Gjermani/ Rrugëtimi i suksesshëm në gastronomi i Adnan Bajraktarit

E enjte, 28 Mars, 2024

“Bergisch Gladbach” është një qytezë e vogël  gjermane në kufi me Këlnin që ka rreth 110 mijë banorë në një sipërfaqe prej 83,09 km2 . Këtu numëron ndërtesa pa fund, kisha dhe shkolla të shumta, fabrika dhe parqe të mëdha plot gjelbërim, si dhe restorante mjaft të njohura. Por kjo qytezë nuk mund të kuptohet edhe pa komunitetin shqiptar dhe shkollën shqipe e cila është aktive prej vitit 1996. Fillimisht nxënësit patën fatin të kenë mësuese Sofie Domnica dhë Etleva Perch, ndërsa prej vitit 2011 mesuese Mimoza Lekën. Nxënësit falë dëshirës dhe talentit kanë prezantuar edhe para publikut gjerman mjaft programe të pasura me valle tipike shqiptare dhe kostumet të ndryshme kombëtare. Mes nxënësve që mësojnë shqip në këtë qytezë janë dhe fëmijët e Adnan Bajraktarit, i njohur tashmë për shkak të Restorantit italian “Metaponto“që ai drejton prej disa vitesh këtu. Dikur ky Restorant kishte pronar italianin Roberto Veccio, i cili e kishte hapur atë qysh në vitin 1981. Rastësisht unë ndodhem në këtë restorant dhe bisedoj me të zotin.

Në vitet ‘90, kur në Kosovë situata ishte mjaft e rëndë, Adnani bashkë më njërin prej dy vëllezërve të tij largohen nga vendlindja e tyre Jashanicë, Komuna e Klinës, për të punuar në Slloveni që të ndihmonin familjen. Ndërkohë vëllai i madh kishte marrë armët për të çliruar Kosovën nga regjimi i Millosheviçit.

Një lajm i hidhur se vëllai ishte vrarë bëri që të dy vëllezërit të ktheheshin menjëherë në Kosovë. Ishte vitit 1998. Por për fat kishte qenë lajm i gabuar. Atëherë ai vendos të vijë në Gjermani, pasi kishte tre daja që jetonin prej shumë vitesh aty. Adnani e gjen veten duke punuar në restorantin e dajës dhe këtu nis edhe rrugëtimi i tij në fushën e gastronomisë. Pikërisht në “Bergisch Gladbach”, edhe pse si i ri ishte i interesuar për shumë gjëra, kuzhina ishte ajo e cila po e tërhiqte më shumë Adnanin. Pas tre vitesh përvojë, ai vendos të kthehet në Kosovën e lirë. Në vitin 2001 ai  hap së pari një lokal të vogël në fshatin e tij, por më pas e gjen veten si kryekuzhinier në një lokal shumë të madh në Prishtinë. Por donte të provonte edhe njëherë Gjermaninë.

Dhe fati e ndihmoi.

“Gastronomia erdhi vetvetiu nga kushtet që mu imponuan gjatë rrugës time në jetë. Zakonisht shqiptarët kur vijnë në kurbet nuk zgjedhin shumë, por shfrytëzojnë mundësitë që ju ofrohen dhe fatin që i vjen. Kjo ka ndodhur edhe me mua“, tregon Adnani.

“Ju jam mirënjohës dajave të mi të cilët ma dhanë këtë shans“, vazhdon ai më tej. Lokali, që ai tashmë drejton bashkë me vëllain e tij të vogël, është rinovuar dhe zgjeruar me një verandë plot dritë e lule ku është vështirë të gjesh vend gjatë verës. Brenda restoranti ka 95 vende, ndërsa në tarracë deri në 45 vende. Adnani me përvojën e tij të gjatë është munduar dhe përpiqet vazhdimisht të ruajë traditën e gatimeve të restorantit duke mos i zhgënjyer klientët e tij të hershëm apo të “tradhëtojë“ menynë tradicionale. Edhe sot ai nuk i ndahet kuzhinës, sepse me dëshirë ai e ruan statusin e një kuzhinieri të “vetë-trajnuar“që ndërlidhet me produkte gjermane dhe me shije tradicionale italiane.

“Punoj me pasion dhe me përgjegjësi, pasi ky restorant ka një emër në “Bergisch Gladbach”, një emër që për 30 vjet ka pasur në krye një tjetër person mjaft të njohur. Nuk dua ti zhgënjej klientët, nuk dua që emri i restorantit të zbehet, përkundrazi. Bashkë me vëllain po mundohemi që të jemi korrekt dhe të ruajmë besimin e mysafirëve që na frekuentojnë, thekson “Nushi“ siç i thonë në këtë qytezë jo vetëm shqiptarët. Por ajo që e bën edhe më të veçantë atë dhe vëllain është edhe mikpritja, pasi çdo klient ata i konsiderojnë si mik shtëpie.

Ndaj vëmendje për këtë restorant dhe Adnanin ka treguar edhe gazeta e qytetit. Ndërkohë Gjermania sa vjen e i bëhet edhe më atraktive Adnanit. Ai tashmë ka krijuar edhe  familjen e tij me Arditën duke qenë edhe prindër të tre fëmijëve. Megjithë angazhimin e tij të përditshëm, Adnani si shumë shqiptarë që vazhdojnë të jetojnë larg Kosovës, lidhjet familjare me prindërit dhe vëllain atje janë shumë intensive. Madje në Restorantin “Metaponto“ ku Adnani punon prej  gati 20 vitesh, mund të gjesh edhe specialitete shqiptare për raste të ndryshme. Ai me krenari ju prezantohet mysafirëve si shqiptar nga Kosova dhe me dëshirë ju flet për historinë dhe traditat e kulturës shqiptare.

Adnani dhe Ardita, por edhe vëllai me të shoqen, kanë shumë kontakte me shqiptarët që jetojnë në këtë qytezë duke qenë të pranishëm edhe në shumë aktivitete kulturore dhe sportive që organizohen aty. “Shqiptarët në “Bergisch Gladbach” janë me fat që kanë pasur mësuesit e gjuhës shqipe këtu prej 20 e ca vitesh, por unë dhe fëmijë e mi patën fatin që në mesin e tyre të kenë një mësuese si Mimoza Leka, e cila ka bërë një punë mjaft të madhe jo vetëm me fëmijët, por edhe me prindërit e fëmijëve dhe me gjithë shqiptarët e tjerë duke krijuar një model të komunitetit shqiptar të Diasporës në Gjermani. Mirëkuptimi, solidariteti dhe mbi të gjitha vullneti i mirë, janë armët e suksesit të këtij komuniteti“, na thotë me krenari Adnani.

Me dëshirën e madhe që kjo traditë e shqiptarëve në këtë qytezë të vazhdojë, largohem nga Restoranti “Metaponto“ me shijen e mirë jo vetëm të kuzhinës speciale nga duart e vëllezërve Bajraktari, por edhe me krenarinë e shqiptarëve të integruar dhe të suksesshëm në “Bergish Gladbach”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 