Shoqata “Komuniteti shqiptar në Hania” ka njoftuar zyrtarizmin e bashkëpunimit me Drejtorinë e përgjithshme të Arkivave të Shtetit Shqiptar. Sipas marrëveshjes së realizuar në ambientet e shoqatës do të funksionojë një kënd i veçantë ku në dispozicion të anëtareve do të jenë dy kompjuter të cilët do të mundësojnë shfrytëzimin e materialeve arkivore.
“Komuniteti Shqiptar Hania bënë të mundur instalimin on line të arkivës së shtetit Shqiptar në qytetin e Haniasë, ku kjo do të shërbejë për të gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët do ju duhen dokumenta të ndryshme nga kjo arkivë.
Falë bashkëpunimit me drejtorinë e arkivës sonë në Tiranë dhe më konkretisht me drejtoreshën e arkivës znj/ Elsa Saka dhe me Drejtorin e përgjithshëm z/ Ardit Bido u nënshkrua kontrata që shikoni në foto.
Kjo kontratë është guri i themelit të një bashkëpunimi të ngushtë shtet-diasporë, ku bashkatdhetarëve tanë nuk do ju nevojitet më për të shkuar në atdhe për një dokument të ndryshëm por kërkesën mund ta bëjë nga zyra e organizatës sonë dhe në kohë rekord do të ketë çfarë i nevojitet.
Parashikojmë deri në fund të Janarit do jetë në funksion të plotë kjo platformë“ thuhet në njoftimin e shoqatës.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.