Ardi Shtylla, një histori përtej emigracionit

E enjte, 28 Mars, 2024

Ardi është një djalë korçar i cili jeton me familjen e tij prej 23 vitesh në Kanada.

Mbaroi gjimnazin’ ‘Themistokli Gërmenji” me nota maksimale. Zgjodhi të studiojë për inxhinieri elektronike. Ka qenë pjesëmarrës aktiv në lëvizjen studentore të dhjetorit 1990. Ndryshimet dhe reformat politike dhe ato shoqërore në Shqipërinë e viteve’ 90-’98 nuk i japin mundësinë të punësohet në profilin e tij si një njohës i mire i teknologjisë elektronike.

Punësohet vetëm për 2 javë, mësues në shkollën profesionale-mekanike të qytetit, po për shkaqe politike e heqin nga puna. Punon si kamarier për disa vite me radhë dhe në të njëjtën kohë dhe instruktor kompjuterash në një biznes të vogël. Puna e tij e fundit në Shqipëri do të jetë si inxhinier për instalimin e pajisjeve elektronike dhe kompjuterave në Bingon e parë të qytetit të Korçës.

Në vitin 1998, së bashku me Violën, të fejuarën e tij, vendosin të emigrojnë në Kanada. Fillimi do të jetë i  vështirë.

Për tryezë buke do të përdorin valixhen e atyre pak rrobave që kishin marrë me vete. Për shtrat, një dyshek të vogël dhe do të ishin qiraxhinj të një shtëpie bosh. Kështu e nisin jetën e tyre të re, të dy, me pak miq, por me një dashuri që vitet treguan se ajo i rezistoi kohës.

U bë më e forte, më e bukur. E plotë dhe e shëndetshme. Kurorëzim i kësaj dashurie, lumturia që u falin tre fëmijët e tyre të mrekullueshëm, Dorina, Gregori dhe Eva.

Ardi dhe Viola tashmë me rrudha të qarta, tregojnë se përpjekjet e tyre për t’iu përshtatur një jete dhe mentaliteti të ri ishin të gjata, të lodhshme, por së fundmi, të suksesshme. Studiojnë të dy përsëri, duke punuar në të njëjtën kohë, gjithmonë në mbeshtetje të njëri-tjetrit.

Ardi ndryshon karrierë. Diplomohet për ekonomist dhe sot, punon në Universitetin e Torontos….

Duke lexuar për të, gjithkush mund të thotë: ”Deri këtu, asgjë s’është e veçantë, një jetë e thjeshte dhe e zakonshme e një emigranti, si shumë emigrantëve të tjerë shpërndarë në mbarë botën”!

  • Po! Është e vërtetë! Po lexoni profilin e njeriut me një jetë të thjeshtë, por reale…

Është profili i një atdhetari. Si të gjithë ata shqiptarë që kontribuojnë në fusha të ndryshme të jetës, dhe janë të sukseshem, merita e tij qëndron në dashurinë që u ka dhënë fëmijëve të vet për Shqipërinë dhe bukuritë e saj. Është një organizator dhe fotograf perfekt i shumë aktiviteteve që bashkon shqiptarët në Kanada. Armët e tij të fuqishme për tu bërë i dashur në miqësi e shoqëri, janë humori, mençuria dhe drejtësia. 70 km larg shtëpisë i duhej t’i shpinte fëmijët për të mësuar shqip çdo javë. Jo vetëm shqip, po edhe elegancën e valleve shqiptare, që fëmijët të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme që organizon komuniteti shqiptar…..

Nuk është vlerësuar dhe nuk ka marre asnjë çmim nderi nga shoqata dhe organizata, por është vlerësuar me notën ” shkëlqyeshëm”, nga prindërit e tij – Si, biri i kujdesshëm, nga bashkëshortja e tij- Si, dashuri jetë, nga fëmijët e tij – Si, babai model, nga motra e tij, Anila- Si, vëllai që çdo motër do e dëshironte pranë dhe sigurisht nga ne, miqtë e tij -Si, miku që të drejton, të këshillon dhe të gjendet afër me mençurinë dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Atdhetarët nuk janë vetëm të pushkës, penës dhe shkencës. Janë ata njerëz të thjeshte që dinë t’i japin zgjidhje çdo problemi.  Janë djem trima që i duhen komunitetit shqiptar, por më shumë Shqipërisë. Asaj, kanë për t’i munguar !

Të faleminderit që je shoku dhe miku im, Ardi Shtylla!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 