Kanada/ Deputetja kanadeze e lidhur ngushtë me Kosovën

E mërkurë, 26 Qershor, 2024

Ambasadori i Kosovës në Kanada z. Adriatik Kryeziu ka pritur në një takim udhëheqësen e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kanada- Kosovë znj. Anita Vandenbeld. “Kënaqësi e veçantë të pres e bashkëbisedoj nga afër me anëtaren e Parlamentit Federal, Sekretaren Parlamentare të Ministrit të Mbrojtjes së Kanadës, njëherazi Kryetare e Grupit të Miqësisë Kanada-Kosovë, shkëlqesinë e saj, Anita Vandenbeld! Shumë falenderues për mundësinë për të ndarë mendime mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, në mënyrë të veccantë për bashkëpunimin ndër- parlamentar, zhvillimet politike në rajon, situatën pandemike dhe jo vetëm.

Kosova përherë mirënjohëse ndaj Kanadasë për miqësinë e treguar dhe mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj”- thuhet në komunikatën e ambasadës publikuar në faqen e saj në Facebook. Në fjalën e tij, ambasadori Kryeziu, ndër të tjera vlerësoi lartë rolin e Kanadasë në dy dekadat e fundit, në ndërtimin e institucioneve, shtet-ndërtimin dhe mbështetjen aktuale të pakursyer të Kanadasë. Edhe në fillim të pandemisë COVID-19, vitin e kaluar ambasadori Kryeziu ka patur një takim virtual me deputeten Vandenbeld, ku u trajtuan temat e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Kanadasë, menaxhimin e pandemisë dhe bashkëpunimin parlamentar Kanada- Kosovë.

Kohë më parë në ambientet e Parlamentit kanadez, Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Grupin e Miqësisë Parlamentare Kanada-Kosovë, organizuan së bashku shfaqjen e filmit dokumentar “Mendoj për Ty” një projekt në qendër të të cilit janë historitë e shumta të dhimbjes së mijëra grave te dhunuara apo keqtrajtuara gjate Luftës së Kosovës, e gjitha nen mbikryjen e kryetares e Grupit të Miqësisë Parlamentare Kosovë-Kanada deputeten znj. Anita Vandenbeld.  Deputetja Vanbdebeld ka vizituar Kosovën disa herë, dhe është e lidhur mjaft me komunitetin shqiptar në kryeytetin kanadez duke marrë pjesë si mysafire e vecantë në aktivitetet e këtij komuniteti. Ajo gjithashtu kujdeset që në seancat e lira të parlamentit kanadez të urojë komunitetin tonë për ditët kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.