Artisti shqiptar, Sabri Fetahu një ndër themeluesit e artit modern turk

E martë, 16 Prill, 2024

Piktori madh shqiptaro-turk Sabri Fetahu (Berkel) është ndër themeluesit e artit modern turk, i pari post-kubist shqiptar në Stamboll, figurë e shquar pedagogjike-artistike në formimin e talenteve të reja në Akademinë e Arteve të Bukura “Mimar Sinan” të Stambollit, organizator dhe kurator, i pari afreskist dhe mozaicist në Turqi, grafist i përkryer dhe njohës i shkëlqyer i artit tradicional vendas.

* * *

Për Sabri Fetahun si një piktor të madh (Unlu Turk Reassa-Piktor Famos Turk) kisha dëgjuar qysh i vogël. Babai më kish treguar për një shok në Shkup me të cilin shoqërohej, luante dhe shëtiste rrugëve të kalldrëmta të Bit-Pazarit, zvarritej te Ura e Gurit dhe shihnin me kureshtje xhamat me ngjyrë, të thyer copë-copë, në sokakun pranë Sahat-Kullës ku banonte.

”Vizatonim tinës dhe zhgaravisnim muret përreth xhamisë duke hyrë në gjynah. Unë isha më i shkathët, zevzek dhe sherret” – tregonte im atë. “Sapo më kishte vdekur nëna Esma dhe dy motrat, Sanije dhe Myzejen. Me Sabriun shkonim në varrezat e Gazi-Babës. Ai qante, unë jo. Ktheheshim në magazet e miellit, ku futej treni dhe mësonim biçikletën. Pastaj rrafshonim me duar pak miell dhe vizatonim mbi të me gishtat e vegjël. Më duket se unë vizatoja më me lehtësi figura dhe skena lufte”. Erdhi momenti i ndarjes. Abdurrahimi mbetur jetim, bashkë me vëllanë Qemalin, u kthye në Gjakovë, ndërsa Sabriu vazhdoi shkollat në Shkup.

* * *

Sabri Fetahu lindi në Shkup më 1907 në familjen e Hajrullah Fetahut, librari në Shkup, i njohur nga nxënësit kosovarë, që studionin nëpër shkollat turke të këtij qyteti. Familja e gjyshit të tij, Fetahut, kishte ardhur nga Peja dhe banonte në rrethinat e Shkupit, në Jabuçishtë.

Ata kishin çifligjet në Qypërli, Buzallakovë dhe në Shkup dhe merreshin me duhanin. Gjyshja, Zejnepja, deri sa vdiq, në moshën 89 vjeçe, vishej me rroba fshatare shqiptare të krahinës së Pejës dhe fliste shqip, ndërsa turqishten e përdorte çalë. Varri i saj dhe i hajrullahut janë në fshatin Buzallakovë, afër Qypërlisë. I ati vdiq në fshat, aty ku kaloi pleqërinë. Ai nuk shkoi në Turqi, ku të dy djemtë, Sabriu dhe Avniu, kishin filluar jetën në Stamboll.

Edhe nëna, Xhevahirja, kështu bëri ndonëse malli për dy djemtë e dogji dhe e përvëloi pa masë. Ndryshe bëri xhaxhai i tyre, Dauti, që vdiq në vitin 1978 në Izmir te e motra, familja Hava Tanëku.

Në vitin 1927 Sabriu mbaroi shkollën serbo-franceze të Shkupit, ku u shqua për talentin e tij për piktor, prandaj ndjek Akademinë e Arteve të Bukura të Beogradit, duke marrë diplomën në Kursin përgatitor (1927 – 28), për të vazhduar më tutje me bursë shqiptare në Akademinë e Arteve të Bukura të Firences (1929 – 35) në studion e Felice Karenës, Galileo Chinit dhe Celestioni.

“Ka qenë i habitshëm takimi me Sabriun”,- tregonte im atë.

“Pas kaq vitesh takoheshim në një shkollë, në një Akademi, në një kur, në një atelie, me të njëjtët profesorë dhe kolegë, që u bënë artistë të shquar, italianë dhe të huaj, si Ahmed Osman, ish rektor i Akademisë së Kajros etj. Ky ishte takimi i dytë me Sabriun, tashti shokun e dashur dhe të respektuar, që kishte shpërthyer me talentin e tij shkolluar pranë mjeshtrash të shquar. Nga Karena mësuam pikturën me vaj, Galileo Chini na mesoi pikturën monumentale, afreskun dhe mozaikun, ndërsa nga Celestioni Celestini në dy vjetët, deri më 1935 Sabriu mësoi teknikat e grafikës së librit, gdhendjeve në bakër dhe zink, akuafortin dhe akualintën”.

