Kanada/ Anila Erindi, kandidatja shqiptare në zgjedhjet lokale në Montreal

E shtunë, 20 Prill, 2024

Aktiviste prej kohësh në bashkësinë shqiptare në Kanada, Anila Erindi është emër i njohur tashmë në qytetin e Montrealit, ku në zgjedhjet lokale të 7 nëntorit ajo do të jetë njëra ndër kandidatët në kutitë e votimit.

Anila është nga Tirana, e cila është zhvendosur në Montreal në vitin 1997. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë, dega Hidroteknikë. E diplomuar në nivelin master për Shkencat e Mjedisit në “McGill University” në Montreal.
Në bisedën që e zhvilluam me Anilën për gazetën “Diaspora Shqiptare” ajo rrëfehet: “Kam punuar në kompani të ndryshme dhe në zyrat e bashkisë në projekte të ndryshme, në lidhje infrastrukturat, në lidhje me modifikimin e gjeometrisë së rrugëve, kam marrë pjesë në projekte amenazhimi të parqeve, projekte të sinjalistikës gjatë ndërtimit”.
Duke e ditur se ajo kishte kandiduar edhe më parë, Anila shprehet: “Është e vërtetë, është hera e dytë që garoj për zgjedhjet bashkiake, kësaj here në rolin e këshilltares për bashkinë e qytetit. Për sa i përket kandidaturës, vendosa të shkoj përsëri në garë pasi jam e vendosur që kemi nevojë për ndryshim, dhe sigurisht ndryshim pozitiv dhe të ecim përpara.
Fusha municipale është ajo fushë që ka lidhjet dhe kontaktet humane më të afërta, pra je pranë me qytetarin/ qytetaren dhe i sheh frytet e punës tënde, rezultatet janë të drejtpërdrejta, dhe e sheh kur ndryshon cilësinë e jetës, dhe fiton atë çast moment kënaqësinë”.

Po pse ajo përsëri mbetet pjese e “Project Montreal”? “- Më tërheq shumë programi i partisë Project Montréal me shefen Valerie Plante, ka vision të avancuar, avant-garde. Ka një program për te ardhmen e fëmijëve tanë dhe ndaj vendosa të rikandidoj”- konkludon Anila.

Duke qenë aktive në komunitetin shqiptar, ajo ndjen se ka një mbështetje të konsiderueshme edhe nga shqiptarët e atjeshëm. Kjo shihet edhe në entuziazmin e tyre të shprehur në rrjetet sociale, ku mesazhi dhe fotografitë e saj janë shpërndarë nga dhjetra anëtarë të komunitetit shqiptar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 