Fëmijë dhe lule në teatrin shpirtëror të Ilira Bakallit

E enjte, 28 Mars, 2024

Meditime pas një shfaqje të largët dhe bisede të afërt…

Atë ditë u ula në mes të radhës së parë të teatrit me dëshirën të gjerb, siç gjerbet kafeja, në qetësinë e njeriut të shkujdesur, një ëndërr fëminore. Në krah kisha Lorencin, pas meje, një sallë të mbushur plot, përballë, një skenë ku, si në një zgjua bletësh, lëviznin fëmijë në cicërimën shqip si zogjtë e shqiponjës në fole.

Nuk isha përgatitur për të fiksuar çastet, nuk mora me vete as aparatin fotografik e as diktofonin. Doja që këtë shfaqje të parë të fëmijëve të Shkollës Shqiptare të Athinës ta mblidhja në gjoks e ta mbaja të mbyllur si një kujtim, si një emocion.

Kur shfaqja mori fund e skena u mbush me lule, nxora celularin dhe e shkrepa disa herë. E shkrepa thjesht, për inerci, pa menduar se njëra prej fotografive do të ishte lajm, lajmi i parë i asaj nate përcjellë në facebook me shënimin:

Sot më 2 qershor 2012 nxënësit e klasës IV të Shkollës Shqiptare të Athinës hapën siparin e shfaqjes për herë të parë të një pjese teatrale shqip nga fëmijët shqiptarë. Fotoja, realizuar me celular, tregon grupin e nxënësve mbuluar me lule dhe shoqëruar me duartrokitje nga pjesëmarrësit, fëmijë dhe prindër të Shkollës së Athinës…

Reagimet ishin të menjëhershme, nga emra të njohur dhe të panjohur…

… Mustafa Tola: Shumë bukur! Urime organizatorëve dhe mësuesve e nxënësve shqiptarë, që kanë merituar këto lule. Emocion edhe për mua që shoh këtë fotografi, me besimin e madh se shqiptarizmi po rilind në territoret tona Etnike-Iliro -Pellazge, mu pranë Akropolit të lashtë.

Kleanth Cuci:  Përgëzime për këtë punë të palodhur të gjithë stafit mësimdhënës, dhe nxënësve që në këtë 1 qershor, debutuan dhe ne skenë, e suksese të mëtejshme…

Mehmet Bozhanaj: Shkëlqyer puna e pa lodhur e mësuesve tanë që sado me vështirësi ata mbijetojnë ashtu si dhe populli ynë i mrekullueshëm…

…Pas kësaj nuk mund të rrija. U ula dhe ngarenda me gishtërinj mbi tastierë në një meditim që më dilte nga shpirti. Ngarendjen, kur kisha vënë pikën e fundit dhe matesha të vija firmën ma ndali “shpirti kompjuterik” ajo “mendje” e kohëve moderne që kur shtyp ndonjë gjë gabim ta merr për të mos të ta dhënë kurrë…

Isha dehur nga emocionet që përjetova, dehje që ma preu hovin për ta rishkruar edhe njëherë.

Nuk e shkrova. Më mbeti peng, ashtu siç më kanë mbetur peng shumë ngjarje nga jeta ime.

Mbeti peng deri sot. Ilira Bakalli, Ndrio, autore, regjisore, aktore, mësuese vullnetare e gjuhës shqipe në Shkollën Shqiptare të Athinës më ngacmoi në një bisedë shoqërore për të dhe për “Biletat e humbura”.

Shpresoj që me këtë bisedë do të gjej jo vetëm “biletat e humbura”  por edhe paksa nga emocionet që përjetova atë ditë, emocione të kërshërisë sime për faktet, emocione të kërshërisë sime ndërsa shihja fotot e mbushura, sa me lule, aq edhe me fëmijë…

Fëmijë dhe lule…

Mes tyre një mësuese…

Mësuesit janë kurdoherë lule në kujtesë, kur je fëmijë dhe kur je… me fëmijë e me nipër e mbesa.

*       *       *

Ëndrra e mësueses Ilira Bakalli…

Mund të më flasësh për ëndrrën tënde, ëndrrën si mësuese…

Kur isha e vogël ëndërroja shumë , edhe tani ëndërroj.

– ”Bën mirë që jeton me ëndrra”, – më kishte thënë një grua e moshuar në lagjen time Goricë të qytetit të Beratit .

Pra, siç e nisa, një nga shumë ëndrrat e mia, ishte të vazhdoja shkollën e arteve në degën dramaturgji.

– A pa, pa, pa…-  ishte përgjigja e njërës nga motrat e mia, kur i thashë këtë ”të fshehtë” timen.

