“The Spark”, regjisori Erand Sojli çon heroin shqiptar në kinemanë amerikane

E premte, 26 Prill, 2024

“The Spark” (Shkëndija) është filmi i parë shqiptaro-amerikan që hap dyert e kinemasë në Salem, Massachusetts  në datat 11, 12, 13 janar 2022,  jo vetëm për artdashësit shqiptarë të filmit, por edhe për audiencën amerikane.

Ky film me regji të Erand Sojli, i cili është gjithashtu bashkëskenarist me Aldo Toda sjell në ekran një temë të guximshme dhe plot kurajo. Një film për heroin, për njeriun idealist, për shoqërinë globale materialiste e larg vlerave, për të mirën dhe të keqen, për shpresën tek drejtësia.

“The Spark” ( Shkëndija) tingëllon njësoj si S.P.A.K. (Struktura e posaçme antikorrupsion) e cila u promovua si një shkëndijë shprese për drejtësinë shqiptare të nëpërkëmbur dhe të prerë në besë nga të zgjedhurit e popullit, politikanët.

Filmi  tregon  ç’ka ka ndodhur në Shqipërinë e 10 viteve të e fundit, përcjellë me stil të veçantë, sa që i ngjan dokumentarit: Histori babalesh, koncensionesh, pengjesh, që drejtohen nga politikanë të cilët edhe pse nuk i shohim në film, e ndiejmë se ata janë aty gjatë gjithë kohës. Histori paralele të thëna në një gjuhë mjeshtërore nëpërmjet detajeve që trondisin. Të thëna thjesht, falë një skenari të arrirë, që sidoqoftë mbetet një fiction i autorëve.

Një ide e veçantë si të gjitha idetë e Erand Sojlit, i cili bën bashkë aktorët shqiptarë të Shteteve të Bashkuara dhe aktorë amerikanë.  Përveç idesë artistike ka meritën e ‘zgjimit’ të aktorëve shqiptarë të diasporës në USA. Me emrat si Astrit Çerma, Jul Nenshati, aktorë që lanë gjurmë në kinematografinë shqiptare para viteve ’90 bashkohen edhe më të rinjtë e pas viteve ’90, Rina Narazani Sojli, aktore e veçantë e teatrit shqiptar,  plot 20 role te suksesshme në karrierë, Erjeta Cufaj, Ervis Dhima, etj dhe aktorët e mirënjohur amerikanë Jason Reulet, Paskuale de Gregorio. Kompozitor i filmit është Kostika Çerma, ndërsa janë angazhuar në këtë film edhe aktorët jo profesionistë në role  dytësore, qëmtuar me kujdes nga Sojli si :  Keti Jani, Adelajda Bena, Holger Ademi, Greta Sojli, etj

“The Spark” ky film dhe kjo ‘shkëndijë’e heroit kryesor të filmit do të shfaqet në kinematë  amerikane, për shqiptaro-amerikanët të cilët uroj ta duartrokasin, jo aq për ngjarjet që shtjellohen në film, por për modelin e heroit që regjisori dhe producenti Erand Solji ka  krijuar. Në asnjë nga filmat shqiptarë të këtyre 30 viteve nuk gjejmë një hero që  fiton mbi të keqen. Besoj se ky model heroi e ka një shtysë frymëzimi për autorët, ndikuar ndoshta nga mentaliteti heroik amerikan, si dhe mënyra evropiane e të përcjellit në publik.

Mesazhi që përcjell filmi është i jashtëzakonshëm dhe shpresëdhënës: Fatet e të fortëve varen nga njerëz të thjeshtë, por idealistë që nuk tuten përballë parasë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 