Finlandë/ Dr. Ardita Jahja një histori suksesi në Universitetin e e Savonis

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Dr. Ardita Hoxha (Jahja), Menaxhere e Kërkimit Shkencor dhe pedagoge në Universitetin e Shkencave Aplikative Savonia në Finlandë flet për “Diellin” e Vatrës në New York, flet për sigurinë ushqimore në nivel global, konsumatorin, projektin e kërkimit shkencor që të përdoret ushqimi i duhur me qëllim që emëtimet e metanit dhe azotit në mjedis të reduktohen. Dr. Ardita Hoxha (Jahja) udhëheq kërkimin shkencor në fushën e zinxhirit ushqimor, dhe ligjeron lëndët si: mirëqenia e kafshëve, bujqësia në nivel global dhe sfidat në zinxhirin ushqimor.
PROJEKTI QË SYNON TË RRISË EKSPERTIZËN E NEUTRALITETIT TË KARBONIT TË FERMAVE BLEGTORALE
Ndryshimet klimatike janë një shqetësim gjithnjë e në rritje në mbarë botën. Për ta frenuar atë, ka nevojë për të gjetur zgjidhje të arsyeshme. Emetimet e metanit nga ripërtypësit dhe çështjet e mirëqenies së kafshëve në veçanti janë shqetësuese si për fermerin ashtu edhe për konsumatorin. Masat për nxitjen e sekuestrimit të karbonit janë fokusuar në prodhimin e bimëve. Nga ana e ushqimit të kafshëve, ka shumë pak risi në reduktimin e metanit nga tretja, duke synuar rendiment dhe rrjedhimisht gjurmë të ulët karboni. Grupi ynë kërkues synon të gjejë mënyra të reja për të reduktuar emetimet e metanit nga blegtoria. Janë marrë rezultate premtuese nga bota mbi efektet e thëngjillit të drurit (biochar) në fiziologjinë e ripërtypësve. Përveç kësaj, plehu i bagëtive që përmban biokarbon dihet se përmirëson gjendjen në rritje të tokës në afat të gjatë. Në ushqimin e kafshëve, biochari është raportuar se përmirëson efikasitetin e ushqimit dhe shëndetin e përgjithshëm të ripërtypësve. Me përdorim më të mirë të ushqimit, emetimet e metanit dhe azotit në mjedis reduktohen. Efektet pozitive në sistemin tretës bazohen në aftësinë e karbonit për t’u lidhur në rumen. Karboni i përdorur në ushqim mund të ndikojë në uljen e sasisë së karbonit nga lopët qumështore dhe ato për majmëri (mish)si dhe në shëndetin e kafshëve, kështu që në një situatë optimale do të ndikohej edhe përfitimi i prodhimit blegtoral. Biochar vështirë se është testuar në një shkallë praktike në fermat e qumështit. Përshtatshmëria e tij në të gjithë zinxhirin ushqimor, duke përfshirë ruajtjen, përzierjen, homogjenitetin, përbërjen e plehut organik dhe funksionin e mbetjeve të plehut organik, duhet të përcaktohet dhe testohet. Projekti synon të adresojë sfidat që lidhen me disponueshmërinë, përdorshmërinë dhe ndikimin e biochar në ushqimin e lopëve qumështore. Qëllimi i studimit, në bashkëpunim me profesionistë të fushave të ndryshme, është të lehtësojë futjen me sukses të një komponenti të ri ushqimor, biochar, në fermat e qumështit. Për më tepër, projekti synon të rrisë ekspertizën e neutralitetit të karbonit të fermave blegtorale në të gjithë zinxhirin e vlerës.
