Panairi i Librit/ Prezantohet “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX”

E enjte, 25 Prill, 2024

Prezantimi i kolanës në tri vëllime “Historia e shqiptarëve gjatë shek. XX” ishte aktiviteti i parë, që hapi edicionin XXIV të Panairit të Librit në Tiranë. Akademia e Studimeve Albanologjike shprehet se autorët e kësaj vepre e konceptuar në pesë vëllime nga Instituti i Historisë, risollën përvojën e këtyre viteve, përvojë e shoqëruar me skepticizëm në krye të herës, e që ka vazhduar me kërkime intensive në arkiva vendase e të huaja, në burime të pashfrytëzuara më parë, pra një udhëpërshkrim që solli si rezultat këtë vepër të thelluar e unike. “Ishte i nevojshëm ky prezantim, jo vetëm si një nga botimet më të rëndësishme të Institutit të Historisë, por edhe për faktin se dy vëllimet e para kanë mbetur jashtë vëmendjes për shkak të rrethanave që krijoi pandemia, ndërsa vëllimi i tretë ka pak muaj që ka dalë nga shtypi.

Brenda vitit 2021 del në qarkullim vëllimi i katërt që mendohet se prek ndjeshmërinë e opinionit publik ngaqë trajton periudhën historike të shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të ardhur pastaj te vëllimi i pestë, projekt për vitin 2022, që përkon me jubileun e 110-vjetorit të pavarësisë”, shprehet ASA. Vëllimet I, II dhe III përmbledhin periudhat e hershme historike deri në vitin 1939.

Iu paraprin atyre një rikonceptim i nacionalizmit shqiptar nga Dritan Egro, e duke zbritur në kohë ka një rivlerësim të përmasave të spastrimev etnike në Kosovë gjatë dhe pas luftërave ballkanike; rivlerësohet Kongresi i Lushnjës (me arritjet dhe sidomos me kufizimet e tij); rivlerësohen po aq figura historike, grupe e parti politike me mundësitë që japin dokumentet e pashfrytëzuara. Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) shprehet se kjo kolanë krijon mundësinë për të diskutuar për rishkrimin e historisë dhe si përcillet historia në tekstet shkollore, sepse “Historia e shqiptarëve gjatë shek.XX” është një burim bazë për tekstet shkollore. Vëllimi i parë është vlerësuar edhe me çmimin më të lartë vjetor “Çabej” nga Akademia e Shkencave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 