Një tjetër klasë e mësimit të gjuhë shqipe ka çelur dyert për fëmijët shqiptar në Zvicër. Pas disa javëve punë dhe angazhim ditën e hënë, me 27 shtator 2021 “Shkolla Shqipe” hapi dyert për fëmijët shqiptarë edhe në Sion (Sitten) të Kantonit të Valisit.
“Për këtë arritje një meritë e veçantë i takon edhe veprimtarit të çështjes kombëtare z. Ukë Shala, i cili ishte ndër më të lumturit që nipat dhe mbesat e tij, tani edhe në Sionin e largët do të mësojnë në gjuhën amtare” shprehen organizatorët.
Dhe me të drejtë u konstatua në këtë mbrëmje se “Gjuha ruhet aty ku shkruhet” dhe në të ardhmen është më se nevojshme hapja e jo vetëm një pike shkollore por e disa pikave shkollore në gjuhën shqipe sepse numri i fëmijëve shqiptarë është i madh dhe nevoja për ta mësuar gjuhën amtare është më se e domosdoshme.
Tani Shkolla shqipe në Zvicër është një realitet. Pas një pune dy vjeçare, kryesisht nën kushtete vëshira të krijuara nga pandemia ajo vazhdon rrugëtimin e saj kudo ku ka shqiptarë, duke iu bërë thirrje prindërve shqiptarë që t`i dërgojnë fëmijët e tyre në klasat e sapo hapura, jo vetëm në Kantonin e Cyrihut, Bernës, St. Gallenit, Baselit, Zug-it, Waadt, Thurgau-t, Grabünden-it, Luzern-it, Solothurn-it, Schaffhausen-it, Apenzell-it, por kudo në Zvicër. Me qëllimin e vetëm që të ketë sa më sumë fëmijë në orët mësimore të gjuhës shqipe e të mos humbasin rrënjjët, kultura dhe tradiat shqiptare.
Janë me dhjetra shkolla të hapura në mbarë Zvicrën dhe mbi 50 shkolla të reja të cilët janë në hapje e sipër dëshmojnë një përkushtim të veçantë të kësaj shkolle jo vetëm në organizimin e saj por edhe në qasjen e këtij problemi shumë të rëndësishëm për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, kudo ku jetojnë ata. Gjatë këtyre dy viteve dhe pse nën presionin e kushteve të pandemisë kjo shkollë arriti rezultate të dukshme falë punës së Këshillit pedagogjik nën drejtim e mësuesit Dr. Vaxhid Sejdiu.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.