Përfaqësues të Kosovës takime me institucionet arsimore në SHBA

E premte, 19 Prill, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit së Kosovës, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja, Edona Maloku Bërdyna, po qëndrojnë për vizitë pune në Iowa të SHBA-së, ku po takohen me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve arsimore.
Ministrja dhe zëvendësministrja fillimisht kanë takuar Gjeneralin Timothy Orr, Këshilltarin për Çështje Ndërqeveritare të Byrosë së Gardës Nacionale në SHBA, njëherësh edhe nismëtarin e Programit të Partnershipit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, të filluar në vitin 2011.
Me këtë rast, ministrja Nagavci ka falënderuar gjeneralin Orr për kontributin e jashtëzakonshëm në krijimin e një marrëdhënieje bashkëpunimi të veçantë ndërmjet dy shteteve mike.
Më pas, në takime të ndara, ministrja Nagavci dhe zëvendësministrja Maloku Bërdyna takuan përfaqësues të Universitetit Shtetëror të Iowa-s dhe përfaqësues të Universitetit Drake, ku diskutuan për potencialet e bashkëpunimit në fushën e arsimit, hulumtimit e inovacionit, përfshirë edhe shkëmbimin akademik e studentor dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale e hulumtuese të mësimdhënësve.
Ministrja dhe zëvendësministrja i informuan përfaqësuesit e këtyre dy universiteteve për prioritetet e Qeverisë në arsim, ndërsa kuptuan nga bashkëbiseduesit për mundësitë që ata ofrojnë në realizimin e bashkëpunimeve.
Takimet me institucionet e arsimit të lartë u pasuan nga një vizitë në shkollën e mesme Johnston, ku ministrja dhe zëvendësministrja u njohën për së afërmi me funksionimin e kësaj shkolle, veçanërisht në ofrimin e mundësive për trajnim e edukim profesional të nxënësve.
Në këtë vizitë, u eksploruan edhe mundësitë e binjakëzimit në nivel shkollash ndërmjet Johnston dhe shkollave në qytetin e Pejës, me të cilin qyteti Johnston është i binjakëzuar në nivel qyteti.
Po ashtu, kanë vizituar edhe Kolegjin Qendror Komunitar të Iowa-s në Fort Dodge, ku kanë diskutuar për ofrimin e një numri bursash të plota studimi për infermierë nga Kosova që mund të mbulohen nga ky kolegj.
Kjo mundësi po shqyrtohet të realizohet me studentët e Universitetit të Gjakovës, si mënyrë e përforcimit të marrëdhënieve ekzistuese binjakëzuese që tanimë kanë të dy këto qytete-Fort Dodge dhe Gjakova.
Bursat do mundësonin qe përveç edukimit në fushën e infermierisë, kandidatët të punojnë edhe një vit shtesë në shtëpinë shëndetësore “Friendship Haven”, e cila ofron shërbime kujdesi për personat e moshuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 