Shqiptarët e Rumanisë

E enjte, 28 Mars, 2024
E enjte, 28 Mars, 2024

Shqiptarët e Rumanisë

Pas Luftës së Parë Botërore, në Rumani erdhi një valë e re shqiptarësh, sidomos nga Maqedonia, për shkaqe ekonomike, për të punuar në qytetet e Transilvanisë: Oradea, Kluzh, Mediash, Sibiu, Sigetul Marmaciei, Baia Mare, Targu-Muresh, si bozazhinj, punëtorë të thjeshtë, pastiçerë etj.
Shumë të tjerë erdhën nga Shqipëria për studime në shkollat e larta rumune. Jeta e bashkësisë shqiptare u gjallërua së tepërmi, sidomos në Bukuresht e Konstancë, nën kujdesin e Shoqërisë “Bashkimi”, por edhe e simotrave të saj, të krijuara kryesisht mbi kritere gjeografike.
Ndër botimet e kësaj periudhe bie në sy veçmas gazeta “Shqipëria e Re”, që doli pandërprerje në vitet 1919-1935.
Le të bëjmë një prapakthim në kohë. Gjatë dy dhjetëvjetëshave të fundit të shekullit XIX, shqiptarët e Rumanisë zhvilluan një veprimtari të dendur në të mirë të Rilindjes Kulturore të popullit shqiptar. Pas botimit të një sërë studimesh nga dijetarët arbëreshë, rumunë, gjermanë, austriakë, italianë etj, kujtojmë se Nikolae Iorga pat zbuluar gjurmën më të hershme të gjuhës shqipe, në një formulë pagëzimi të vitit 1462.
Të nxitur nga sprovat e para të dijetarit të shquar shqiptar Kostandin Kristoforidhi, i cili qysh më 1868 pat nisur të botonte në Stamboll pjesë nga Bibla, të përkthyera në gjuhën shqipe, mjaft të rinj shqiptarë në Rumani, me Sotir Pandelin në ballë, zunë të punonin për një alfabet me gërma latine, të cilat u shkonin për shtat tingujve të shqipes. Me këtë alfabet ata synonin të nxirrnin në dritë librat e para në gjuhën amtare.
Veprimtarinë e tyre e vazhdoi Nikolla Naço, njeri me më pak shkollë, por me më shumë energji, iniciativë dhe shpirt luftarak. I lindur në Shqipëri dhe shqiptar brez pas brezi, me prejardhje nga Pogradeci, N. Naço, pasi e provoi fatin në tregti, ashtu si Veqilharxhi para tij, fillimisht në Egjipt, ku u pasurua mjaft me shitblerjen e pambukut, në pragvitin 1884 u vendos në Rumani, ku njëri nga të dy vëllezërit, Gjergji Naço, njihej tashmë si pasanik i madh.
Njëlloj si Veqilharxhi, Naço mendoi si ta vinte në punë pasurinë e fituar me mund e djersë për t’i parë sa më shpejt bashkëkombësit e vet të lirë e të shkolluar.
Më 1884, ai themeloi të parën Shoqëri Kulturore Shqiptare “Drita”, me seli në Bukuresht.
Ngaqë në atë kohë shqiptarët më në zë të Rumanisë, që mbanin lidhje me të afërmit e tyre në Shqipërinë e pushtuar nga otomanët, nuk mund të zhvillonin politikë nacionaliste duke u regjistruar në ndonjë shoqëri që shihej me sy të keq nga qarqet drejtuese të Stambollit, komiteti i parë i Shoqërisë “Drita” ishte i përbërë thuajse tërësisht nga rumunë. Kështu, kryetari i kësaj shoqërie ka qenë V. A. Ureke, nënkryetar D. Butkulesku, ndërsa sekretarë dr. Leonte dhe M. Deshliu. Edhe shumica e anëtarëve të komitetit ishin rumunë.
Vetëm më 1889, me propozim të Nikolla Naços, fillimisht sulltan Abdyl Hamiti u shpall “Mbrojtës i Lartë” i Shoqërisë, ndërsa ish-kryetari dhe ish-nënkryetari i saj u zgjodhën anëtarë nderi. Tani që Shoqëria kalonte nën kujdesin e “Mbrojtësit të Lartë”, kryetar dhe nënkryetar të saj mund të zgjidheshin shqiptarë. Kësisoj, shqiptari V. Batan u zgjodh kryetar, ndërsa shqiptari tjetër, Nikolla Naço – nënkryetar. Tani edhe shumica e anëtarëve të komitetit ishin shqiptarë.
Më 1887, “Drita” mundi të krijonte degë në qytetet Braila, Fokshan, Kalarash e Marashesht, duke zhvilluar një veprimtari të fuqishme për botimin e librave shkollorë dhe të fletëve të përjavshme në gjuhën shqipe. Alfabeti që do të përdorej në këto botime, sipas pikës 4 të statutit të “Dritës”, do të ishte latin dhe pikërisht ai që përdorte fleta periodike “Dituria” në Stamboll.
Në Bukuresht filluan të dilnin shumë punime në gjuhën shqipe, ndër të cilat përmendim epopenë kombëtare “Historia e Skënderbeut”, më 1898 (Lidhur me Skënderbeun, saktësojmë se para dy shekujsh e gjysëm, një punim italian për të është përkthyer në rumanisht në burgun e Milanos nga personaliteti rumun Vlad Boculesku. “Historia e Skënderbeut”, sikurse dihet, përfaqëson kurorëzimin e veprës poetike të Naim Frashërit, testamentin letrar, që do t’u linte shqiptarëve të kudondodhur. Poemin e përshkon si një fill i kuq thirrja e zjarrtë për çlirimin e Shqipërisë.

