Kanada / Sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitet

E premte, 29 Mars, 2024

Ardita Qeriqi- Morina vjen nga Krojmiri i Lipjanit, Kosovë, e cila në Kanada jeton që nga viti 2007, duke u vendosur në qytetin e vogël të Ontarios, Brantford së bashku me bashkëshortin e saj Astritin dhe dy fëmijët, Erina dhe Eris Morina. Ajo ka përfunduar studimet në Fakultetin Filozofik dega e Pedagogjisë në Universitetin e Prishtinës.  Për një kohë kishte punuar si mësuese në Kosovë, siç thotë ajo, “me shumë vullnet dhe dashuri për fëmijët e fshatit tim saqë çdo ditë ka qenë më e bukur se tjetra”. Pas emigrimit në Kanada më 2007 ka vazhduar studimet e saj në Mohawk College në Hamilton në programin e Edukimit të Fëmijëve. Pos punës si edukatore në Brantford, ajo është instruktore e Gjuhës Shqipe në Shkollën Shqipe të Hamiltonit, dhe aktiviste e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit duke shërbyer edhe si nënkryetare e saj për një mandat. Ajo në një intervistë për gazetën “Diaspora Shqiptare” flet për sfidat e nxënësve emigrantë në Kanada, shkollën shqipe, mësimin online gjatë pandemisë, dhe komunitetin shqiptar…

Në fillim, a mund të na tregoni se sa ka qenë e vështirë rruga e integrimit tuaj profesional?

Përgjigje që shumë shqiptarë të tjerë duan ta dinë gjithmonë para se të vinë këtu, sepse kjo mund të jetë edhe çelësi i çdo fillimi të jetës në një vend tjetër dhe të panjohur. Po duke marrë parasysh sa pengesa dalin në këtë rrugëtim për secilin nga ne, unë prapë nuk jam ndalur, dhe ajo që mendoj është e rëndësishme, nëse nuk ndalesh së kërkuari atë që dëshiron. Nuk ka qenë e lehtë për shkak që duhet të mësoja gjuhën angleze thuajse nga fillimi, pengesa e parë që kaloi shumë shpejtë, pastaj të gjeja informacione rreth drejtimit që unë vazhdoja të kisha  interesim të veçantë, fusha e edukimit të fëmijëve të klasave parafillore dhe punës në qendrat e kujdesit të femijëve të moshave 0-4 vjet. Mendoj se pika e parë për secilin emigrant, kur të vijë në Kanada është mësimi i anglishtes apo frëngjishtes, dhe pastaj nëse je i interesuar të integrohesh në shoqërinë kanadeze, s’ka gjë që të ndalë.

Jeni instruktore e gjuhës shqipe në Shkollën Shqipe në Hamilton të Kanadasë. Sa janë të interesuar prindërit shqiptarë t’ua mësojnë shqipen fëmijëve të tyre?

Po, këtu kam filluar në vitin shkollor 2013/14 së bashku me Festa Tahiri- Rexhepin e më vonë me Herolinda Selimajn. Tani punoj së bashku me instruktoren tjetër Shkëndije Ibishi- Shalën. Klasat në gjuhën shqipe janë të hapura me leje të Ministrisë së Arsimit të Ontarios nën programin e quajtur “International Indigenous Language Elementary”, program që përfshin klasat e etniteteve të ndryshme të fëmijëve të shkollës fillore nga mosha 4-14 vjeç. Aty bën pjesë edhe gjuha shqipe dhe është një mundësi shumë e mirë që ministria e jep edhe për komunitetin tonë që ne si shoqatë dhe si prindër jemi falënderues. Mësuesit apo instruktorët pranohen përmes Bordit të Shkollave të Hamiltonit. Mësimi është me kohëzgjatje 2.5 orë çdo javë, pra çdo të shtunë. Kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi nxënës, por edhe studentë të universiteteve që bëjnë punë vullnetare për klasat shqipe. Me këtë rast i falenderoj në emër të stafit: Arnisa Morina, Albina Bogiqi, Ariana Keka dhe Belina Rexhepi! Punën dhe suksesin e klasës shqipe e përkrah me plot dinjitet Shoqata Shqiptare e Hamiltonit duke i ofruar fëmijëve të ndjekin klasat falas, shoqata mbulon pagesën vjetore për secilin nxënës. Po ashtu Shoqata Shqiptare ndjek dhe ndihmon çdo aktivitet të klasës për së afërmi, si shembull  është dhe dhuratat që ata i marrin në prag të Vitit te Ri. Shkollën tonë e përkrahin  edhe dy ambasadat tona në Ottawa, dhe konsullata e Republikës së Kosovës në Toronto.           Fatmirësisht prindërit janë më se të interesuar që fëmijët e tyre mos të humbin gjuhën amtare, gjuhën tonë të lashtë shqipe dhe kështu me punën e tyre të pandalshme ne kemi numër të mjaftueshëm për vijim të klasave shqipe, dihet se prindërit janë shtytja kryesore dhe më e fuqishmja për fëmijët e tyre edhe pse ne si mësuese bëjmë çdo gjë që të kemi vijim të mjaftueshëm të fëmijëve. Këtu mund të ketë vend edhe për pak kritikë; komuniteti shqiptar ne Hamilton është bukur i madh dhe është për t’u çuditur si gjatë vitit shkollor dikur e shohim se bie numri vijimit të nxënësve dhe na lë me një pyetje të pakuptimtë se kah po shkojmë si komunitet.

