Ku është shtëpia jonë, nënë? Drama e emigrantit shqiptar në skenën greke

E shtunë, 20 Prill, 2024

Një tjetër vepër e shkrimtarit të afirmuar Gazmend Kapllani pushton skenën greke.

Libri “I keqi i vetes” përkthyer fillimisht në greqisht me titullin “Atdheu i gabuar” shfaqet në skenën e teatrit “Porta” në Athinë, si një dokumentar teatral nga regjisori tepër i talentuar dhe novator, Pandelis Flaçusis. Me pyetjen therrëse “Ku është shtëpia jonë, nënë?”  Flaçusis gërsheton me ndjeshmëri mitin me realitetin, ndërsa trajtimi gri i çështjes së emigracionit në shoqërinë perëndimore, e konkretisht atë greke, shpaloset me mjeshtëri të rrallë. Cilat janë trupat “e tjerë” ata thuajse të padukshmit në shoqërinë greke? Si kanë reformuar valët emigrante konceptin e “tjetrit”, si përballohet ai nga të ashtuquajturit apo vetëquajturit perëndimorët? Greqia historikisht është një udhëkryq emigrantësh, njerëz që largohen, njerëz që vijnë, njerëz që e zgjedhin si atdhe, jetë që kryqëzohen, bashkohen e ndahen historikisht në këtë cep të Ballkanit. Po si reaguan grekët e viteve 90’, perëndimorë në atë fazë, valën e emigrantëve dhe çfarë impakti kishte kjo dyndje në shoqërinë vendase të mëpasshme? Si përfundim, mbijetoi përfshirja dhe sensibilizimi apo mbizotëroi ksenofobia dhe frika ndaj çdo elementi ndryshe?

Regjisori grek me pikënisje veprën e Gazmend Kapllanit, përmes historisë së protagonistëve, dy vëllezërve Karl dhe Frederik, nga Tersi i Shqipërisë, shfleton pikërisht këto pikëpyetje aktuale në mënyrë unike, duke ndërthurur mitin e çasteve të një familje të vetme me fakte e ngjarje historike të epokës.

Vetë autori Gazmend Kapllani me një postim në rrjetet sociale shpreh mirënjohjen për regjisorin e talentuar grek, duke u referuar dhe në historikun e veprës së tij në Greqi, ku ka gëzuar e vijon të gëzojë adhurimin e vazhdueshëm të lexuesve vendas. Kjo është vepra e tretë e Kapllanit që me mjeshtëri vihet në skenë teatrale. E para ishte shfaqja “Këtu” e regjisorit Jorgos Nanuris, bazuar në histori emigrantësh botuar nga Kapllani në gazetën vendase “Athens Voice” e në vijim në librin mëse të suksesshëm “Më quajnë Europë”.

Vepra e dytë teatrale ishte “Të huaj” e regjisorit Vasili Vilara, bazuar në “Ditar i shkurtër kufijsh”, ndërsa tashmë auditori grek dhe grekëfolës ka shansin të rrëmbehet në një meditim të thellë për shoqërinë multikulturore të formuar këto tre dekadat e fundit në Greqi, por edhe për nocionin e emigracionit në përmasa lokale dhe njëkohësisht botërore, përmes shfaqjes “Atdheu i gabuar”.

Shfaqja është përqafuar nga komuniteti emigrant, madje reagimet kanë qenë edhe të menjëherëshme, natyrisht me superlativa për nivelin e veprës së ofruar tek artdashësit.

Brikena Qama, aktiviste dhe shkrimtare me kontribut shumëvjeçar në komunitetin shqiptar të Greqisë, shkruan “Duke qenë se të gjitha herët them se punët e “tanëve” duhen përkrahur, mbështetur, stimuluar, por dhe për arsyen e veçantë që kësaj radhe pata edhe unë një prekje pothuajse të padukshme në këtë realizim, u gjenda në teatrin “Porta” në premierën e  dokumentarit teatral me titull “Λάθος χώρα” (atdheu i gabuar) bazuar në romanin me titullin në shqip “I keqi i vetes” nga shkrimtari (në këtë rast) Gazmend Kapllani. Ndoshta jeni mësuar të më dëgjoni shpesh të flas e entuziazmuar për arritjet e bashkëkombësve të mi, por në rastin konkret, nuk është vetëm entuziazmi i vënies në skenë të një skenari, i cili  padashur më bën të ndjehem pjesë e tij vetëm e vetëm se autori dhe unë i përkasim se njëjtës kombësi, as edhe se në këtë skenar flitet për një copëz veteje të gjithkujt prej nesh që kemi zgjedhur të largohemi në kërkim të një atdheu më të afërt, duke bartur si bagazh gjithë përjetimet, frikërat, kujtimet, pa mundur të arrijmë asnjëherë në vendin e duhur pa brerje ndërgjegjeje për çka lëmë pas e pa dyshimin nëse jemi meritorë të asaj që gjejmë. Ato çka më lanë një mbresë të veçantë ishin qasja regjisoriale që regjisori Panteli Flatsousis ka arritur me këtë realizim dhe loja e tre aktorëve Elio, Debora e Thoma. Patjetër se kur e ke brumin e mirë, del dhe buka e mirë, por është kopsitja perfekte e trinomit skenar-regji-lojë, ajo që në përfundim të shfaqjes të ngjall dëshirën për ta parë sërish. Përgëzime! Nuk them asgjë më tepër. Mos e humbni!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 