Intervista/ Përse mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë duhet të jetë sistematik

E enjte, 25 Prill, 2024

Desara Beqari Gjonej është autore e librave mësimorë për fëmijët shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës amtare në Diasporë. Ajo ka një përvojë të gjatë si mësuese dhe punon në këtë profesion në një shkollë fillore shtetërore në Vjenë. Librat që ajo boton kanë një koncept didaktikor modern, dhe janë mbështetur në librat austriakë dhe gjermanë, me të cilët punon prej vitesh. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare”  Desara Beqari Gjonej shprehet se të trashëguarit e gjuhës dhe kulturës duhet bërë sistematikisht, në mënyrë të vazhdueshme dhe të mirëmenduar.

Jeni, ndër të tjera, autore e librave mësimorë për fëmijët shqiptarë, që ndjekin mësimin e gjuhës amtare në Diasporë. Kur lindi dëshira për të botuar tekste në ndihmë të fëmijëve në Diasporë dhe cila është përmbajtja e tyre?

Po, abetarja “Mësojmë me macen Mimi” është botuar në gusht të këtij viti dhe libri mësimor “Ja ku jam!” është botuar në vitin 2020. Të dy këto libra janë miratuar nga Ministria e Arsimit në Austri për përdorim në shkollat austriake dhe gjetkë, ku fëmijët mësojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre të gjuhës amtare në shkollë ose në kurse gjuhe.

Gjithashtu në vitin 2021 është botuar “Eja edhe ti!” –  libri për të rinj dhe të rritur, që duan të mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë të huaj, ose që duan ta rifreskojnë dhe përforcojnë atë. Libri është botuar në Gjermani (Schmetterling-Verlag).

Të gjithë këto libra kanë lindur nga nevoja për të pasur libra cilësorë mësimorë të gjuhës shqipe për fëmijët e mi, si dhe për studentët që mësojnë me mua shqip. Unë kam përvojë të gjatë në fushën e didaktikës për fëmijë, të rinj dhe të rritur, prandaj kur shtëpia botuese austriake për librat shkollorë (E.Weber Verlag) më ofroi këtë bashkëpunim, unë pranova me kënaqësi të punoj në ekip dhe t’i përkushtohemi kësaj pune sa të vështirë, aq të rëndësishme dhe të bukur.

Mendoni se janë të mjaftueshme përpjekjet për të trashëguar gjuhën shqipe tek brezat e rinj? Çfarë duhet bërë më shumë dhe sa ndikim kanë prindërit në këtë proçes?

Vetë fjala “përpjekje” në pyetjen tuaj do të thotë që diçka po bëhet në këtë drejtim, por akoma jo shumë. Edhe unë kështu e mendoj.

Mendoj se disa gjëra janë në rrugën e duhur, si për shembull librat e rinj cilësorë, që përmenda më lart, shkollat e shumta të gjuhës shqipe, që hapen vazhdimisht në mbarë botën nga mësimdhënësit në bashkëpunim me prindërit.

Kemi akoma shumë për të bërë. Të trashëguarit e gjuhës dhe kulturës sonë duhet bërë sistematikisht, në mënyrë të vazhdueshme dhe të mirëmenduar. Një pjesë e mirë e kësaj ndodh natyrisht në rrethin familjar dhe shoqëror të fëmijëve. Mendoj se nuk është mirë t’i lëmë prindërit “vetëm” në këtë rrugë. Mësimdhënësit e formuar profesionalisht luajnë këtu një rol themelor. Gjithashtu nevojitet që ministritë përkatëse të Shqipërisë dhe të Kosovës të bashkëpunojnë më ngusht dhe konkretisht me njëra-tjetrën si dhe me protagonistët kryesorë, që janë fëmijët tanë dhe mësimdhënësit e tyre shqiptarë.

Unë vërej që Ministria e Kosovës për Diasporën është aktive në mbështetje konkrete financiare për shoqatat e shqiptarëve në mbarë botën, në veçanti për pjesën e mësimdhënies për fëmijët e diasporës. Kjo mënyrë mendimi dhe pune është për t’u admiruar dhe për t’u marrë si shembull i mirë.

Sa shkolla shqipe janë në Austri dhe keni ndonjë shifër për numrin e nxënësve që i frekuentojnë?

