“Xhelozia” e ruajtjes së traditave te shqiptarët e Ukrainës

E enjte, 25 Prill, 2024

Në Jug të Ukrainës ekzistojnë katër fshatra në të cilat akoma sot jetojnë shqiptarët, të vendosur aty që nga shekulli XIX apo më saktë, nga viti 1811. Aleksandër Novik, është studiues nga Rusia që për gati dy dekada merret me studimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare, me theks të veçantë të atyre të Ukrainës.

Këto fshatra ukrainase, ai thotë se i viziton çdo vit bashkë me studentët dhe bashkëpunëtorët e tij, për hulumtime të ndryshme.

Novik i cili ka studiuar në degën e Shqipes në Universitetin e Peterburgut thotë se për të shqipja ishte një gjuhë shumë interesante të cilën e ka mësuar me dëshirë të madhe. Pas mbarimit të Universitetit shtetëror të Peterburgut, ai kreu studimet pasuniversitare të Akademisë së Shkencave të Rusisë, ku kam mbaruar Aspiraturën ashtu siç njihet në Rusi.

Novik tregon se ka gati 20 vite që shkon në fshatrat e shqiptarëve në jug të Ukrainës. “Atje ekzistojnë katër fshatra, që janë themeluar në fillim në shekullit XIX-të, më saktë më 1811. Më parë në Bugjak, në rajonin e Odesës ishte themeluar fshati Karakurt dhe pastaj prej gjysmë shekulli një pjesë e popullsisë së Karakurtit ka ikur, domethënë në rajonin e Detit Azov dhe atje u themeluan tre fshatra Gamfka, Giorgifia dhe Dirnist. Kështu në përgjithësi në Ukrahinë jetojnë afërsisht 5 mijë shqiptarë dhe ata ruajnë gjuhën, kulturën dhe traditat. Çdo vit shkoj në fshat bashkë me studentët dhe kolegët e mi’, thotë Novik.

Ai tregon se ata ruajnë ende gjuhën e tyre. “Nuk jetojnë në trojet shqiptare, për me shumë se 500 vjet, megjithatë ruajnë gjuhën e tyre dhe është fakt shumë interesant. Ata ruajnë vetëdijen e tyre etnike, ata e dinë që janë shqiptarë dhe nuk e mohojnë një gjë të tillë. Ata thonë për vete “nga tantë”, ai është “nga tantë”, do të thotë nga “tontë”. Edhe për gjuhën e tyre ata thonë jo gjuha apo “gluha” shqipe, por thonë “flet si ne”.

Po kështu, ata ruajnë disa tipare në organizimin e shtëpisë. Për shembull ata kanë një shtëpi për të jetuar tërë vitin edhe kanë një kuzhinë ku gatuajnë gjatë verës. Unë isha në disa fshatra arbëreshe në Itali dhe Sicili, dhe kam vërejtur edhe atje fakte të tilla” shpjegon ai.

“Kultura shqiptare më duket shumë e veçantë, sepse i ka traditat e lashta, ka veshje popullore te llojllojshme, ka pjesë të ndryshme të trojeve shqiptare kanë zakonet e tyre, kanë tiparet e tyre me arkitekturën popullore kudo, bile edhe në kuzhinë. Mund të them diçk atë veçantë, këtu në Kosovës për shembull është flija ose lakërori e darkës në Krahinës e Korçës”, thotë Novik.

Sa i takon të përbashkëtave mes të shqiptareve autoktonë dhe atyre në Ukrainë ai thotë se: “Së pari, është gjuha dhe së dyti është vetëdija etnike dhe së treti është mikëpritja. Por ka shumë ngjashmëti edhe në rite, si ato të lindjes dhe të vdekjes”.

Sa i përket leksikut të sferës së mitologjisë ndër shqiptarët e Ukrainës ai thotë se nuk është aq i pasur siç është këtu në Ballkan kuptohet, sepse paraardhësit e shqiptarëve të sotëm të Ukrainës kanë ikur nga trojet e shqiptarëve shekuj më parë. Megjithatë shqiptarët e Ukrainës ruajnë shumë personazhe dhe mund të tregojnë shumë legjenda, përralla, gojëdhëna nga sfera e mitologjisë. Dhe në krahasim me leksikun e mitologjisë gjuha e tyre, është e varfër, kurse nga pikëpamja e përmbajtjës së sferës së mitologjisë nuk është më e varfër, ndoshta është më e pasur sepse në skajet ku jetojnë shqiptarët traditat ruhen më mirë, më fort, sepse nuk jetojnë në mesin e shqiptarëve, etnisë së vet, por jetojnë në mes të etnive të ndryshme, prandaj dhe e ruajnë më shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 