Itali-Shqipëri-Kosovë/ Komuna e Ortonës mundëson kursin e ri të gjuhës shqipe

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Në ditën kushtuar integrimit mes popujve Komuna e Ortonës në Itali ka prezantuar projektin e radhës, “Ngritjen e kursit të gjuhës shqipe”, kushtuar të rinjve të brezit të dytë të kombësisë shqiptare dhe kosovare. Një kurs i krijuar nga shoqata “Radici” në bashkëpunim me “Komunën e Ortonës”, i cili do të punojë me tekstet e dërguara falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

“Ky është projekti i radhës”, theksoi kryebashkiaku Leo Castiglione “kushtuar emigrantëve shqipfolës që jetojnë në territorin tonë. Një kurs që synon të rinjtë që janë aq të integruar sa shpesh nuk dinë gjuhën e prindërve të tyre, dhe rrezikojnë  të humbasn një pjesë të trashëgimisë kulturore”. DiasporaShqiptare.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.