Vitet në shkollë kanë qenë për Sabri Fetahun kohëra pune të vrullshme, studimi skrupuloz të natyrës, modeleve nudo, femër apo mashkull, zbërthyer në laboratorin e artistit, që çmonte vizatimin linear dhe planin e gjerë, njollën grafike në harmoni të plotë me karakterin e figurës në lëvizje. Thekset grafike të tij në prioritetet dhe natyrat e qeta, kompozimet figurale dhe interesimi i jashtëzakonshëm për mjeshtrit e mëdhenj të Rilindjes italiane nga mësoi teknikat e magjishme të pikturës monumentale dhe e bëri artistin shembullor në mes shokëve. Ishte shumë serioz, studionte historinë e arteve dhe vizatonte çdo muze, kishë apo “qoshe” te artit fiorentin. Ai eksperimentonte dhe manifestonte disa shfaqje, që kapërcenin detyrat e shkollës, mënyrën tradicionale të programeve dhe kërkesave. Pedagogët ishin tolerantë dhe nuk pengonin iniciativat vetjake, origjinalitetin, përkundrazi ata përkrahnin formimin e individualiteteteve artistike në atelie. Këto bënë që Sabri Fetahu të dalë nga shkolla i formuar për të përballuar sfidat që e prisnin.

Në vitin 1935 ai kthehet në Turqi dhe në tetor të këtij viti hap ekspozitë në Sallonin e katit të dytë të Galerisë së Arteve të Bukura të Stambollit. Tashmë Sabri Fetahu, pas studimit çoi në Turqi elemente të artit modern të shekullit XX. Vizatimin linear ai e palcon me ndjenjën e volumit konstruktiv, vlerat e traditës-Rilindjes italiane t’i sjellë në kohë përmes një qëndrimi krejt vetjak, me mjete të reja artistike modern e bashkëkohore. Duke u njohur me punimet e para, në ekspozitën e Stambollit si dhe të tjera vepra, piktori i vjetër i Turqisë Qemaliste Arif Dino në revistën “La Turqie Kamaliste” që dilte në Ankara, botuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Zyrës së Shtypit në Ministrinë e Brendshme, pati shkruar, mes të tjerash: ”Qoftë partisan i abstraksionit ose i respektit të formave ky artist, që na sjell mesazhin e një paseisme të re të ndryshme të kubismës dhe di të palcojë në vetëhe të tij të vjetrën dhe të renë, përfaqëson një vlerë plot të ardhme në udhën e përparimit të padyshuar drejt artit në të cilin gjendemi”.

Dino vazhdon më tej: ”Nga GIOTTO-ja Sabri Fetahu asimiloi cilësitë e volumit dhe konstruksionit; nga MASACCIO fitoi frymën e lirisë në art; nga FRA ANGELICO mori pamjet e thella mistike; më në fund nga ANDREA DEL CASTAGNO dhe nga GIRLA NDAIO mësoi teknikën, domethënë të gjitha nuancat e të gjitha vështirësitë e artit të afreskut; për MICHELANGELO-n pat qenë dhe, mbeti për të një burim hyjnor fuqie dhe zotësie të përjetshme, një ideal i pathyer dhe një simbol i bukur i përjetësisë së Artit” (ARIF DINO; ”Përpjekja shqiptare”, Nr.4,5,6 1036-’37).

Sabri Fetahu në fillim caktohet si mësues vizatimi në Ankara dhe Stamboll, ndërsa në vitin 1939, me kërkesën e Leopard Levy caktohet asistent në studion e gravurave të Akademisë së Arteve të Bukura të Stambollit. Këtë vit, si anëtar i Lidhjes së përbashkët të piktorëve dhe skulptorëve të Turqisë, merr pjesë me 16 vepra në Ekspozitën e Parë Shtetërore të Pikturës dhe Skulpturës. Pastaj vazhdon me Ekspozitën e dytë Shtetërore (1940) me 21 punime dhe një vit më vonë, më 25 janar 1941 në ekspozitën e “Grupit D”, hapur në Akademinë e arteve te Stambollit. Më 21 prill-11 maj në Shoqatën Filarmonike të Stambollit hap ekspozitën e dytë personale me 100 vepra (vizatime, gravura, piktura me vaj) për të vazhduar më tej me pjesëmarrje në ekspozitat shtetërore, ato të ”Grupit D”, të tjerat vetjake etj.

