Mbërritën në Shqipëri 121 afganët e parë, akomodohen në Durrës

E martë, 1 Korrik, 2025

Mbërrijnë afganët e parë në Shqipëri. Numri i tyre raportohet të jetë 121, mes tyre edhe shumë fëmijë.
Avioni i nisur nga aeroporti i Kabulit u ul në pistën ushtarake të aeroportit “Nënë Tereza” rreth orës 03:20 të mëngjesit.
Më herët, avioni civil ka bërë një ndalesë në aeroportin e Tbilisit, ku është furnizuar me karburant.
Në momentin e mbërritjes afganët iu nënshtruan skanimit dhe përpunimit të të dhënave personale për më shumë se dy orë. Ata u pritën nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe ambasadorja e SHBA në Shqipëri.
Më pas u dërguan në dy hotele në Durrës dhe në Qytetin Studenti në Tiranë.
Deutsche Welle ndoqi nga afër mbërritjen e grupit të parë që u vendos në Durrës.
Në javët në vijim numri i shtetasve afganë pritet të shkojë në rreth 4 mijë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.