Punoni si mësuese parashkollore (RECE) në Brantford, Ontario. Si do ta përshkruaje një ditë të zakonshme pune?

Pasi përfundova shkollimin shtesë 2 vjeçar në Mohawk College në programin ECE (Early Childhood Educator – Edukatore e Fëmijërisë së Hershme) program që mua gati m’i njohu të gjitha provimet nga Universiteti i Prishtinës, kam filluar punën në qytetin Brantford me fëmijët e të sapoardhurve në Kanada, në programin që quhet CNC (Care for Newcomer Children) që  është program nën mbikqyrjen e Drejtorive të Shkollave të Brantfordit apo GEDSB (Grand Erie District School Board).Kjo është ndihmë për të ardhurit të cilët janë duke u integruar, ndihmë që u ofrohet nga qeveria kanadeze duke përdorur programin tonë falas.
Puna me femijët e të ardhurve në Kanada është ndër punët më të mira që kam bërë deri më tani. Njëra ndër veçantitë e punës sime këtu është se takoj shumë fëmijë nga të gjitha anët e botës, bëhemi si familje, ndihmojmë fëmijët me çdo gjë, duke filluar nga gjuha e deri tek përgatitja për klasa më të larta. Unë nuk ndihem se po punoj, aty jam shumë e lumtur kur ndihmoj fëmijët, ne kënaqemi bashkë, lexojmë bashkë, kemi aktivitete të njëpasnjëshme, nganjëherë dhe gatuajmë dhe provojmë çdo gjë të re, çdo gjë që fëmijët i ndihmon për të ardhmen. Kemi program të organizuar mirë që  është nën mbikqyrjen e qeverisë kanadeze dhe bordit në fjalë dhe ndihmon dukshëm në zhvillimin e njohurive të femijëve në vitet e para të jetës. Së bashku me kolegen time Amanda ndihmojmë prindërit për çdo gjë rreth tyre dhe familjeve të tyre, duke i gjetur informata dhe drejtuar në institucione të ndryshme sipas nevojës së tyre. Është kënqësi kur je vazhdimisht duke ndihmuar dhe kur sheh rezultate të kënaqshme në punë dhe sidomos në avancimin e prindërve dhe  fëmijëve të tyre me të cilët ne punojmë  dhe për të cilët jemi shumë krenarë.

 Sa ka ndikuar COVID-19 në sistemin e shkollimit kanadez? Si ju gjeti pandemia?

Është e dhimbshme që nga 13 marsi 2020 shkaku i pandemisë unë kam ndaluar punën time të përditshme këtu në Brantford dhe në klasën shqipe në Hamilton. Menjëherë pas pushimit të marsit kemi filluar takimet virtuale me punëdhënesit dhe kështu kemi filluar me punën virtuale me familjet e fëmijëve të klasave tona, por meqë ne kemi moshën shumë të re kjo ka qenë pak më e vështirë, kemi arritur të krijojmë një dokument ku kemi ndarë përvoja dhe lojëra të ndryshme edukative me prindërit në mënyrë që ata t’i ndihmojnë fëmijëve të tyre. Kemi krijuar video të lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme dhe kemi ndarë me fëmijët, poashtu leximin e librave e kemi bërë përmes videove gjë që kemi menduar që i ndihmon fëmijëve ta mbajnë lidhjen me ne përderisa ishim të ndarë.

Jeni aktiviste dhe ish-nënkryetare e Shoqatës Shqiptare të Hamiltonit, e cila para një viti ka inauguruar qendrën e vet komunitare ndër të parat në Kanada. Sa mendoni është i organizuar komuniteti shqiptar në Kanada?

Po, jam pjesë e Shoqatës së Shqiptarëve të Hamiltonit që nga fillimi i punës sime në Shkollën Shqipe aty nga viti 2013, dhe jam shumë e lumtur që kam mundur të ndihmoj pak për komunitetin tonë tashmë për dy mandate. Duke e ndjerë mungesën e atdheut, ndihma për të mbajtur komunitetin tonë të bashkuar dhe të fortë ndihmon besoj për secilin nga ne që mos të ndihemi bosh, por të ndihemi më afër atdheut, kulturës dhe gjuhës sonë.
Shoqata shqiptare është mirë e organizuar sipas mendimit tim, për secilin aktivitet qe e fillon e përfundon me nder dhe plot vullnet, kur dihet që secili aktivist bënë punë vullnetare në kryesi, poashtu mos t’i harrojmë të gjithë familjet që përbejnë këtë komunitet ndihmojnë në mënyra të veta dhe të ndryshme që të bëjnë shtepinë tonë të komunitetit sa më të fortë. Tashmë shoqata ka blerë edhe objektin e vet që ne e quajmë me të drejtë Shtëpia Shqiptare, ku disa aktivitete kulturore të shoqatës kemi filluar t’i zhvillojmë pikërisht në ambientin tonë shqiptar dhe poashtu shpresojmë që shpejt do të fillojmë me disa orë shtesë të gjuhës shqipe. Për t’u përgjigjur pjesës së fundit të pyetjes suaj, mund të them se sukseset që kanë treguar shqiptarët e Kanadasë në dekadën e fundit janë të lidhura pikërisht me rolin e mire të shoqatave shqiptare, ku bën pjesë edhe kjo e jona.

