Sot ditë zie në Kosovë në nderim të viktimave të aksidentit në Kroaci

E premte, 26 Prill, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpallur ditën e sotme, ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, që humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në Kroaci.

Gjithashtu Osmani ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Ndërkohë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur për në Kroaci për të vizituar shqiptarët e plagosur në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.

NGJARJA E RENDE

Dhjetë persona humbën jetën dhe 44 të tjerë u lënduan nga aksidenti i një autobusi me targa të Kosovës që udhëtonte tranzit në Kroaci.

Gazeta kroate “Jutarnji” tha se aksidenti ndodhi rreth orës 6:20 minuta në Slavonski Brod, rrugën kufitare për në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Autobusi i kompanisë “Deva Tours”, kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë në bord, prej tyre 10 fatkeqësisht kanë humbur jetën – 9 pasagjerë dhe një nga shoferët – ndërsa 44 të tjerë janë dërguar në spitalin e Slavonski Brodit.

Drejtuesi kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut, tha se prej të plagosurve 8 ishin rëndë, ku 4 prej tyre u detyruan t’i nënshtroheshin ndërhyrjeve kirurgjikale.

Në total janë rreth 15 persona të kenë shpëtuar pa probleme ndërsa autoritetet kroate kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Sakaq, për në Kroaci u nis një autobus tjetër për të marrë pasagjerët që fatmirësisht kanë shpëtuar nga aksidenti.

DESHMIA E PASAGJERIT

Një nga pasagjerët e autobusit që u përfshi në aksidentin tragjik të emigrantëve shqiptarë në Kroaci, ka treguar për televizionin kroat “HRT Vijesti” momentet e vështira që ka kaluar.

“Kur diçka shpërtheu në një sekondë, pashë të gjithë ata njerëz, të gjithë livadhin, atje poshtë, atë kanal pranë autostradës. Unë pashë të plagosurit, të vdekurit, pashë gjithçka, pa duar, pashë gjithçka, pashë gjithçka” është shprehur Ramo Gashi, duke përshkruar pamjen e tmerrshme që pa.

Mëngjesin e së dielës një autobus nga Kosova u përfshi në një aksident të rëndë në Kroaci. Mediat kroate raportojnë për 10 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. Dyshimet e para flasin për përgjumje të shoferi si shkak për aksidentin.

HETIMET: DYSHOHET PERGJUMJA E SHOFERIT

Aksidenti që u mori jetën 10 udhëtarëve të Kosovës mëngjesin e sotëm në Kroaci dyshohet të jetë shkaktuar nga përgjumja e shoferit.

Kështu u shpreh për mediat kroate prokurori Slavko Pranjiç pas hetimeve të para të ngjarjes që përveç viktimave la dhe 44 të plagosur.

Pranjiç citohet nga mediat kroate të ketë thënë se shoferi i autobusit ka pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi teksa ishte në timon. Ai është arrestuar aktualisht, por autoritetet thonë se janë duke hetuar më tej për të zbardhur plotësisht arsyet se përse autobusi doli nga rruga.

“Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale […] Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë të gjitha ato me kohë”, ka thënë Pranjiç për median kroate Index.

Autobusi i kompanisë “Deva Tours”, me seli në Prishtinë, ishte rrugës në kthim nga Frankfurti kur mëngjesin e sotëm doli nga rruga pranë kufirit kroato-boshnjak duke shkaktuar një tragjedi të rëndë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 