Fuqia e mediave për të ushtruar pushtet

E shtunë, 27 Prill, 2024
E shtunë, 27 Prill, 2024

Fuqia e mediave për të ushtruar pushtet

Mediat nuk mund ta pasqyrojnë realitetin. E parë hollë, kjo as nuk është e mundur. Për ne, njerëzit, realiteti është i paarritshëm. Të arritshme janë vetëm aspektet e perceptuara prej nesh. Dhe këto janë të ndryshme për çdo njeri, në varësi të interesave, edukimit, prirjeve dhe vlerave të tij.

Nisur nga ky fakt, mediat në vetvehte kanë arritur të realizojnë përparësi. Ato tashmë prodhojnë realitetin e tyre. Shumë shpesh e bëjnë këtë me ndërgjegje dhe jo pa qëllime politike. Mediat përcjellin jo vetëm politikën që bëjnë të tjerët, por bëjnë edhe vetë politikë, për shembull përmes nxjerrjes së sekreteve. Nganjëherë ato prodhojnë, madje, edhe ngjarje politike, për shembull ndonjë takim sekret. Kur dy – tri gazeta e portale online bien dakord, për pak muaj mund t’i japin imazh një politikani, mund të ngrenë në qiell një politikan dhe të shkatërrojnë një tjetër. Ato, madje, mund të “bëjnë zero”, siç thuhet në zhargon, brenda pak javësh, të njëjtin politikan, të cilin në disa muaj e kishin ngritur në nivelet më të larta të popullaritetit.

Shembull për këtë është rasti i ish Presidentit gjerman Christian Wulff, i cili dha dorëheqjen në shkurt 2012 për shkak të akuzave për korrupsion ngritur nga shtypi bulevardesk që vinte syrin edhe në vrimën e çelësit të shtëpisë së tij. Ai u vu me shpatulla pas muri edhe nga një hordhi gazetarësh, të cilët përveç interesit legjitim dhe të domosdoshëm për të zbardhur rastin nuk mund ta fshihnin epshin për gjueti ndaj personaliteteve. Prokuroria e landit të Saksonisë së Poshtme ngriti padi ndaj tij për përfitime në post. Por Wulff u rehabilitua pas një viti me ndihmën e avokatëve të vet duke u liruar nga akuza. Nga rreth 12.000 faqe të dosjes hetimore në fund u kristalizua vetëm një përfitim në vlerën e 753 eurove dhe 90 sent, që rezultoi si i pamjaftueshëm për të provuar fajin.

Ky rast por dhe shumë të tjerë si ky dëshmojnë më së miri fuqinë e mediave për të ushtruar pushtet. Liria e shtypit në Gjermani garantohet në kushtetutë. Megjithatë ka një sërë shkeljesh dhe zhvillimesh negative edhe këtu. Mediat nuk janë të lira prej influencave politike dhe ekonomike, që kanë pasoja ndaj mënyrës së raportimit. S’është habi që në listën e aktualizuar çdo vit për lirinë e shtypit, Gjermania zë vendin e 12 -të në listën prej 180 vendesh.(Reportere pa kufij)

Po në Shqipëri, si e përdorin mediat pushtetin e tyre?

Viteve të fundit politika ka humbur aftësinë e pranimit të kritikës. Gazetarët perceptohen si armiq të këqinj. E politikanët janë të kënaqur, kur i bëjnë për vete gazetarët, në mënyrë që ata të raportojnë pozitivisht për ta. Madje në Shqipëri, mediat kanë varësi të hapur politike, shkelin balancat dhe standartet profesionale. Në këto kushte, këto lloj mediash përpiqen deri edhe t’i imponojnë një partie të madhe kandidatin për kryeministër apo president ose ministër dhe, po të njëjtin kandidat, pasi të jetë bërë me post, ta kritikojnë ashpër, pa asnjë lloj skrupulli. Shpesh, nuk kanë as nevojë të merren vesh mes tyre. Si organe kontrolli, mediat jo vetëm duhet të denoncojnë të metat, por edhe të bëjnë diçka për t’i detyruar njerëzit, veçanërisht ata që merren me politikë, të veprojnë ndryshe. Por ndodh e kundërta, madje në Shqipëri bie në sy një tjetër fenomen. Përmes mediave shumë politikanë në qeveri apo opozitë bëhen objekt akuzash dhe abuzimesh por në fund të ditës të gjitha çfare thuhen e shkruhen mbesin thjesht flluska sapuni.

Është e kuptueshme se një kryeminister nuk dëshiron të rrethohet nga ministra që, për një kohë të gjatë, janë sulmuar nga shtypi. Kjo, madje, nuk flet kundër mediave. Por një kryeministër që e ka merak shtetin ligjor, ka një rrugë të thjeshtë: përballë çdo akuze publike, një hetim publik. Hetim ndaj akuzës dhe jo akuzuesit! Hetim për të sqaruar opinionin dhe jo për t’i mbyllur gojën akuzuesit.

Mediat që ankohen njëzëri për një reputacion në rënie të parlamentit apo në tërësi të politikës në Shqipëri, nuk janë në asnjë mënyrë të pafajshme. Ajo çka është e mirë për mediat, në shumicën e rasteve s’është aspak e mirë për politikën. Mediat e mbifuqishme mund ta bëjnë, pra, politikën më të vështirë nga sa është. Por ato nuk mund ta pengojnë atë për të bëra gjëra të mira. Sot sundojnë televizionet dhe për deputetët, ministrat apo në përgjithësi për politikanët në Tiranë ka më shumë vlerë se si rri kravata dhe kostumi,fustani, si janë krehur flokët, gjestet dhe mimika më shumë sesa argumenti për zgjidhjen e problemeve aktuale në vend që prekin direkt qytetarët. Kush nuk ka kontakte me mediat, kush nuk shfaqet në to, nuk egziston pothuajse fare politikisht. Shpërfytyrimi i institucioneve mediatike ka kaluar çdo kufi. Presioni nga lart (politika) dhe babëzia (e mediave) për të shfrytëzuar gjithçka sapo ju jepet mundësia është vetëvrasëse për një vend që aspiron për tu bërë anëtare e BE-së.

Sepse të jetosh me një situate të tillë krijon një tjetër mëkat edhe më të madh ndaj qytetarëve në Shqipëri: Drejtësinë e paralizuar.

Ndaj po të duan, mediat mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij ngërçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 