Gjermani/ Shkolla shqipe “Fan Noli” pajiset me tekstet mësimore nga QBD

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Shkolla e gjuhës shqipe “Fan Noli” në Hamburg të Gjermanisë është pajisur me tekstet mësimore në gjuhën shqipe. Shkolla e gjuhës shqipe “Fan Noli” falënderon Qendrën e Botimeve për Diasporën për mbërritjen e teksteve didaktike për mësimdhënien e gjuhës shqipe, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të dhënë bashkë me ambasadat shqiptare të Shqipërisë dhe Kosovës.
Shkolla i tërhoqi librat pranë Ambasadës Shqiptare në Berlin. E gjendur pranë shkollës Maretstrasse në Hamburg, shkolla lajmëron se regjistrimet vazhdojnë dhe pas mbylljes së tyre do të bëhet edhe shpërndarja e teksteve për nxënësit.
“Dje patëm nderin dhe kënaqësinë të pranojmë librat e Abetares dhe librat Të mësojmë shqip 1, 2 dhe 3 në Abasadën Shqiptare në Berin.
Këto libra do shërbejnë për mësimin e gjuhës shqipe tek klasat e 1, 2, 3 dhe 4.
I falenderojmë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, atë të Republikës së Kosovës dhe Qendra e Botimeve për Diasporën për përkrahjen e vazhdueshme që na japin dhe që janë të gatshëm të degjojnë kërkesat tona!”, shkruhet në njoftimin në Facebook në Shkollën e gjuhës shqipe “Fan Noli”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.