YNDYRAT ME ORIGJINË SHTAZORE TË PASURA ME ACIDE YNDYRORE TË NGOPURA SHKAKTOJNË SËMUNDJE KORONARE
Kërkimet shkencore dhe studimet e doktoratës i kam përfunduar në universitetin e Hohenheim-it në Gjermani. Kam pas fatin të jem pjesë e këtij universiteti me renome në fushën e shkencave bujqësore. Qëllimi kryesor ka qene shqetësimi i vazhdueshëm që yndyrat me origjinë shtazore të pasura me acide yndyrore të ngopura shkaktojnë sëmundje koronare. Një konkludim i tillë rrezikon uljen e konsumit të të produkteve me origjinë shtazore duke shpier në disa raste në kërkimin e burimeve të reja të proteinave. Kjo një sfidë kryesisht pë popullsinë e vendeve në e vendeve në zhvillim. Por, rezultatet nga kërkimet e doktoratës sime dhe të tjera të tilla indikojnë qartë se pasurimi i produkteve me origjinë shtazore me acide yndyrore omega -3 mund të paraqes një mundësi për të rduktuar rreziqet shëndetësore tek njerëzit. Pasurimin e vezëve me acide yndyrore omega-3 mund ta shohim si burim të mirë ushqimore për konsumatorë e vendeve që kanë qasje të ulët në ushqimet nga deti, që janë të pasura me acide yndyrore te pa ngopura. Në kuadër të tezës, kam studiuar efektet e kombinuara të dietave me përmbajtje të ndryshme të acideve yndyrore omega-3 dhe aktivitetit fizik mbi performancën, profilet e acideve yndyrore në të verdhën së vezës, karakteristikat e kockave dhe kam analizuar parametrat fiziologjik. Bazuar në rezultatet e marra, mund të arrihet në përfundimin se:
1. Burimi i yndyrës në dieta ndikoi qartë në peshën e vezës, përqindjen e të verdhës së vezës dhe profilit te acideve yndyrore në vezë. Në ndryshim nga dietat, aktiviteti fizik rutinor shkaktoi një ulje të marrjes së ushqimit dhe prodhimit të vezëve, por nuk ndikoi në peshën e vezës, profilet e acideve yndyrore të të verdhës. Prandaj, burimi i yndyrës dietike ka efekt kyç në performancën dhe cilësinë e produktit.
2. Kombinimi i dietave të pasuruara me burime të ndryshme të acideve yndyrore and aktivitetit fizik të pulave vojse ul rastet e osteoporozës dhe thyerrjes së eshtrave. Prandaj duket se ushtrimet fizike kompensojnë nivelet e ulëta të acideve yndyrore n-3.
3. Burimi i yndyrës në dietë ka ndikim në peshën e pulave vojse dhe disa parametra fiziologjik të gjakut.
NJË SHQIPTARE NË KRYE TË “AGRI-FOOD CLUSTER NORTH SAVO”
Tash e tetë vite unë jetoj e veproj në rajonin perëndimor të Savos. Një rajon ku bujqësia dhe sektori i ushqimit është shumë i zhvilluar. www.agrifoodclusterns.fi Këtë sektor të veçantë e bëjnë inovacionet e shumta. Bashkëpunimi në mes të aktorëve të zinxhirit ushqimor është për çdo lavdatë dhe me shumë suksese të përbashkëta. Por, pë ta bërë këtë të njohur në nivel të bashkimit evropian është dashtë një iniciativë që ky bashkëpunim të jetë formal dhe i bashkuar në cluster dhe ekosistem të clustereve tjera të vendit e EU-së. Nën ushëheqjen time, bashkë me kolegët, pas një pune maratonike me të gjithë akterët e zinxhirit ushqimor kemi arritur të pranohemi ne EU Cluster Collaboration Platform. Ndjehem tejet krenare që në krye të kësaj, sapo të klikoni në platform rezulton emri i një shqipëtareje nga Kosova. Ky angazhim më sjellë shumë mundësi e njohje të reja me biznese, industri ushqimi, fermer e institucione shkendore.
Sherbimet kryesore të klusterit janë:
• Shpërndarja periodike e informacionit
Agri-Food Cluster ofron rregullisht një buletin për të informuar në lidhje me temat aktuale rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe bizneset, dhe sektorin e ushqimit në rajonin verior të Savos. Anëtarët janë të mirëpritur të përdorin buletinin për komunikim.
• Promovimi i aktiviteteve (marketingu)
Nëpërmjet Agri-Food Cluster, anëtarët bëhen pjesë e European Cluster Collaboration Platform. Anëtarët kanë mundësinë të marrin publicitet falas gjatë ngjarjeve të organizuara nga Agri-Food Cluster.
• Mbështetja e transferimit të njohurive
Nëpërmjet Agri-Food Cluster, anëtarët kanë akses në informacion rreth inovacioneve në bujqësi, bizneset rurale dhe sektorin e ushqimit. Nevojat dhe kërkesat trajtohen nga grupi dhe u dërgohen partnerëve të duhur të kërkimit shkencor, zhvillimit dhe këshillimit. Grupi mund të transferojë gjithashtu informacione dhe kërkesa për projektet e studentëve, tezat dhe punë praktike për të rinjtë.