Poet, historian, moralist, pedagog, autor tekstesh shkollore dhe, para së gjithash, atdhetar, Naim Frashëri është këqyrur nga qarqet intelektuale përparimtare rumune si një nga figurat më të ndritshme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Naim Frashëri, gjatë veprimtarisë së vet të gjithanshme, ka gjetur përkrahje të fuqishme edhe në Rumani, ku botoi librat e para. Më 1886, Shoqëria “Drita” e Bukureshtit i botoi poemën e njohur lirike “Bagëti e Bujqësi”, që i ngjan një himni poetik kushtuar njerëzve dhe natyrës shqiptare. Pò më 1886, në kryeqytetin rumun sheh dritën e botimit vepra e tij “Histori e përgjithshme”, që do të pasohet, më 1888, nga libri tjetër “Dituritë”.

Me këto vepra, Naimi i madh u erdhi në ndihmë shkollave të para shqipe, duke u bërë edhe një nga përhapësit e parë të dijeve shkencore ndër bashkatdhetarët e bashkëkombësit. Ndër veprat e tjera të poetit tonë kombëtar, që panë, gjithashtu, dritën më herët a më vonë, në Rumani, përmendim “Lulet e verësë” (1890), “Parajsa apo fjala” (1894), “Fjalë të urta” (1894), “Qerbelaja” (1898) dhe, më në fund, – jo për nga rëndësia, – “Historia e Skënderbeut”, që e zumë në gojë më lart.

Ndër shkrimtarët e tjerë shqiptarë, që kanë vepruar në atë periudhë në trevat rumune, janë Jani Vreto, I. R. Terova, Papa K. Negovani, Mihal Grameno e të tjerë.

Më 1887 filloi të dalë në qytetin rumun Braila gazeta “Drita”, ndërsa një vit më vonë, në Bukuresht botohet e përjavshmja dygjuhëshe (shqip e rumanisht) “Shqiptari” (“Albanezul”).

Në Bukuresht, më 1891 botohet i famshmi “Apel à nos frères albanais”.

Më 1897 sheh dritën e botimit një gazetë e re – “Shqipëria”, e drejtuar nga Visar Dodani, ndërsa një vit më vonë organi tjetër – “Ylli i Shqipërisë”, këtë herë në tri gjuhë: shqip, greqisht e frëngjisht.

Vlen të vihet në dukje se “Shqiptari”, me disa ndërprerje, vazhdoi të botohej deri më 1903.

Rumania, që u jepte strehim politik revolucionarëve shqiptarë, shkollë, kishë, mjete materiale e financiare për vazhdimin e luftës çlirimtare në Shqipëri, ka qenë për shqiptarët e asaj periudhe një atdhe i dytë.

Ja se çfarë shkruante Nikolla Naço, i cili më pas do të bëhej këshilltar i Presidentit të Republikës Shqiptare, Ahmet Zogut, në gazetën “Shqiptari”, numër 16, viti 1888: “Në një kohë që bijtë e Shqipërisë heqin të zitë e ullirit, burra fisnikë, njerëz të mëdhenj të Rumanisë, me një dashuri të vërtetë vllazërore, na rrokin përqafe me ngrohtësi, na japin strehë për shpëtim, na japin zemër në ndërmarrjen tonë, duke na dhuruar, në të njëjtën kohë, edhe të holla, që të mund ta çojmë më tej veprën e filluar” (Në origjinal: “Kur të bijt e Skiparisë langojnëna kata zjar burat, ta ndreçim neras ta mbadhen ta Rumanisë me na ta vertet dasuri vallazariste na perqiafojna, na apan spirt na panan qa kemi zana, na falin holta ta mundim ta mbarojma tamina qa kemi nisur”).

