta ka disa kandidatë në lista. Por prapë jemi kundërshtarë politikë, në aspektin ideologjik, kuptohet. Në Zvicër janë 350-400 mijë shqiptarë. Që është shumë se 8 milionë banorë janë në total”.

Avdili thotë se është i përqendruar te karriera profesionale, dhe se politikën e bën për pasion. Ai është i hapur për mundësinë që nga parlamenti i qytetit të kalojë në atë kombëtar. Por i pyetur nëse do të merrte në konsideratë kthimin në Shqipëri, ose Maqedoninë e Veriut, për të kontribuar në politikë përgjigjja do të ishte e prerë. “Nuk mendohet dy herë. Përgjigjja do të ishte “jo”. Sepse vendi im është Zyrihu, ne jemi zviceranë me origjinë shqiptare. Bashkëpunim po, sepse origjinën nuk do ta harrojmë asnjë herë”. A2CNN

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 