E rëndë/ Me harqe e shigjeta, një person sulmon qytetarët në Norvegji!

E shtunë, 27 Prill, 2024

Një ngjarje sa tronditëse, aq dhe e pazakontë është shënuar mbrëmjen e sotme në një qytezë në periferi të Oslos në Norvegji.

Një person ka qëlluar me shigjeta disa qytetarë ku të paktën 4 prej tyre ndërruan jetë, ndërsa disa të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

Deri më tani nuk dihet numri i saktë i personave që kanë vdekur gjatë këtij sulmi, teksa policia norvegjeze ka bërë të ditur se dy banorë të zonës janë dërguar në spital.

Menjëherë pas këtij krimi, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën perëndimore të qytetit të Oslos në qytezën e Kongsberg.

Sipas mediave të huaja, fillimisht autori është konstatuar teksa ecte rrugëve me një hark dhe shigjetë në dorë.

Më pas ai filloi të qëllonte mbi njerëzit, pa pasur asnjë shkak apo arsye. Disa banorë të zonës njoftuan policinë e cila mbërriti në vendngjarje.

Aktualisht, autoritetet kanë rrethuar qytezën dhe kanë ngritur pika kontrolli nëse autori i dyshuar ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë.

Gazetari shqiptar në Norvegji, Telnis Skuqi në një lidhje direkte për Syri Tv, përcolli detajet më të fundit nga sulmi terrorist në qytetin Kongsberg.

Një person me hark dhe shigjetë sulmoi qytetarët në qendër të qytetit. Skuqi tha se sipas autoriteteve policore norvegjeze, numri i të vdekurve dhe të plagosurve është shumë i madh.

“Janë goditur me hark dhe shigjeta, situata ka qenë mjaft dramatike. Një person i dyshuar për krimin është ndaluar, vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në këtë akt të çuditshëm terrorist. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30. Konfirmimet janë të policisë, ka të vrarë dhe të plagosur. Ka shumë të vdekur dhe shumë të plagosur në këtë ngjarje. Autori i ngjarjes ka vepruar i vetëm”, tha gazetari shqiptar me banim në Norvegji, Telnis Skuqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 