Në vitin 1946 Sabri Fetahu merr pjesë në Paris në Ekspozitën e Artit të Vjetër dhe Bashkëkohor turk dhe një vit më vonë shkon përsëri në Paris për t’u specializuar (kërkime dhe studime) në shtypshkronjat ku botohen “libra luksi”. Bën vizita studimi në Angli, Itali dhe Spanjë. Pra, menjëherë pas studimeve bën një jetë shumë aktive krijuese dhe njohëse, kërkuese dhe eksperimentuese. Pas kthimit nga Parisi, i ndikuar nga piktura brilante e mjeshtërve Tashistë (njollistë) realizon peizazhe dhe natyra të qeta me njolla të forta ngjyrash dhe merr pjesë në Ekspozitën e Artit Modern Turk, që hapet në Amsterdam.

Nga viti 1949-’50 artisti Sabri Fetahu (Berkeli) realizon natyra të qeta me një konceptim post-kubist. Nga viti 1949-1974 ai është Profesor në degën e arteve dekorative të Akademisë në Stamboll. Me punimet “Kubat I,II” dhe “Macja” fillon pikturën abstrakte. Ndërsa me punimet “Shitësi i kosit”, “Shitësi i simiteve” dhe “Arkitekt Sinani” (1952), si dhe shumë vepra të Ekspozitës së tretë personale (16 prill-9 maj 1953) çmohen si punime të mirëfillta postkubiste dhe abstrakte gjeometrike. Merr pjesë në Bienalet e Venecias (1956), San Paolos, Tokios, Luganos, etj.

Ndonëse u specializua edhe në lëmin e pikturës monumentale e dekorative, të afreskut dhe mozaikut, shumë vonë, rreth viteve ’60-të provon të marrë përsipër vepra të këtij karakteri. Janë disa mozaikë dhe një kompozim bile me bojëra vaji, jo në teknikën e afreskut, në Pallatin “Xhemal Okçudhu” në Stamboll (1958) si dhe në Pavionin turk në Ekspozitën ndërkombëtare të Brukselit. Aktivizohet në grafikë dhe merr pjesë në ekspozitën “Artet grafike turke” në Vjenë (1960). Në Vjenë ai hap gjithashtu të parën ekspozitë personale jashtë shtetit, me vizatime, incizime origjinale, ngjyra vaji (31tetor-10nëntor 1962).

Sabri Fetahu vazhdon jetën e gjallë artistike. Merr pjesë në ekspozitat e artit turk në Paris, Bruksel, Berlin, Vjenë, Romë, Teheran, Sofje, Shkup, Budapest, San Paolo, Buenos-Aires, etj.

Më 1977 caktohet drejtor i Muzeut të Pikturës dhe Skulpturës në Stamboll. Ai që nga viti 1939 e deri më 1969 ka dhënë mësim në studion e gravurës në Akademinë e Stambollit dhe qysh nga 1969 deri sa doli në pension ka qenë Kryetar i Studiove të Arteve të Aplikuara, ku jepte lëndën e kompozimit (projektimeve themelore). Në vitin 1982 Sabri Fetahu vjen në Shqipëri me disa piktorë të tjerë dhe ekspozitën e përbashkët të pikturës moderne turke, ku ai përfaqësohej me një pikturë tipike kubiste. Mbaj mend, kur u futën në kufi nga Qafa e Thanës, duke udhëtuar maleve, Sabriu nuk fliste, vetëm shikonte me kureshtje peizazhin dhe thoshte i habitur: “Vaj, vaj, Vatan, Vatan!”. Ditët që kaloi në Atdhe kanë qenë mbresëlënëse. Takoi kolegë, bashkëmoshatarë, vizitoi studio dhe muzeume, u njoh me krijimtarinë e artistëve dhe bisedoi me ta përzemërsisht.

