Festa e pavarësisë në “Shkollën Shqipe Monthey-Chablais”, Zvicër

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Nëntori për shqiptarët është muaji i lavdisë, muaj ky që na lidhë me shumë ngjarje të rëndësishme historike kombëtare, prandaj për nder të festave të nëntorit dhe veçanërisht datës 28 Nëntorit, nxënësit e mësimit plotësues të “Shkollës Shqipe Monthey-Chablais” në Zvicër dje kanë organizuar një program artistiko-kulturor në ambientet shkollore.

“Nxënësit ishin mjaft të entuziazmuar për të festuar festën më të madhe kombëtare duke ia shtuar akoma më shumë bukurinë kësaj feste ata ishin veshur me  ngjyrat kuq e zi, recituan vjersha të ndryshme, kënduan himnin, disa këngë dhe vallëzuan disa valle popullore”, tha për “Diaspora Shqiptare” mësuesja Ganimete Jakupi Demiri.

Në fund të programit nxënësit i uruan të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen me mesazhin: “Duke shpresuar që nëntorët tjerë të festojmë së bashku si në kohërat e mëparshme me: Një shtet, Një komb, Një gjuhë dhe Një flamur”!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.