99 vite nga lindja e Loro Boriçit, futbollistit shqiptar me famë ndërkombëtare

E martë, 1 Korrik, 2025

Loro Boriçi ishte një nga futbollistët më të njohur shqiptarë. Lindi në Shkodër, ku me Vllazninë luajti vitet e para për të provuar më pas Serinë A italiane me ekipin e Lacios.

Aventura italiane nuk zgjati shumë, pasi pas dy vjetësh kthehet përsëri në “fushën” shqiptare. Suksesi më i madh i tij ka qenë Kupa Ballkanit me kombëtaren e Shqipërisë në 1946. Gjatë 20 viteve të karrierës, Boriçi do të luante për Partizanin, Vllazninë dhe Spartakun e Tiranës.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist do fillonte atë të trajnerit. Drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, Spartakun e Tiranës, Partizanin, Lokomotivën e Durrësit e për disa vite edhe kombëtaren e RP të Kinës.

Vendlindja e kujton në stadiumin e saj, ndërsa në këtë foto të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ai është midis nxënësve të tjerë në kolegjin françeskan, në Shkodër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.