Takimi me Abdurrahimin ishte i përmallshëm dhe shumë vëllazëror. “Është e treta herë që takohemi. Në fëmijëri në Shkup, rini në Firencë dhe tani në pleqëri këtu ne Vatan. Inshalla apet“. Qëndruan bashkë ato ditë dhe kujtuan sa shqip e sa turqisht, duke sjellë në retrospektivë momente të ndryshme të jetës, kujtuan të afërm dhe aktivitetet artistike. Sabriu ishte tepër serioz dhe i matur, veshur me kujdes, admironte mbi çdo gjë artin, respektonte tjetrin dhe fliste me shumë politesë. Duke vizituar Galerinë tonë të arteve shprehu habinë për shtratin e çmuar të traditës realiste, qëndroi me admirim përpara autorëve dhe veprave të veçanta. “Muzeu I Skënderbeut është një ide dhe ndërtim ekstraordiner, një botë e madhe, forcë e artit shqiptar, unë besoj se, pas shumë vitesh, kjo vepër do të gjykohet si Rilindje e artit shqiptar. Pikturat janë të mahnitshme”, – pat thënë për të Sabri Fetahu. Në vitin 2000, nga 2-30 mars, në Galerinë AXA OYAI të Stambollit u hap një ekspozitë me 17 vepra të rëndësishme të tij në përkujtim të këtij kolosi të pikturës modern turke, me origjinë shqiptare. Unë qëllova ditën e mbylljes. Organizatorë ishin kolegët e tij pedagogë të Akademisë së Arteve “Mimar Sinani” të Stambollit, të cilët e patën njohur në vitin 1980, kur u hap Ekspozita Shqiptare e Pikturës dhe Skulpturës sonë. Ky ishte një takim pa Sabriun, por me veprën e çmuar të tij, perla të artit- vlerë e padiskutueshme, plot respekt.

* * *

Sabri Fetahu thoshte: “Artisti është një njeri i lirë. Shoqëria e bën artistin të interesohet për çështje të ndryshme, në rrugë të ndryshme. Kjo ndryshon sipas karakterit të çdo artisti. Dikush mbetet në konceptin e pastër estetik. Dikush u drejtohet problemeve sociale. Një tjetër kërkon rrugë të reja, një tjetër ndeshet me të kaluarën, ndërsa një tjetër thur ëndrra për të ardhmen”.

“Po u ngule në një vend do të thotë të ngecësh në art. Arti nuk është një drejtim, ai ka edhe do të ketë me mijëra.”

“Për çdo artist ka një art të bërë më parë dhe një art për t’u bërë në të ardhmen.”

Këto dhe të tjera thënie të tij rrahin aty ku ai kërkonte shpirtin novator të artistit, ecjen përpara përmes përpjekjesh eksperimentuese, natyrshëm dhe rezultat i kulturës, njohjes dhe mjeshtërisë profesionale. Sabri Fetahu e filloi pikturën përmes një vështrimi realist, me vizë të mprehtë dhe të ashpër. “Në portretet e fillimit të tij jepen edhe bebet e syrit, edhe qimet. Tani u ka rruar dhe mjekrën, edhe mustaqet portreteve të tij, u ka nxjerrë rrënjët peizazheve dhe figurave”

Sabri Fetahu kaloi gjatë rrugës së vështirë të artit, në “shpatet e thepisur” të tij, i pajisur me një bagazh të madh artistik e kulturor. Njohu traditat Rilindase, kulturën popullore dhe artizanatin, të gjitha rrymat dhe drejtimet modern, kaligrafinë dhe arabeskat. Ai kaloi nga realizimi në konstruktivizëm, kubizëm, abstraksionizëm gjeometrik, shpërthime të lira jo figurative. “Eksperimentet e para abstrakte në pikturën turke filluan me punimet e Berkelit të vitit 1947. Vepra “Sheshi Taksim”e paraqitur në ekspozitën e fundit të “Grupit D” në konsullatën franceze, në Taksim ishte shembulli i parë, që pasqyronte largimin e piktorit nga natyra, afrimin e tij në botën abstrakte të formave, vijave, ngjyrave”, – ka thënë për të mjeshtri i madh turk NURULLAH BERK. Krenohemi me vlerat e SABRI FETAHUT BERKELIT, shqiptaro-turkut, kolosit të artit modern turk, Buyuk Usta SABRI! Të madhit akademik, ndër të parët mjeshtër me Akademi arti studiuar në perëndim, bashkëkohës, kolegët, shok dhe të afërm me Abdurahim Buzën (1905 Shkup-1986 Tiranë).

Titulli origjinal – SABRI FETAHU (BERKEL) NDËR THEMELUESIT E ARTIT MODERN TURK (1907 Shkup – 1993 Stamboll) – nga Kujtim Buza

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 