Në Athinë promovohet libri i shkrimtares shqiptare “Shënime për një qytet”

E martë, 1 Korrik, 2025

Në ambientet e Ambasadës të Republikës së Shqipërisë në Athinë u zhvillua promovimi i librit me titull: “Shënime për një qytet”, me autore znj. Evis Cerga.

Shkrimtarja  Evis Cerga, e apasionuar në rrëfimin e historisë së Tiranës dhe personazheve që jetuan e jetojnë në kryeqytetin ka botuar librin “Shënime për një qytet”, me skica letrare që flasin për Tiranën por jo vetëm.

Ky aktivitet mblodhi së bashku miq të fushës së artit dhe kulturës, si shkrimtarë, piktorë, aktorë, por edhe dashamirës. Promotor dhe realizues i aktivitetit ishte Ambasada, në emër të së cilës përshëndeti Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga.

Shënime për një qytet në fakt nuk janë shënime vetëm për Tiranën, është shënime për shumë qytete. Një qytet ka mbetur i papërcaktuar për vet faktin që në vendet që ne shkojmë në qytetet që ne shkojmë të gjitha na sjellin një provojë dhe kjo provojë është unike për secilin nga ne. Unë kam zgjedhur këtë formë të skicave të shkurtra duke pasur parasysh që edhe njerëzit e kanë kohën shumë të shkurtër për të të ndjekur. Vëmendja është e shkurtër dhe preferojnë gjëra të vogla për të mbajtur vëmendjen e përqëndruar” vazhdon ajo më tej.

“Historitë janë të gjitha histori të krijuara por sigurisht një pikënisje e kanë domethënë kjo pikënisje mund të jetë një individ që kalon në rrugë, dikush që të bën përshtypje, mund të jetë një person që nuk e di se do të bëhet personazh por që në kokën time ashtu krijohet. Për mua çdo ecje në qytet është një burim informacioni, cdo rrugë e qytetit është një burim informacioni dhe mund të kthehet në një skicë letrare dhe çdo histori që dikush tregon padashje, histori personale apo histori e dikujt tjetër dhe që mendoj se duhet shpërndarë tek të tjerët unë e kthej në një skicë letrare” shprehej shkrimtarja Evis Cerga.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.