”Jo”-në e dinte vetëm motra, e kur e pyeta mu përgjigj:

– Je shumë e shkathët, edhe kjo të duhet ty.

Me këtë përgjigje motra u kujdes që të mbetesha ajo që isha. Besoj se përfaqësonte mentalitetin e shumë shqiptarëve të atëhershëm për artin e bukur.

Recitoja, shkruaja vjersha, këndoja e drejtoja programe të ndryshme në shkollë, por deri këtu.

Në shkollën e mesme u diskutua të vinim në skenë një pjesë teatrale me mësuesin Haki Ago. Unë fluturova nga gëzimi, por shumë shpejt edhe ky gëzim u shua. Nuk do të zhvillohej konkursi i teatrove midis shkollave të mesme të qytetit.

U mërzita shumë, por asnjëherë nuk pushova të ëndërroja. Kështu një ditë të bukur fund Gushti të vitit 2011, kur ndodhesha me pushime në Santorini me djalin tim Dhimitrin, pasi e kisha diskutuar, e diskutuar shumë vetëm me veten time, kësaj radhe, vendosa që ta shkruaj këtë pjesë të thjeshtë e të shkurtër teatrale, bazuar në një nga përrallat e Gaqo Bushakës me titull: “Arushi që nxitohej shumë”, vetëm se vendin e Arushit e të shokëve të tij, Bubit e Derrkucit e zëvendësuan nxënësit e mi të Shkollës Shqiptare të Athinës, ku unë jap mësim si mësuese vullnetare e gjuhës shqipe prej 4 vjetësh.

Si nisi puna me fëmijët, tash aktorë të “Biletës së humbur” ?

Kthimi në shkollë, në atë fund shtatori (2011) kishte për mua një rëndësi të dyfishtë.

Së pari, do të vazhdoja tu mësoja fëmijëve të bashkatdhetarëve të mi, gjuhën e bukur shqipe.

Së dyti, tu futja sado pak në gjak dashurinë për teatrin.

Kështu një darkë të shtune (pasi mësimi zhvillohej të shtunave 19:00- 21:00), vendosa të bëja një bisedë për filmin e teatrin shqiptar, për aktorët e artistët shqiptarë, dhe pastaj aty ”plasa bombën”:

– Ju keni dëshirë të luajmë të gjithë së bashku një pjesë teatrale?

Klasa shpërtheu nga gëzimi e diskutimet, sytë e nxënësve të mi, shkëlqenin nga gëzimi. Nuk do ta lë këtë gëzim e shkëlqim të syve fëminorë të shuhet si dikur i imi. Bashkë filluam të diskutonim për çdo gjë. Papritur Elda mu drejtua :

– Mësuese! Unë dua të luaj rolin e gjyshes, në rregull?!

– Elda, – i thashë, – rolin e gjyshes e kam ruajtur për vete, ti do të jesh… , mos doni të  jua lexoj pjesën teatrale, – i pyeta fëmijët dhe pooo -të e zgjatura të tyre më tronditën, më mbushën me emocione. Pyetjet e tyre nuk kishin të mbaruar. Sytë mu mbushën me lot gëzimi, të cilët i fsheha shumë shpejt. Vallë do të isha e denjë të realizoja si duhet këtë teatër, t’i bëja më të gëzuar e më lumtur këta fëmijë? …

Shkrove dramën, bëre regjinë, aktrove…si dhe sa e mbajte peshën?

Siç thashë edhe më lart, ishte hera e parë që unë shkrova, regjizova e interpretova në këtë teatër me fëmijët e Shkollës Shqiptare të Athinës, të cilët më dhanë mundësinë që pas shumë vitesh të realizohej ëndrra ime, e padyshim këtu del nga zemra ime një falënderim i madh për këta fëmijë  (ndoshta ky falënderim do të ishte i anasjelltas edhe nga ana e fëmijëve) dhe një akoma më i madh falënderim për çiftin Lorenc e Orjeta Koka, të cilët që në momentet e para, më dhanë kurajë e më ofruan kushtet moderne të shkollës së tyre, ku ne do të bënim provat e teatrit, kuptohet pa lënë pas dore mësimet e fëmijëve. Falënderoj nga zemra edhe koleget e mia Mimoza Hida e Ermira Morina. Gjithashtu dua të falënderoj edhe prindërit e nxënësve të mi që na qëndruan gjithashtu pranë e të gatshëm për çdo ndihmë. Cilësoj në veçanti prindin Lulëzim Sulejmani. Mësime, prova, ngatërrim fjalësh e radhësh, të qeshura e padyshim seriozitet e respekt për punën e shokut, lodhje, mërzitje, prova përsëri e përsëri. Nga njëherë edhe iu bërtisja, por shpejt e mblidhja veten, vazhdoja e thosha me vete :

“- As ata janë aktorë e as ti regjisore, prandaj ndajeni punën e lodhjen bashkë”. Ashtu u bë.