ANGAZHIMI POLITIK NË KUVENDIN KOMUNAL TË QYTETIT IISALMI
Në qershor të këtij vitit 2021 janë mbajtur zgjedhjet komunale në gjithë Finlandën. Partia e qendrës “Keskusta” më nominoi edhe mua për kandidate si asambleiste për qytetin e Iisalmit. Duke pas parasysh që numëri i qytetarëve me origjinë shqipëtare është tejet i vogël (familja ime dhe nje familje tjetër), pastaj i shtoja faktin që si banore e re, 7 vjet në këtë qyet, pritjet për rezultat i kisha minimale. Por, befasia e rezultatit ishte interesante. Nuk arrita të merrja votat si asambleiste por mjaftueshëm që të jem anëtare e bordit të mirëqenies për rajonin dhe përfaqësuese në bordin per edukimin në rajon. Kontributi im në këto borde është proporcionale me atë që mësoj vazhdimisht nga kolegët dhe pasuroj njohuritë në bërjen e politikave për zhvillimin rajonal, me theks të veçantë në mirëqenie, e fokusi im është në konceptin “One Health”- Mirëqenia për kafshët dhe njerëzit në harmoni me mbrojtjen a ambientit.
ANGAZHIMI NE KLUBIN E FUTBOLLIT PK-37
Duke qenë se jam nënë e tre djemëve është e pashmangshme të mos e dua futbollin. Unë jam rritur në një familje ku sporti zinte një vend të rëndësishëm. Duke qene vajza e parë e babait, refer ndërkombëtar i hendbollit, unë u angazhova në hendboll qysh në moshën 9 vjeçare. Vazhdova këtë rrugëtim deri sa u bëra nënë vet. Të njejtë traditë e kam përcjellë tek fëmijët e mi. Djali i madh refer i futbollit, dhe dy të tjerë pjesë e klubit të futbollit për fëmijë, janë arsye e fortë që kam obligim të kontriboj për klubin. Tani para një muaji jam zgjedhur anëtare e bordit të klubit. Unë mendoj fuqishëm që puna vullnetare në vendin ku jeton është me shumë rëndësi, është lokomotivë për integrim në komunitet. Këtë e kam kuptuar edhe nga puna vullnetare që bëj për shoqatën ndërkombëtare të gruas “Zonta”.
FORMIMI PROFESIONAL DHE KARRIERA
Studimet bazë i kam ndjekur në Universitetin e Prishtinës ku edhe jam diplomuar si mjeke veterinare, pastaj vazhdova studimet Master në Universitetin e Perugias dhe diplomova në fushën e Sigurisë ushqimore me origjinë shtazore dhe finalizimi në organizmin human. Këtu edhe fillon kurreshtja ime për të vazhduar kërkimet edhe më tutje. Me këtë qëllim vazhdoj tutje me studimet e doktoratës në Univeresitetin e Hohenheimit në Gjermani, ku edhe marr titullin Doktor i shkencave bujqësore. Gjatë doktoratës kam arritë të specializoj edhe në Universitetitn e Missourit ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Universitetin e Hiroshimës në Japoni dhe të jem pjesë e shumë projekteve ndërkombëtare. Për shtatë vite me rradhë kam punuar si asistente ne Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë në Universitetin e Prishtinës dhe tash e 8 vite jam pjesë e Universitetit të shkencave aplikative Savonia në Finlandë. Këtu udhëheqi kërkimin shkencor në fushën e zinxhirit ushqimor, si dhe ligjeroj lëndët si: mirëqenia e kafshëve, bujqësia në nivel global dhe sfidat ne zinxhirin ushqimor. Udhëheqi disa projekte ndërkombëtare dhe punën e tezave te displomimit të studentëve. Pjesa më e vlefshme e rrugëtimit tim në karrierë janë familja ime që më përkrahin e motivojnë vazhdimisht. Arritjet në karrierë janë rrugë përplotë sfida por me perkushtim arrihen. Tani mbi supe kam shumë përgjegjësi sepse të ligjerosh në një vend si Finlanda, ku arsimi është vula e cilësisë, thotë e kërkon shumë për mua e nga unë. Siguria e ushqimeve që ne konsumojnë sot, çdo ndodh, teknologjia, ndotjet e ambientit, pse po rriten çmimet etj. Siguria ushqimore në nivelin global gjendet në udhëkryq. Nevoja për ushqim të mjaftueshëm me vlera ushqyese, ndotja ambientit dhe zhvillimi i shpejtè i teknologjisë janë në anët e ndryshme të këtij udhëkryqi. Tani kur duhet të shtohet edhe fakti i pandemisë unë shoh ngritje të çmimeve dhe sfidë që mos të kemi rezistencë në antibiotikë, si një rrezik i mundshëm i rradhës.
Ne si kërkues shkencor duhet të punojmë shumë ngushtë në tri shtylla kryesore:
1. Zbulimin e burimeve të reja të proteinave
2. Zbulimin e burimeve të energjisë së riprodhueshme
3. Uljen e emetimit të gazrave nga aktiviteti bujqësor krahas industrive tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.