Nis shitja e Bonove të Diasporës në Kosovë, 20 milionë euro në dispozicion

E premte, 29 Mars, 2024

Nga dita e djeshme (21 korrik) është hapur shitja e Bonove të Diasporës në Kosovë, ku do të emetohen Bono me maturitet 3 dhe 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Bonot e Diasporës janë letra me vlerë të garantuara nga shteti përmes Ligjit mbi Borxhin Publik. Bonot e Diasporës emetohen gjatë periudhës 21 korrik 2021 – 18 gusht 2021.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se nga sot hapet shitja e Bonove të Diasporës, ku do të emetohen Bono me maturitet 3 dhe 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

Me këtë rast, ftohen mërgimtarët që të investojnë përmes Bonove të Diasporës, të cilat mundësojnë që kapitali i tyre të mobilizohet për investime strategjike që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo edhe- Kosovë / Njëzet milionë euro bono thesari për Diasporën

Bonot e Diasporës janë letra me vlerë të garantuara nga shteti përmes Ligjit mbi Borxhin Publik, i cili i jep përparësi kthimit të borxhit ndaj të gjitha shpenzimeve tjera të Qeverisë. Prandaj, investimi në Bonot e Diasporës mund të konsiderohet si investimi më i sigurt në Republikën e Kosovës.

Bonot e Diasporës emetohen gjatë periudhës 21 korrik 2021 – 18 gusht 2021. Shuma minimale për blerje te Bonove është 10,000 euro, kurse shuma maksimale për një person në një bankë është 500,000 euro, ashtu që të sa më shumë persona të investojnë.

Afatizimi (maturimi) 3 vjeçar ka normë interesi 1.20%, ndërsa afatizimi 5 vjeçar ka normë interesi 2.20%. Fitimi nga ky investim është i liruar nga tatimi dhe paguhet çdo 6 muaj deri në përfundim të maturimit.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga bankat komerciale, partnere në emetimin e Bonove të Diasporës: Banka Ekonomike, Banka Kombëtare Tregtare, Banka për Biznes, NLB Banka, ProCredit Bank, apo Raiffeisen Bank.

Për informata më të detajuara lidhur me Bonot e Diasporës mund të referoheni këtu: https://mf.rks-gov.net/desk/inc/media/232CFA78-5C60-417C-AEF7-9A4F3482A659.pdf

Ditë parë, ministri Hekuran Murati kishte deklaruar se bonot do të jenë 3 dhe 5-vjeçare, ku shuma totale do të jetë 20 milionë euro, derisa sipas nevojës, mund të rritet deri në 50 për qind.

“Bono tre vjeçare dhe pesë vjeçare, periudha e shitjes do të jetë prej 21 korrik deri më 18 gusht. Dhe data e emetimit 20 gusht. Bankat komerciale me të cilat do të kemi bashkëpunim janë Raiffeisen Bank, ProCredit Bank, NLB banka, BKT, Banka Ekonomike dhe Banka për Biznes. Shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro në të drejtë të rritjes deri më 50 për qind të shumës së ofruar”, kishte thënë Murati.

Kujtojmë se i njëjti propozim ishte dhënë edhe nga ish-ministri i Financave në Qeverinë Mustafa, Avdullah Hoti.

“Këto letra me vlerë, do të sigurojnë mjete për qëllime specifike, siç janë subvencionet për bujqësi dhe për ndërmarrje të vogla. Përmes kësaj forme, diaspora mund të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe, gjithashtu, përfiton një normë interesi, që është më e lartë krahasuar me normën e interesit nga depozitimi i mjeteve në bankat në vendet ku janë diaspora apo në bankat në Kosovë”, kishte thënë Hoti.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë./ Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 