Historia/ Nga “Dinamo” e Tiranës, mësuese vullnetare dhe aktiviste në Kretë!

E premte, 29 Mars, 2024

Një intervistë nga Kreta sa e largët aq edhe e bukur mbetet një sfidë e mirëpritur. Me atleten, mësuesen, poeten, përkthyesen dhe aktivisten vullnetare Klarita Selmani çdo gjë u realizua shumë lehtë, këndshëm e plot dashamirësi. Një tjetër histori sakrificash e rrëfyer me gjuhën e drejtpërdrejtë, nga një grua e mprehtë dhe mjaft dinamike, një ish-atlete, sot-multifunksionale, por gjithmonë e vyer për shoqërinë dhe mjaft e suksesshme! Për më tepër, mesazhe tepër të rëndësishme për brezin e ri, si dhe një kërkesë e hapur, mes fjalëve të Klaritës, por nga gjithë mësueset e ishujve e zonave të largëta, drejtuar Ambasadës së Shqipërisë në Greqi!s 

Mësueset pyesin, shpjegojnë, por nuk flasin për veten. Le të ndryshojmë pak traditën, të njihemi më mësuesen para këtij roli. E në vijim si morrët vendimin t’i dedikoheshit një profesioni që kërkon përkushtim të plotë? Ndërkohë që papritur gjithçka ndryshon dhe ju vendoseni në Kretë. Si ishin vitet e para dhe disa nga momentet më decizive për për integrimin tuaj në ishull?

-Kam lindur dhe jam rritur në Tiranë ku dhe për vite të tëra isha anëtare e klubit sportiv “Dinamo”. Si shkolla e mesme sportive në Durrës, ashtu edhe studimet erdhën si vazhdimësi e këtij aktivitetit. Stadi i fundit dhe përfundimtar i aktivitetit, atlete e hedhjes së diskut e niveleve kombëtare, për atë periudhë. Studiova pranë Institutit të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në vitet 1982-1985. Mbas mbarimit të studimeve dhe deri në 31 Prill 1991, punova si përgjegjëse e sektorit të fizkulturës pranë Shtëpisë së Pionierit, në Tiranë. Data 1 Maj është kufiri që ndan jetën time në dy kapituj: Isha dhe Jam. Është data që u largova nga atdheu drejt Greqisë. Fillimisht në Thiva të Viotias dhe nga viti 1997 në kryeqytetin e ishullit më të madh të Greqisë, Iraklio të Kretës.

Duke anashkaluar vitet e para këtu në ishull, sepse njihen vështirësitë me të cilat përballemi ne, shqiptarët, në tokën greke, po i referohem shprehjes së njohur: ‘Monedha ka gjithmonë dy anë’. Për të gjithë ne, emigrantët shqiptarë, ekziston ana e errët dhe ana e ndritur e e saj.

Përsa i përket aktivitetit shoqëror këtu, më saktë aktivitet atdhetar, ka filluar diku në vitet 2004-2005. Përkatësisht me grupe fëmijësh të brezit të dytë në Greqi, me pjesmarrje në festivale me tema emigracionin, kulturën kombëtare të sjellë nga vendlindjet, dhunën dhe luftën etj.

Paralelisht, jam anëtare e Federatës së Gruas Greke. Për një periudhë tetë vjeçare, anëtare e Këshillit të Integrimit të Emigrantëve në shoqërinë vendase. Kështu, në shkurt të viti 2013 mora pjesë si anëtare e delegacionit grek, me titullin e Përfaqësuesit të Emigracionit në Greqi, në konferëncën “Relais” me temë ‘Duke bërë të mirën më të mundur për emigrantin’ në Parlamentin Europian në Bruksel. Pikërisht falë këtij aktiviteti, jam gjendur e ftuar në shumë konferenca, seminare dhe aktivitete me qëndër referimi dhe diskutimi të drejtat njerëzore, emigracioni, dhuna në familje, lufta, fëmijët dhe të drejtat e tyre, etj. Nga Viti 2018 e deri më sot jam anëtare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi si edhe anëtare e Këshillit Drejtues të kësaj organizate. Ndërkohë që jam poete dhe përkthyese aktive gjatë gjithë këtyre viteve.

Si lindi dhe në vijim u realizua idea për hapjen e kursit të gjuhës shqipe në Iraklio? Ka kurse të tjera? Cili ishte reagimi i pushtetit lokal dhe faktorit vendas? Pak fjalë për historikun e këtij kursi…

Idea e funksionimit apo e krijimit të mundësisë së hapjes është e herëshme, por mundësia varet gjithmonë nga ambjenti e faktorë të tjerë. Iraklio njeh krijimin e shumë organizatave shqiptare, të paktën me leje e vulë. Deri tani njoh ligjërimin e 4 shoqatave, prej të cilave funksionojnë vetëm dy. Në vitin 2018, erdhi në fuqi leja e tretë e dhënë nga gjykata greke, pavarësisht se funksiononte vetëm njëra prej tyre. Kjo organizatë mundësoi ambjentin mësimor në një nga shkollat e qytetit, në të cilin nga 21 Tetor 2018 unë dhe mësuese Jerida Kulla, filologe e sapoardhur nga bangat e shkollës fillore në Shqipëri, filluam mësimin plotësues të gjuhës shqipe. Kjo datë përkon me hapjen e kursit të parë të mësimit të gjuhës shqipe, në ishullin e Kretës. Mësimi jepej falas prej nesh. Fillimi i vitit të dytë mësimor na detyroi të dyja ne, mësueset, të ndërprisnim bashkëpunimin vullnetar që kishim me organizatën ekzistuese, për disa divergjenca të brendshme të komunitetit shqiptar në zonë.

