Zvicër/ Hapet një tjetër shkollë e re shqipe në Zyrih

E martë, 1 Korrik, 2025

“Shkolla Shqipe” në Zvicër, me mbështetje të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bern, hap edhe një pikë tjetër shkollore të mësimit të gjuhës, kulturës e historisë shqiptare në qytezën Seebach, Kanton Zyrih. Mësimi në këtë shkollë zhvillohet çdo të mërkurë nga mësues Ardjan Shaqiri.

Po ashtu, nxënësve të kësaj shkolle të re u janë dhuruar dhe tekstet shkollore të botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe të dërguara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë në përfaqësi.

Ambasada e RSH-së, u bën thirrje të vazhdueshme gjithë prindërve dhe fëmijëve në moshë shkollore të bashkohen në këtë përpjekje për të ruajtur e promovuar gjuhën, kulturën, traditat e historinë Atdhetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.