Marbjena Imeraj: “Albania-Italia Solo Andata” e kam shkruar për popullin tim

E enjte, 28 Mars, 2024

Marbjena Imeraj sapo ka përfunduar shfaqjen e fundit të monologut “Shqipëri-Itali, vetëm vajtje” sërish në Romë. Një shfaqje që prej muajsh po korr sukses ne skenat italiane, kjo për arsyen e thjeshtë se protagonistja përcjell te publiku veten e saj, roli është vetë ajo, me dhimbjen e saj, vuajtjet, humbjet, por që nuk e lë kurrë veten në dëshpërim.

E shkruar nga vetë Marbjena vepra përcjell një sërë mesazhesh ku më i fuqishmi është që njeriu të përpiqet që idetë e tij të jenë më të forta se paragjykimi i shoqërisë.

Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” Marbjena rrëfen mbi suksesin e monologut, vështirësitë për të ecur para në profesionin që e ka dashuruar që në vogëli e që në një vend të huaj nuk është e lehtë, dhe dëshirën e saj më të madhe, ta sjellë këtë vepër në Shqipëri.

INTERVISTA

Marbjena sapo keni përfunduar dhe shfaqjen tuaj më të fundit, në Romë, të monologut “Shqipëri- Itali, vetëm vajtje”. Dëshiroj ta nis nga suksesi i kësaj shfaqjeje. Çfarë do të thotë për ty të vësh në skenë jetën tënde, kur personazhi që duhet të interpretosh është vetja jote?

Është gjëja më e vështirë dhe e bukur që kam bërë në jetën time. Tani, mbas kësaj sfide, e ndjej veten më të rritur dhe të plotësuar si asnjëherë.

Një monolog që mbart brenda dhimbjen, vuajtjen, humbjen, përpjekjet për të arritur ëndrrën, sfidat dhe që nuk e lë kurrë veten në dëshpërim. Cili është mesazhi që përcjell Marbjena?

Brenda këtij teksti kam vënë shumë mesazhe por më i forti dhe ai që përcjell gjatë gjithë tekstit është ky: “Përpiqu që idetë që ke për veten të jenë më të forta se paragjykimi i shoqërisë”.

A do e sillni këtë “Marbjenë të monologut” edhe në Shqipëri?

Dëshira është kjo… Këtë teks e kam shkruar duke menduar për Shqipërinë dhe popullin tim. Ajo ditë, do të jetë nga më të bukurat dhe të rëndësishmet të jetës time.

Sipas jush a triumfon e mira mbi të keqen, ëndrra mbi realitetin, dëshira mbi mundësinë? Rrëfimi i vuajtjes dhe vështirësive a na shërben për të ecur para në jetë, sepse është një reflektim që e hasim të gjithë.

Unë mendoj se jeta i ka të dyja anët dhe brenda nesh kemi të mirën dhe të keqen; e gjithë puna është ku vendosim të shikojmë dhe ku përqendrojmë energjitë tona. Kur unë mendoj të mirën kam mbrapa të mirën, kur mendoj të keqen më vjen e keqja.

Mendimet tona krijojnë realitetin që na rrethon. Unë përqendroj të gjitha forcat e mija tek gjërat që dëshiroj pa u ndaluar tek ato që nuk më pëlqejnë. Në këtë mënyrë krijoj jetën time sipas mendimeve dhe dëshirave të mija.

Mbasi kam vënë në skenë këtë tekst jam liruar nga shumë gjëra që më krijonin frikë dhe ankthe të pa nevojshme. Kur e përballon frikën ajo bëhet më e vogël dhe në fund fare, zhduket.

Teatri është dashuria juaj e jetës. Keni shkuar në Itali 19 vjeçe, duke marrë me vete në valixhen tuaj të ëndrrave edhe këtë dashuri. Cili ishte kontakti juaj i parë me teatrin, dhe sa e vështirë ka qenë për ju për të ecur para në një tjetër shtet, ku siç dhe thuhet në monologun tuaj jeni përballur edhe me racizëm e paragjykime.

Kam qenë me fat. Më kanë marrë që në fillim për rolin kryesor… Por kjo ka lindur shumë zili në koleget e mia dhe kanë filluar të flasin keq për mua mbrapa krahëve të mija. Unë kuptoja dhe dija gjithçka por asnjëherë nuk i kam thënë gjë. Jam përqëndruar vetëm në punën time dhe në krijimin e personazhit tim. Në fund të spektaklit i kam përshëndetur me respekt duke e ditur brenda meje se ato po i bënin keq vetëm vetes së tyre. Në vend që të përqëndroja fuqitë në punën e tyre mendoja për mua dhe punën time.

Sot ato nuk ja kanë arritur qëllimit, nuk e ushtrojnë më këtë profesion.

Unë mendoj që rivaliteti është shumë i rëndësishëm për përmirësimin por nuk është rivalitet i shëndetshem kur mendon që të jesh më i mirë se tjetri duhet ta ulësh atë në nivelin tënd. Gjëja më e mençur është të përpiqesh që të bëhesh më i mirë se rivali yt dhe jo ta çosh atë më poshtë se veten tënde, sepse kështu nuk do të përmirësohesh kurrë. / Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  