Pothuajse në të gjithë artikujt e Nikolla Naços përsëritet konstatimi se “shqiptaro-rumunët janë si dy vëllezër në një kërcell”, ndërsa lidhur me të drejtat që u takojnë në Gadishullin Ballkanik, i njëjti autor theksonte: “Ne shqiptaro-rumunët kemi të drejtë të themi fjalën tonë përsa u përket Maqedonisë, Shqipërisë dhe Epirit… sepse jeta e elementit shqiptaro-rumun është jeta e Perandorisë Otomane”.

Qeveria rumune, që e shihte me simpati të veçantë dhe me shumë tolerancë veprimtarinë e shoqërive shqiptare, pavarësisht nga ankesat e protestat e Portës së Lartë, u dha zyrtarisht disa të drejta atdhetarëve shqiptarë që vepronin në Rumani. Kështu, përmes Diplomës Mbretërore numër 1815, të 9 shkurtit 1901, Nikolla Naços i njiheshin “… të drejtat civile dhe politike të nënshtetasit rumun”. Diplomati austriak Markgraf Pallaviçini, më 4 korrik 1903, i raportonte ministrit të vet të Jashtëm për një bisedë që pat zhvilluar në Këshillin e Legatës në Bukuresht baroni Flotov dhe mbreti Karol I i Rumanisë, lidhur me daljen atje të disa numurave të rinj të gazetës “Shqiptari”: “Madhëria e Tij, mbreti Karol I, është shprehur se e njeh prej 27 vjetësh Nikolla Naçon për burrë të ndershëm e gjakftohtë. Qeveria osmane shpeshherë ka kërkuar dëbimin e tij nga Rumania, por këtu nuk shkohet sipas tekave të sulltanit”. Në vazhdim të raportit, theksohet se Qazim Beu, përfaqësuesi i Portës së Lartë, ka bërë shumë përpjekje pranë ministrit të Jashtëm rumun që të pengojë daljen e gazetës “Shqiptari”. Më tej përsëritet bindja e Karolit I për virtytet, krenarinë, besnikërinë dhe çiltërsinë e shqiptarëve të Bukureshtit dhe dëshira e tij për t’i mbajtur e mbrojtur, “meqë këta njerëz kurrë nuk kanë ditur të gabojnë, apo t’i kapërcejnë kufijtë e lejuar”.

Atdhetarët shqiptarë të asaj kohe i quanin arumunët me të drejta të barabarta në Gadishullin e Ballkanit: “Ne nuk bëjmë asnjë dallim ndërmjet kombeve vëllezër shqiptar e maqedorumun dhe luftojmë njëlloj, si për interesin e njërit, ashtu edhe të tjetrit” .

Në shtator 1902, qeveria otomane kërkonte prej Legatës Rumune në Stamboll që t’i dorëzonte qeverisë rumune këtë komunikatë: “Komitetet shqiptare që veprojnë në Rumani dhe që sulmojnë politikën e sulltanit, të ndalohen, ndërsa ata që nuk janë nënshtetas rumunë të dëbohen sa më parë”. Sulltani, vinte në dukje komunikata, e kërkonte një gjë të tillë duke pasur parasysh marrëdhëniet e mira që ekzistonin midis Rumanisë e Turqisë. Pas dy muajsh heshtjeje, autoritetet otomane e përsëritën kërkesën më me forcë, duke këmbëngulur të zhbëheshin komitetet shqiptare, por qeveria rumune të ndërmerrte asnjë hap apo masë kundër tyre.

Mirënjohja e shqiptarëve ndaj qeverisë rumune u shpreh sidomos në Kongresin e Shqiptarëve, që u mbajt në Bukuresht më 1905. I organizuar me nismën e princit Albert Gjika dhe të Kolonisë Shqiptare të Rumanisë, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve dhe përfaqësuesve të shquar të kolonive të tjera shqiptare në mërgim, si dhe nga Shqipëria, kongresi vendosi krijimin e një Komiteti Qendror me emrin “Kombi”, që do të udhëhiqte lëvizjen çlirimtare shqiptare. Shtypi rumun e shqiptar u bënë jehonë të fuqishme vendimeve të kongresit, duke theksuar faktin që punimet e tij u zhvilluan në qetësi e me sukses të plotë, falë qëndrimit, si gjithnjë dashamirës, të shtetit rumun. Albert Gjika do të deklaronte në Sofje se gjithçka ishte gati për një kryengritje në Shqipëri, me 50 mijë luftëtarë. As të hollat nuk do të mungonin. Më 28 qershor 1905, ai deklaroi të njëjtën gjë edhe për gazetën “Adevarul” (E Vërteta) të Bukureshtit. vijon …

Nga Kopi Kycyku

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 