Itali/ Rifillon sot mësimi në shkollën shqipe “Mësonjëtorja” në Brescia

E martë, 1 Korrik, 2025

Shkolla e gjuhës shqipe “Mësonjëtorja” në Brescia njofton fillimin e vitit shkollor 2021-2022. Nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur një program të shkurtër artistik me rastin e ditës së parë të mësimit.
Të pranishëm ishin mësueset që do të japin mësim për vitin mësimor në vazhdim: znj. Elisabeta Zyka, znj. Silvana Tika, znj. Leta Sulmina, znj. Enkeleda Pecuni, Presidenti i Shoqatës “Komuniteti Shqiptar në Itali” Z. Ahmet Bendo dhe zëvendëspresidenti z. Kostandin Lloji.

“Dëshiroj të them se në këtë vit të ri shkollor, përveç nxënësve të vitit të kaluar, shkollës shqipe “Mësonjëtoria” në Breshia ju shtuan edhe 10 fëmijë që e frekuentojnë për herë të parë këtë shkollë. Vazhdojnë regjistrimet për mësimin e gjuhës shqipe në shkollën “Mësonjëtorja”. Kjo shkollë, e krijuar në vitin 2019, i përgjigjet kërkesës së fëmijëve të lindur e të rritur në Itali për të mësuar gjuhën shqipe”, shprehet z. Bendo në fjalën e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.