Në Austri mësimi i gjuhës amtare organizohet dhe finacohet nga Ministria Austriake e Arsimit. Kjo është diçka magjepsëse! Në shkollat ku mësojnë të paktën dymbëdhjetë fëmijë shqiptarë, shteti u dërgon mësuesin ose mësuesen e gjuhës shqipe në shkollë, ose fëmijët mblidhen në grupe dhe krijohen kështu kurse të gjuhës, që mund të ndiqen pasditeve në ambjentet shkollore, pas mësimit.

Nga bisedat e shumta që kam me kolegë të mësimdhënies së gjuhës shqipe, di që kurset e pasditeve nuk frekuentohen nga shumë fëmijë. Ka vende në Evropë, ku mësimi i gjuhës amtare ndiqet nga rreth 40% e fëmijëve shqiptarë ose edhe më pak.

Unë jam e bindur që kjo pjesëmarrje trishtueshmërisht e ulët mund të ndryshojë për mirë, në qoftë se forcohet dhe konkretizohet bashkëpunimi i institucioneve përkatëse shqiptare me mësimdhënësit e gjuhës shqipe në diasporë. Duhet ulur dhe biseduar haptas – çfarë kërkesash dhe nevojash kanë mësimdhënësit dhe sa mund të bëjnë institucionet shqiptare për t’i përmbushur ato?

Aktualisht punoni si mësuese në një shkollë fillore shtetërore në Vjenë?

Po, jam mësuese në një shkollë shtetërore në Vjenë. Unë zhvilloj në klasë të gjitha lëndët e ciklit të ulët dhe i shoqëroj fëmijët nga klasa e parë në të katërtën. Natyrisht është një profesion i vështirë dhe me shumë përgjegjësi, por njëkohësisht – për mua – profesioni më i bukur në botë.

Prej sa vitesh jeni larguar nga vendlindja dhe si ka qenë përshtatja me një vend tjetër?

Vitet fluturojnë dhe kam vendosur të mos i numëroj më. Di që më shumë vite të jetës sime i kam kaluar në Austri, sesa në Shqipëri. Fillimisht, kur arriti kjo fazë, të them të drejtën, u trishtova, por ndërkohë mendoj që jam thjesht një njeri me fat, sepse i kam rrënjët në Shqipëri dhe krahët në Austri. Natyrisht mundohem të marr më të mirat nga të dy vendet dhe t’ua tejçoj ato edhe dy fëmijëve të mi, Leandrës dhe Leonardit.

Unë kam lindur dhe jam rritur në Shkodër. Studimet e larta për Filologji Gjermane dhe Histori Arti, si dhe specializimin për mësimdhënien e gjuhëve të huaja me fokus në gjuhën gjermane i kam kryer në Graz, Austri. Pas një përvoje të gjatë si mësuese e gjuhës gjermane për të rinj dhe të rritur vendosa të punoj me fëmijët e shkollave fillore. Kjo u bë e mundur menjëherë pasi përfundova studimin e degës së Pedagogjisë për shkollat e ciklit të ulët në Vjenë.

Sa i rëndësishëm është integrimi dhe si mund të arrihet ai në një kohë të shkurtër?

Integrimi është një proçes i gjatë dhe i pashmangshëm. Me sa vërej, për ne shqiptarët integrimi nuk është i vështirë, pasi kemi një natyrë të hapur dhe mikpritëse – mendoj se kjo bën që të kemi kontakte dhe miqësi të gjëra me shumë njerëz në vendin e ri ku jetojmë.

Nga përvoja ime di të them që integrimi vjen heshturazi dhe pa rreshtur. Integrimi fillon me gjuhën – sa më mirë që ta përvetësosh gjuhën e vendit të ri ku jeton, aq më shumë thellohesh, edhe në mënyrë të pavetëdijshme, në mentalitetin e tij.  Integrimi vazhdon me të parin dhe të dëgjuarin e asaj që të rrethon – dhe papritur ke ndryshuar stilin e veshjes, mënyrën e të shprehurit, të reagimit, dhe të të ushqyerit, si dhe gjuhën e trupit, etj. etj. gjë që ndoshta vetë nuk e vëren, por që të tjerët ta vënë në dukje, për shembull, kur je në Shqipëri.

Kjo më ndodh vazhdimisht dhe shpesh qesh me veten time – me sa duket gjaku im ndër vena nuk rrjedh veç kuq e zi (si flamuri shqiptar), por edhe kuq e bardh (si flamuri austriak).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 