Viti 2020 na gjeti duke u përgatitur për të hapur një kurs mësimdhënës pa ‘çadrën’ e asnjë shoqate shqiptare në qytet, në bashkëpunim me Organizatën e Mësuesve Shqiptarë në Greqi, ashtu si edhe duhet të jetë. Megjithëse pandemia fillimisht na tregoi se do të ishte një dëshirë e parealizueshme, në vijim thjesht zbuluam se nuk ka asgjë të paaritshme. Në datën 1 Nëntor 2020 filluam mësimin on-line.

Ndërsa në lidhje me pushtetin lokal vendas, e vërteta është që ky vit paralizoi gjithçka. Por edhe më parë, kur flasim për punën vullnetare, nuk kishim as krejt të hapura dyert, por as hermetikisht të mbyllura. Mësuesët në Greqi nuk kanë asnjë mbështetje as monetare as me materiale, përveç ambjentit – klasë që na jepet mbas shumë e shumë vulash, lejesh, lutjesh për të dhënë mësim, gjithmonë jashtë programit ditor të shkollës greke. E vërteta është se nuk tregohet asnjë lloj interesimi për t’ i dhënë mundësi brezit të dytë e të tretë emigrant në Greqi të mësojë gjuhën dhe kulturën e vendit amë.

Sa nxënës keni në kurs? Metoda mësimore që përdorni dhe kontributi i shtetit amë a është i mjaftueshëm? Si është një orë mësimi dhe çfarë mendoni se duhet bërë më shumë për të patur rezultate më të larta si tek perceptimi i gjuhës nga fëmijët ashtu dhe rritja e numrit të nxënësve në kurs?

Fillimisht kishim dymbëdhjetë nxënës, të moshës katër deri pesëmbëdhjetë vjeç. Numri i tyre rritet vazhdimisht. E kemi të qartë se përsa kohë do të vazhdojnë mësimet online, do të ekzistojnë dhe ndryshime në numrin e nxënësve, megjithatë, sëbashku me Jeridën, jemi shumë të kënaqura me përfundimin që marrim nga çdo orë mësimi, nga çdo njohuri mbi gjuhën tone, tek e shikojmë dhe ndjekim të rrënjoset te fëmijët dhe nxënësit tanë.

Mësimet janë 40 + 20 minuta, ndërmjet platformës Zoom. Platforma nëse nuk paguhet, nuk të lejon më shumë se 40 minuta komunikim. Ne jemi vullnetare, pra nuk mundemi të paguajmë për të mos pasur ndërprerje në komunikim.  Kjo është edhe arsyeja që ora ndahet në dy seanca. Mësimet bëhen çdo të shtunë dhe të djelë. Nxënësit i kemi ndarë në dy grup-mosha. Grupi i nxënësve që nuk kupton shqip ose kupton shumë pak si edhe grupi që kupton mire dhe reagon më rrjedhshëm në artikulimin e gjuhës, por edhe në shkrimin e saj.

Mësimdhënia e gjuhës shqipe për mësuesit e Greqisë, është sfidë e madhe. Mungesat janë të shumta, si materiale didaktike dhe mësimore, si mbështetja që duhet të kemi nga shteti shqiptar. Bëhen përpjekje si nga Ministria e Arsimit, po ashtu edhe nga Qendra e Botimeve të Diasporës. Mësuesve i’u është krijuar profil në platformën Schoolme  në të cilën na është dhënë leje e kufizuar në përdorimin e materialit didaktik të platformës. Sivjet Ambasada Shqiptare në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve të Diasporës, pas kërkesave tona, shpërndau kontigjentin me libra shkollorë dhe jashtëshkollorë nëpër mësues e organizata. Për fat të keq, ne nuk mundëm të tërhiqnim librat që kërkuam. Me mundësinë e parë që na u dha dhe u paraqitëm në Ambasadë, tërhoqëm një numër të vogël abetaresh të cilat nuk ishin ato që kishim kërkuar. Jemi shumë larg nga Athina dhe për të tërhequr librat duhet të paraqitemi vetë në Ambasadë, diçka që është e vështirë po të mendosh se na ndajnë me Athinën 337.54km detare.

