Qendra e Botimeve për Diasporën boton online falas “Mësojmë Shqip, Niveli A2”

E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021

Qendra e Botimeve për Diasporën boton online falas “Mësojmë Shqip, Niveli A2”. Ky projekt wshtw i bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës të miratuar me vendim të Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën, Nr. 160 Prot., datë 16.04.2020,

“Për miratimin e krijimit të Platformës online për mësimdhënien e gjuhës shqipe në Diasporë”, boton online falas “Mësojmë Shqip, Niveli A2”, tekstin më të ri didaktik për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporën, hartuar nga Prof. Dr. Aljula Jubani, Dr. Adriana Fishta-Bejko, Prof. As. Dr. Linda Mëniku. Ky tekst “Mësojmë Shqip, Niveli A2” i hartuar në harmoni me programin e kurrikulës së përbashkët të miratuar nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, merr parasysh specifikat e nxënësve prej të cilëve do të përdoret dhe vjen në kuadër të “Mëso shqip”, një paketë e dobishme e cilësore didaktike, e cila përmban 8 tekste didaktike ku përfshihen librat e mësuesit dhe materiale të tjera plotësuese.

Materialet letrare të përzgjedhura në këto tekste e ndihmojnë nxënësin të ndërmarrë një rrugëtim letrar nëpër temat e mëdha të botës shqiptare, siç janë ato të vendlindjes e atdheut, të gjuhës amtare, të vetëdijes identitare, të trashëgimisë kulturore e gjuhësore etj.

Një risi në konceptimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Diasporë, kjo në fushën e didaktikës adresuar posaçërisht për nxënësit e Diasporës që synon zhvillimin e kompetencave të tyre shumëgjuhësore dhe ndërkulturore, duke marrë në konsideratë dygjuhësinë dhe domosdoshmërinë e mësimit të gjuhës dhe të kulturës shqiptare si thelb i ruajtjes së identitetit e unit kombëtar.

“Mësojmë Shqip, Niveli A2”, botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, mund ta shkarkoni falas online këtu: https://drive.google.com/file/d/1ZR4YcHa0xKKfVMdi3PPRuuvztyn5ewM_/view

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 