Kanada/ Piktori shqiptar Zeqirja Rexhepi fiton çmimin e karrierës

E enjte, 28 Mars, 2024

Qendra artistike “Arts Nova Scotia” së bashku me “Creative Nova Scotia” në Halifaks të Kanadasë ka shpallur piktorin shqiptar Zeqirja Rexhepi fitues të çmimit vjetor në kategorinë “Established Artist Recognition Award” për vitin 2021. Piktori Rexhepi u përzgjodh nga një komision i veçantë për përsosmërinë e tij në arritjet artistike, vrullin për të ardhmen dhe njohjen profesionale në Nova Scotia dhe më gjerë. Zeqirja Rexhepi apo siç njihet ndryshe edhe me emrin Zeqa, “vazhdon të qëndrojë mbi një karrierë arti jashtëzakonisht dimensionale. I vendosur, adaptues, empatik dhe transformues janë atribute të përsëritura të viteve të përvojës dhe punës së tij”- thuhet në njoftimin e kësaj qendre artistike.

Zeqirja Rexhepi u lind në vitin 1955 në fshatin Përlepnicë të Gjilanit në Kosovë. Ai ekspozoi gjerësisht pikturat e tij në Kosovë dhe jashtë saj dhe u porosit si muralist për të krijuar murale për disa kisha dhe xhami. Ai është bashkëautor me Demir Behlulin i veprës monumentale në Kishën e Shën Antonit në Binçë të Gjilanit “Martirët e Karadakut 1846 – 48”.
Gjatë luftës në Kosovë më 1999 Rexhepi me familjen e tij u largua nga Kosova, dhe ka qëndruar më shumë se një muaj në kamp refugjatësh në Maqedoni. Familja Rexhepi u bë pjesë e rreth shtatë mijë refugjatëve nga Kosova që shkuan në Kanada me ndihmën e qeverisë kanadeze.

Që nga mbërritja e tij në Kanada, ai nuk i është ndarë asnjë ditë profesionit dhe pasionit të tij të piktures, dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur shumë ekspozita personale dhe grupore, punimet e së cilit e kanë pasuruar skenën artistike jo vetëm në Kanada. Pikturat e tij janë ekspozuar në Galerinë e Arteve të Universitetit Saint Mary, Pier 21, Galeria e Arteve Nova Scotia, Galeria e Muzeut të Aviacionit, Galeria e Arteve e Universitetit Dalhousie, etj. Piktori Rexhepi njihet edhe për bashkëpunimin e tij të frytshëm me Ambasadën e Shqipërisë dhe Kosovës në Ottawa, me Konsulatën e Përgjithshme të Kosovës në Toronto, si dhe me shoqatat e komunitetit shqiptar në gjithandej në Kanada në shumë aktivitete kombëtare e kulturore.
Çmimi në fjalë vlerëson artistët që kanë dalë nga trajnimi dhe zhvillimi i tyre fillestar për t’u bërë artistë të njohur në Nova Scotia dhe më gjerë. Vlera monetare e tij është 5000 dollarë kanadez.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 