Në këtë pikë, kërkojmë mbështetjen e Ambasadës tonë në Athinë, të gjejmë një mënyrë të arrijnë dhe tek ne, domethënë tek mësuesit nëpër ishuj, jashtë e larg Athinës, librat e domosdoshëm për kursin e gjuhës shqipe.

Megjithatë jemi shumë larg nga stadi në të cilin do të konsiderohet bashkëpunim i drejtpërdrejtë i Shtetit Shqiptar me Diaporën, me të gjitha ato që disponon një bashkëpunim i tillë, për të ruajtur thesarin e gjuhës amë jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Sigurisht është dhe MESH të Kosovës që ka dhënë kontributin e saj me seminaret e vazhdueshme në ndihmë të mësuesve në Greqi dhe mbarë Europën.

Sido që të jetë, të paktën në Greqi sepse këtu njoh realitetin, nderimi ju takon mësuesve shqiptarë që pa asnjë ndihmë ekonomike apo morale nga shteti shqiptar, kanë vite të tëra që  japin mësim, vullnetarisht, te brezi i dytë dhe tashmë dhe i tretë në mërgim.

Përsa i përket faktorëve  për mësimin e gjuhës këtu, janë këmbëngulja e familjes dhe pjesmarrja serioze, pa shkëputje në mësimet e plotësuese të gjuhës shqipe.

Por, faktor kryesor dhe më i rëndësishëm, për të shmangur reagimet nacionaliste të cilat janë dhe shkaku që shumë nga fëmijët tanë nuk pranojnë të mësojnë gjuhën amëtare, qëndron dhe do të qëndrojë deri në zgjidhje: bashkëpunimi i shtetit shqiptar me shtetin grek për krijimin e kushteve të duhura të kurseve dhe shkollave apo njësive pranë shkollave ekzistuese greke, për mësimin e gjuhës amëtare dhe të drejtës të pjesmarrjes në to, të fëmijëve shqiptarë apo me origjinë shqiptare, të lindur dhe rritur në territorin grek.

Viti i kaluar ishte jashtëzakonisht i vështirë, si e përjetuat në Iraklio, ndikoi në mësimin e gjuhës shqipe? Çfarë u vështirësoi më shumë?

Normalisht u pezullua gjithçka, ashtu si edhe vetë jeta aktive e vendit. Mua dhe Jeridës na u dha mundësia të studjojmë mundësinë e dhënies së mësimit on-line të cilën dhe e realizuam. Është mundësia më e sigurt për të vazhduar mësimet pa shkëputje deri në mbyllje të vitit shkollor.

Vështirësia kryesore ishte mungesa e punës, ishulli bazon ekonominë dhe mbijetesën tek turizmi. Mungesa e punëse ndikon dhe tek gjendja shpirtërore, por çdo rrëzim sjell një ngritje të re.

Pak fjalë për komunitetin shqiptar në Iraklio, si është integruar ndër vite dhe cilat janë karakteristikat tipike? A jeni të bashkuar, ndihmoni njëri tjetrin apo është qytet i madh dhe secili është i përqëndruar në ecurinë individuale?

Pyetje e vështirë dhe që dhemb. Përmenda diku më lartë, ekzistencën e disa vulave. Komuniteti në Iraklio nuk e ka gjetur akoma rrugën e bashkimit. Interesat personale kanë vulosur dhe reagimet shoqërore duke na sjellë në ditën e sotme, ku shumica e shqiptarëve nuk pranon të afrohet pranë organizatave. Në bashkëpunim me Komunitetin Shqiptar të Athinës, Komunitetin Shqiptar Hania, Rrethimno, Agio Nikolao, Korintho e organizata të tjera në mbarë Greqinë, po bëhet përpjekje për krijimin e një organizate me të drejta demokratike dhe sociale të barabarta për të gjithë anëtarët e saj, këtu në Iraklio. Gjithashtu po punohet për të krijuar një ansamble të përgjithshme të komuniteteve shqiptare që ekzistojnë në territorin grek, me qëllim bashkimin. Të kuptohemi drejtë, jo bashkimin në një organizatë të të gjithëve, por vendimin njësues të të gjitha organizatave ekzistuese për problemet reale dhe paraqitjen në mënyrë unike dhe dinjitoze të këtyre problemeve, si përpara shtetit shqiptar po ashtu edhe atij grek. Bashkimi sjell fuqinë përballë vendimeve.

Janari 2021 erdhi dhe po largohet me hapa të shpejta. Çfarë uroni për muajt në vazhdim të një viti të Ri?

Në krye të piramidës, shëndet të plotë. Normalizim real të jetës të përditshme. Izolimi na ka larguar nga bërthama shoqërore dhe kjo përbën negativitetin më të madh. Stabilizim të gjendjes ekonomike, pra kthim në punë për të gjithë ne që e kemi humbur. Si edhe mundësi dhe materiale didaktike e kushte më të mira mësimdhënie dhe mbështetje të kësaj veprimtarie nga të gjitha ato instanca që duhej të na kishin mbështetur që në fillim dhe jo thjesht si plan-projekte, por realisht dhe me seriozitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 