 Sa e njohin fëmijët e Diasporës sonë gjuhën shqipe? Çfarë mund të bëjmë në vetëdijësimin e komunitetit për t’i dërguar fëmijet në shkollë?

Ka nga ata që vinë në klasë me gjuhë shumë të përparuar se të tjerët dhe ka edhe nga ata që kanë nevojë për më shumë ndihmë për të arritur bazat fillestare të gjuhës. Me rëndësi është se ata kur fillojnë dhe duan të mësojnë arrijine shumë shpejtë nivelin e duhur të njohjes së gjuhës  dhe shihet çdo të shtunë se e bejnë punën në klasë me shumë dëshirë dhe kënaqen me të arriturat e tyre. Motivimi në mënyra të ndryshme nga ne si instruktorë dhe komunikimi i rezultateve të tyre shton dukshëm inetersimin në mësim të gjuhës sonë. Poashtu jemi gjithmonë të hapur për ndihmë nga prindërit dhe nga vetë fëmijët nëse ata mendojnë se duhet shtuar dhe ndryshuar diçka rreth mësimit dhe metodave mësimore. Vlen të theksohet se ne kemi metoda që përdorim në klasë që ndihmojnë në zhvillimin e procesit mësimor për të gjitha nivelet e njohjes së gjuhës shqipe dhe kështu arrijmë një përfundim të suksesshëm. Duke thirrur për tubime të prindërve dhe duke diskutuar për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe vlerave tona kombëtare mendoj se ndihmon në vetëdijësimin e komunitetit tonë këtu në rrethinën e Hamiltonit kur dihet se është një grup i madh i familjeve shqiptare. Thirrja përmes portaleve sikur ky i juaji dhe nëpër çdo tubim që mbahet nën udhëheqjen e shoqatës.

Në shtator pritet të hapet shkolla me kushtet e reja. Çfarë ndryshimesh na presin?

Po në shtator do të fillojmë prapë sikur çdo vit tjetër atë e dimë, sepse gjatë qershorit kemi marrë një aplikacion online që duhet të nënshkruash nëse dëshiron të vazhdosh punën me Drejtorinë e Arsimit të Brantfordit dhe Hamiltonit për vitin shkollor në vazhdim. Shkollimi, gjithësesi do të vazhdojë, por për kushtet dhe planet e reja kemi ende kohë për të marrë informacione nga Ministria e Arsimit të Ontarios. Dihet që çdo ditë situata po ndryshon dhe gjatë muajit gusht mendoj që do të kemi informata të reja nga ministria për mënyrat se si do të zhvillohet procesi mësimor me kushtet e krijuara pas paraqitjes së COVID-19. Dihet se në shtator shkolla do të duket plotësisht ndryshe me të gjitha masat e marra  parandaluese të shpërndarjes së virusit, do të ketë informata për fëmijët dhe prindërit vazhdimisht dhe do t’u përmbahemi me plotë përgjegjësi këtyre rekomandimeve në mënyrë që të gjithë te jemi të sigurt dhe të shëndetshëm.

Po, Shkolla Shqipe si do të vazhdojë? A keni informacione ende? 

Informata specifike nuk ka ende, por besojmë se deri në fund të gushtit do të kemi situatën më të qartë. Përderisa ne marrim informacione nga bordi i  shkollës patjetër se do ti informojmë të gjitha familjet për të rejat në vazhdim. Edhe pse në pushim, përmes faqes në Facebook të quajtur Shkolla Shqipe – Mësimi Plotësues – Hess Street School Hamilton jemi munduar të postojmë pak punë për nxënësit dhe prindërit që ata atë punojnë nga shtëpia. Po ashtu gjate “mbylljes” së klasave, kontaktet i kemi mbajtur me prindërit duke ndarë njohuri dhe aktivitete në gjuhen shqipe. Të gjithë po lutemi për ditë më të mira dhe se së shpejti do te jemi prapë bashkë ne klasën  tonë.
Puna ime me fëmijët shqiptarë në Kanada është punë që çdo herë më tërheq veçanërisht duke ditur rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare. Suksesi që shoh tek fëmijët tanë më bënë të punoj edhe më shumë pa asnjë dyshim që nxënësit e mi të kenë suksese në gjuhën shqipe dhe më gjerë. Si prind i dy fëmijëve të  po kësaj shkolle dhe si  mësuese e këtij brezi të ri shqiptarësh e shoh shumë të rëndësishme pjesëmemarrjen në komunitetin shqiptar të fëmijëve tanë, jo vetem të mësojnë dhe mbajnë gjallë gjuhën, por të krijojnë dhe zgjerojnë shoqërinë në komunitetin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 