Salla e teatrit, një mjedis i kohës, si e jetuat çastin magjik ?

Provat vazhdonin me ritme të shpejta. Nuk mund ta imagjinoni sa shpejt u futën fëmijët në rolet e tyre. Por… kur e ku do të zhvillohej teatri? Tjetër mërzitje më pushtoi e të tjera vështirësi të reja. Pas shumë e shumë përpjekjesh nga ana ime si fillim e më pas në bashkëpunim me drejtorin e shkollës z. Lorenc arritëm të siguronim sallën e teatrit Polihoro ”Ana Maria Kaluta” në Neo Kosmos të Bashkisë së Athinës, punonjësit e së cilës për dy ditë rresht (një ditë prova gjenerale e një ditë teatri ) qëndruan pranë nesh e na ndihmuan jashtë mase, të gatshëm të na ofronin çdo ndihmë të mundshme duke filluar që nga tavolinat e karriget, nga varëset e rrobave e ”salloni” deri te drita e zëri. Të tjerat pastaj, që nga kornizat, mbulesat e sallonit e të tavolinave, kuzhina me tenxhere e të tjera, e të tjera, i mora nga shtëpia ime.

Emocionet e shfaqjes, si erdhën dhe si i përcolle?

Dita e shumëpritur erdhi. Nuk kam për ta harruar kurrë : e shtunë 02/06/ 2012 ora 19:00. Fëmijët e mi, sidomos vajzat edhe pa ”tualetin” e lehtë që kishin bërë, më dukeshin fëmijët më të bukur në botë. Edhe pse kishte role kryesore e episodike, për mua të gjithë fëmijët luanin rolin kryesor. Dhimitri Bakalli, Edona e Bora Sulejmani, Ana Majsa, Artenisa Zaçlli, Andi Baxho, Dionis Goga, Julian Mezani, Kristina Baba, Aurora Ikonomi, Giselda e Gerald Çepe, Klejdi Kuçuqi e unë, mësuesja e tyre, Ilira Ndrio Bakalli ngjitëm me ngadalë e me besim në veten tonë shkallët drejt skenës…

Tjetër shije kishte skena, dritat e shumta që të verbonin sytë, salla e mbushur plot e përplot, duartrokitjet e shumta, flashi i aparateve fotografikë, kameramani që lëvizte pa pushim e më në fund lulet e freskëta e shumëngjyrëshe që na dhuruan ne të gjithëve. Nuk po kuptoja ç’po ndodhte. Nuk di sa i madh ishte suksesi. Për mua suksesi më i madh ishin fytyrat e qeshura e të gëzuara të fëmijëve.

Keni projekte për të ardhmen?

Këto ditë do të fillojmë përsëri provat e teatrit pasi na kanë ftuar kolegët e bashkëmoshatarët tanë në Korinth e Selanik. E pse jo, mendoj unë, të shkonim edhe në Atdhe një turne, në kuadrin e veprimtarive të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Sa për pjesët e tjera teatrale… mos na e bëni qejfin kaq shumë, nuk bëhesh aktor e regjisor me një teatër, duhet shumë e shumë punë. Megjithatë shpresa vdes e fundit, asnjëherë nuk i dihet.

Të shoh të qeshur e të gëzuar, lumturia reflekton në tërë qenien tuaj. Ku e ka burimin kjo?

Nuk mund të them se të gjitha këto: pra puna e përditshme, e shtuna e shkollës shqipe e provat e shumta të teatrit nuk sollën ngarkesë në jetën time personale. Ajo që më mbushi si nënë ishte se, djalin tim Dhimitrin, e kisha pranë në klasë e në teatër, kurse sa për vajzën Dorelën, sido që të jetë më mungon çdo ditë, për arsye të studimeve. Në krah kam për çdo problem bashkëshortin tim, i cili me durimin e punën e vet më jep krahë e dashuri të bëj ato që duhen. Me pak fjalë për ta mbyllur këtë intervistë, për të cilën ju falënderoj ju z. Abdurahim, ndihem e lumtur dhe e plotësuar edhe si nënë, edhe si bashkëshorte e aq më tepër kur dëgjoj nga fëmijët e mi fjalën e vyer ”Mësuese”.

Sa për ”aktoren”, kjo ishte thjesht një ëndërr që mu bë realitet, qoftë edhe me vonesë. Për të tjerat le t’ia lëmë kohës.

Ju faleminderit !

Abdurahim Ashiku

Athinë 29 tetor 2012

Fragment nga libri “Mësuesit, këta Rilindës çudi”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 