Shoqata Katolike Shqiptare Nënë Tereza në Adelaide SA ka festuar sot ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.
Aktiviteti i cili u realizua duke respektuar masat e vendosura për parandalimin e pandemisë pati një numër të konsideruar pjesëmarrësish, rreth 200 njerëz me origjinë nga të gjitha trevat shqiptare, banues në Adelaide.
Kremtimet nisën me procesionin me truporen e Shën Terezës, e cila u mbajt nga katër djem të rinj të cilët shoqërohesh nga grupi i valltarëve për të vazhduar me Meshën e shenjtë dhe me pas me aktivitete tjera.
Gjatë këtij aktiviteti përfaqësues të komunitetit i dorëzuan një pllakë bronxi në shenjë respekti, priftit të komunitetit filipinas për kontributin e tij, si dhe mësimin e gjuhës shqipe.
Ditë më parë në kujtim të shenjtores Nënë Tereza janë organizuar tri Mesha më 1 shtator, 2 shtator, dhe 3 shtator ora 7 në Mater Christ.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.