Shkolla Shqipe në Calgary, Alberta përmes një aktiviteti ndryshe ka festuar festën tradicionale “Halloween”. Nxënësit “veshën kostumet e tyre të frikshme apo argëtuese, i prezantuan te mësueset dhe shokët, shijuan qerasjet dhe bënë krijimet me simbolikat tipike të “Halloween’”- thuhet ndër të tjera në postimin e shkollës në rrjetin social Facebook.
Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në këtë qytet kishte paralajmëruar para disa ditësh komunitetin për ngjarjen.
“Lajmërojmë prindërit e Folesë së Shqiponjave që të shtunën e ardhshme data 23 tetor, nëse dëshirojnë fëmijët mund të vijnë me kostum Halloween-i ku dhe do diskutojmë së bashku rreth kësaj feste të çuditshme… Patjetër që nuk do mungojnë qerasjet dhe atmosfera e kësaj feste”- thuhej në ftesë.
Dhe ftesës së shoqatës iu bashkuan dhjetëra nxënës, të cilët iu gëzuan punës së palodhur, përkushtimin dhe dëshirën e Marsela Kola organizatores për të qenë pjesë e komunitetit me këtë nismë kaq fisnike dhe impenjuese!
Fotot Kortezi e “Naturela Photography” – Marsela Kola.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.