Zvicër/ Pas disa vitesh rinis mësimi i gjuhës shqipe në kantonin Ticino

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Pas një ndërprerjeje disavjeçare, ka rinisur dje mësimi plotësues në gjuhën shqipe në kantonin Ticino, në qytetin Bellinzona, Zvicër. Kjo u bë e mundur falë angazhimit të nënave shqiptare, të udhëhequra nga zonja Lindita Osmani (kryetare e shoqatës “Swiss Albanian Women” për kantonin Ticino) e cila ishte edhe vetë nxënëse e shkollës shqipe në të kaluarën.

Në ceremoninë e rihapjes së shkollës shqipe zonja Osmani falënderoi nënat shqiptare për përkrahjen e dhënë për hapjen e shkollës shqipe. U rikujtuan edhe mësuesit dhe aktivistët të cilët e mbajtën gjallë shkollën shqipe në të kaluarën, siç ishin Nexhat Ibrahimi, Hazbi Gubetini, Mustafë Kryeziu etj., kurse me një fjalë përshëndetëse të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i LAPSH për Zvicër, Nexhat Maloku, i cili i përgëzoi organizatoret dhe prindërit shqiptarë dhe i uroi fëmijëve suksese në shkollën shqipe.

Pas pjesës festive, mësuesja Melihate Durmishi i ftoi nxënësit për të filluar mësimin.  Prindërit e pranishëm u zotuan për të përkrahur shkollën shqipe dhe për të hapur edhe klasë të tjera të reja në kanton.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.