Itali/12-vjeçari shqiptar në gjendje të rëndë pasi e zuri poshtë porta e hekurit

E premte, 4 Korrik, 2025

Një 12-vjeçar shqiptar ka mbetur i lënduar rëndë në Itali pasi e zuri poshtë porta prej hekuri e shtëpisë. Mediat italiane raportojnë se fëmija ishte duke luajtur në oborr kur ndodhi ngjarja.

Pranë tij ka qenë i ati, i cili po merrej me disa punë. Për arsye që ende janë duke u hetuar, porta, rreth 7 metra e gjatë, ka rënë mbi djalin. Ky i fundit e ka pasur të pamundur për ta lëvizur gjithë atë peshë.

I pari që ka vënë re ngjarjen ka qenë i ati. Ai ka tentuar të ngrejë portën  por edhe për të ka qenë e pamundur.

Është dashur ndërhyrja edhe e disa fqinjëve për ta nxjerrë djalin dhe për ta dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.