Letra/Ja si i shpjegonte botës besimin dhe identitetin shqiptar Sevasti Qiriazi

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Pasardhësit e familjes Qiriazi në këto ditë festash kanë publikuar një letër të rrallë të Sevasti Qiriazit, në të cilën ajo shpjegon dallimet e shqiptarëve sa i takon besimit të tyre. Letrën e ka publikuar në origjinal nipi i saj Robert Dako, i cili sqaron se tekstin Sevastia e kishte shkruar në anglisht në mënyrë që ta lexonin dhe të huajt për të njohur më mirë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Letrën që po publikojmë në shqip e ka përkthyer për “DiasporaShqiptare”, Rozi Dako.

“Babai im ishte një udhëheqës i lindur, kështu që ishte e natyrshme që ai të bëhej kreu i komunitetit ortodoks shqiptar të Manastirit. Në atë kohë në Manastir, familjet e krishtera shqiptare ishin të pakta, por të shquara dhe kishin influencë të madhe në zhvillimin e komunitetit të krishterë, por ata i thërrisnin grekë sepse i përkisnin Kishës Ortodokse Lindore. Manastiri ishte një qytet kozmopolit  ku përdornim gjuhë të ndryshme.  Duke qenë se gjuha jonë nuk kishte ende një sistem shkrimi, lexonim greqisht ose përdornim shkronja greke për të transkriptuar shqipen.

Mania e Kishës Ortodokse Lindore për të konsideruar çdo ortodoks si grek, pa marrë parasysh kombësinë e tij, ka zgjatur pesë shekuj. Kjo ka shkaktuar urrejtje të thellë, shumë konflikte dhe gjakderdhje. Kjo histori, e përshkruar me dy fjalë, tregon qartë shumë aspekte të ngatërresave ballkanike.  Sado e çuditshme të duket, pushtimi turk më 1453 dha menjëherë rezultate të dobishme për Patriarkanën greke. Muhamedi II, pushtuesi i Kostandinopojës, duke përfituar nga urrejtja që ekzistonte midis Papës dhe Patriarkanës, ishte mëse i kënaqur të konsiderohesh nga Kisha Ortodokse Lindore si bamirës dhe përkrahës i saj…

Despotizmi shpirtëror i Patriarkanës ishte më keq se tirania politike e turqve. Ata që guxuan t’a sfidonin u bojkotuan, u përjashtuan, u shkishëruan dhe u denoncuan tek autoritetet turke si rebelë kryengritës e kundërshtarë të qeverisë turke.

Ata kishin përgjegjësi në masat e burgimit ose mërgimit, sepse autoritetet turke bashkëpunonin hapur me peshkopin për të shtypur frymën kombëtare të shqiptarëve të krishterë dhe për t’i mbajtur nën zgjedhën fetare të Patriarkanës.

Pavarësisht nga kjo, shqiptarët, në fakt, nuk u asimiluan dhe kur erdhi koha, ata treguan ndjenjën patriotike që vlonte në zemrat e tyre.”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.